Arkiv-Opinion

Qeveria teknike dhe sulltanati i “Sali Sulltanit”

Postuar në 22 Mars, 2012 11:47

Si sot 5 vjet, zhvillova një intervistë me ambasadorin Rajerson, të parin amabsador amerikan në Tiranë pas rilidhjes së mardhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në. Intervista nuk kishte të bënte me festën e Sulltan Novruzit – ishte një intervistë me rastin e 15-vjetorit të fitores së parë të PD-së në zgjedhjet parlamentare (http://www.respublica.al/opinion/2011/9/22/rajerson-berisha-e-meriton-pensionin).

Kush është klasë e mesme në Shqipëri? Ku janë?

Postuar në 22 Mars, 2012 02:19

“Kemi krijuar një klasë të mesme”, tha Berisha me mburrje para ca ditësh, dhe është hera e parë, në dijeninë time, që ai e përmend termin “klasë e mesme”, apo “shtresë e mesme”. Duhet të ketë qenë i vetmi leader politik i qendrës së djathtë në Europë që s’e kish zënë n’goje asnjëherë, deri në atë moment, këtë term. Pse vallë? Nuk e di. Të shumtën e herëve nuk jam në gjendje të di pse Berisha thotë një gjë, e jo një gjë tjetër, apo pse e thotë sot, e jo në një kohë tjetër.

Borxhi publik shqiptar dhe kriza greke

Postuar në 21 Mars, 2012 04:15

Problemi i përballimit të borxhit publik është një prej tematikave aktuale me të debatuara, e cila ndryshe nga tematika të karakterit të përgjithshëm politik, ekonomik e social kërkon një përgjigje të menjëhershme brenda një kohe relativisht të shkurtër. Por çfarë nënkuptohet me borxh publik? Borxhi Publik “teorikisht” mund të krahasohet me borxhin privat të një familjeje, veçse diferenca e parë (e shprehur në mënyrë të kuptueshme) midis borxhit të një familjeje dhe atij publik konsiston tek garancia që ofron njëra apo tjetra palë.

Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut …

Postuar në 20 Mars, 2012 02:57

Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:

Hane Tursun, Hane Aleksandër & John

Postuar në 19 Mars, 2012 04:07

Në romanin e tij Kështjella, botuar në vitin e largët 1970, Ismail Kadare ka një personazh qëndror me emër të gjatë, Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Eshtë komandanti i trupave rrethuese osmane që kërkojnë pushtimin e një kështjelle shqiptare. Shumë më shumë se një vepër historike, intepretimet e saj i kanë të gjitha gjasat të shkojnë deri në ekstrem: një vend i rrethuar nga një botë e egër, fati i një individi në një shoqëri gjithmonë e më individuale apo tentativa për të pushtuar majën, pushtetin. Simbolika e kësaj vepre, mund të përkthehet edhe kështu.

Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide...

Postuar në 19 Mars, 2012 03:31

Para nja dy vitesh u ndodha, tok me një koleg timin (s’më kujtohet cili ish), në një debat në televizionin AS. Tok me ne ishin edhe dy politikanë, një i majtë e një i djathtë; më saktë, një i PS-së e një i PD-së (këta më kujtohen, por s’po ua përmend emrin, ngaqë nuk është e drejtë të ilustroj një dukuri tepër të shtrirë politike e mediatike me vetëm dy emra). Këta të fundit e pushtuan skenën në atë rast me protagonizmin e tyre, dhe na lënë në hije ne gazetarëve. Por problemi nuk ish që e rrëmbyen skenën.

A mund të ketë… rimëkëmbje?

Postuar në 18 Mars, 2012 09:20

Ka shenja provokuese për lajme të mira në ekonomi. Në Amerikë, firmat kanë rritur numrin e të punësuarve, ndërsa konsumatorët shpenzojnë më shumë. Recesioni i Eurozonës është më i butë seç pritej. Ristrukturimi i borxhit të Greqisë ka kaluar pa pengesa. Të joshur me shenjat e rimëkëmbjes dhe të lehtësuar me bindjen se fatkeqësia është shmangur, tregjet financiare kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Indeksi i aksioneve globale MSCI është rritur për 9 për qind që nga fillimi i vitit dhe për 20 për qind nga niveli i tij më i ulët në tetorin e kaluar.

22 marsi në shtetin tallavá

Postuar në 18 Mars, 2012 04:31

Shën Oktaviani është një shenjt katolik, që i përkujtohet dita pikërisht më 22 mars. Vdiq duke mbrojtur besimin, i sulmuar nga vandalët. Kristianët ia festojnë ditën me veneracion dhe me përulësi. Ashtu si ndodh me gjërat sublime. Shqiptarët e sotëm, vend ku kanë kaluar shumë misionarë mitikë të fesë, vërtetë i është larguar disi festave fetare, por është mbushur me festat laike. Në njërën syresh që do mbahet pas pak ditësh, kryeministri i tyre, u ka premtuar një festë më të bukur dhe më të madhe, se ato që janë bërë deri më tash.

A jemi ne ndryshe nga të tjerët?

Postuar në 17 Mars, 2012 06:29

Duke pritur radhën për të dërguar një çertifikatë personale për në Ministrinë e Brendshme a ku e di unë se ku dhe ku e di unë se për çfarë arsye kjo çertifikatë e cila është produkt i një institucioni shtetëror, duhet të shkojë për verifikim në një insitucion tjetër, më bëri përshtypje sjellja e një gruaje rreth të 50-ve dhe gjithashtu sjellja e punonjëses së postës.

Libidoja jonë – Përafërsisht Impotencë

Postuar në 17 Mars, 2012 06:25

Le të përmbledhim me pak fjalë disa mijëvjeçarë. Që në zanafillën e tyre njerëzit kanë jetuar në grupe, grupet formuan shoqëritë, shoqëritë u pajisën me pushtet, pushteti u shëndrua në shtet dhe shteti u mbështet ose jetoi nga konsensusi. Konsensusi u formulua në mënyrë të shprehur. Formulimi i shprehur duhet të përtërihej. Kështu përmblidhet në shtatë fjali të shkurtëra ndërtimi i demokracisë bashkëkohore.  Shpjegimet janë të nevojshme për të përkufizuar shtetin i cili kushtëzon demokracinë bashkëkohore dhe konstitucionalizmi që krijon bazat e tij. 1)

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion