Libidoja jonë – Përafërsisht Impotencë

Postuar në 17 Mars, 2012 06:25
Pajtim Mashkulli

Le të përmbledhim me pak fjalë disa mijëvjeçarë. Që në zanafillën e tyre njerëzit kanë jetuar në grupe, grupet formuan shoqëritë, shoqëritë u pajisën me pushtet, pushteti u shëndrua në shtet dhe shteti u mbështet ose jetoi nga konsensusi. Konsensusi u formulua në mënyrë të shprehur. Formulimi i shprehur duhet të përtërihej. Kështu përmblidhet në shtatë fjali të shkurtëra ndërtimi i demokracisë bashkëkohore.  Shpjegimet janë të nevojshme për të përkufizuar shtetin i cili kushtëzon demokracinë bashkëkohore dhe konstitucionalizmi që krijon bazat e tij. 1)

Shteti është një pushtet i institucionalizuar që supozon miratimin nga shtetasit e tij, kjo sipas Oliver Duhamel është jetike për ekzistimin e shtetit. Konsensusi është i deryrueshëm për të krijuar shtetin e ligjshëm. Vetëm ai e bën të mundur vazhdimësinë e Shtetit, cilat do qofshin variantet, pushteti duhet të jetë gjithmonë i miratuar nga të gjithë. 2)

Lidhja teorike mes Shtetit dhe konsensusit nuk është e detyrueshme. Një shtet mund t’ia imponojë forcën popullsisë edhe pa miratimin e saj. Por vetëm shteti i miratuar me konsensus është i ligjshëm. Argumentit filozofik i shtohet një argument tjetët praktik. Talleyrand shprehej kështu:  Vetëm Shteti i miratuar me konsensus e ka jetën e gjatë. Nëse shteti nuk arrin të kënaqi orekset e kombeve qe e perbejnë një bashkësi shtetërore, ai do të jetë gjithnjë objekt kundërshtimi, siç është rasti i kurdëve kundër Irakut, Iranit dhe Turqisë, i Tamilëve në Sri Lanka etj. Kënaqja e orekseve (praktikisht të nevojshme per një jetesë normale të një etniteti) – është i detyrueshëm, ose në të kundërtën ndarja dhe lindja e një shteti të ri, përbejnë një alternativë të pashmangshme. 3)

Maqedonia nuk është një shtet i ndertuar mbi konsensus, por një shtet i krijuar nga kompromisi, dhe i mbajtur gjallë nga kompromise të parealizuara, që tashmë iu ka kaluar afati i bërjes realitet të tyre. E si çdo gjë tjetër e skaduar, edhe e ashtëquajtura marrveshje e Ohrit është teorikisht dhe paktikisht diçka që jodomosdoshmërisht është e pazbatueshme, por po të gëlltitet tani do shkaktoj reaksion dhe të vjella në oragnizëm.

Arsyet sepse marrveshja e Ohrit nuk është zabtuar në tërësi, dhe janë shkelur të gjitha afatet e jetësimit, padyshim janë të klasës politike shqiptare, pa dallim ngjyrimi politik. Edhe para vdekjes formale të asaj marrveshje kam qenë i mendimit se ka qenë një kompromis i dobët dhe i dëmshëm, që nuk reflekton atë se si duhet të jetë rregullimi i çështjes shqiptare në Maqedoni. Fajet e kësaj klase politike bien mbi të gjithë, antarë apo joantarë, simpatizues apo josimpatizues të partive politike, ne jemi bashkëvuajtës por jo bashkëfajtorë. Kjo klasë politike kurrë nuk mund të arrijë synimet e popullit shqiptar, as flamurin e as gjuhen, as respektin, as te drejtat e plota, sepse me vetëdëshirë kanë përcaktuar vijën e kuqe se deri ku mund te veprojnë. Të gjithë të ndershëm apo jo të ndershëm, edhe sikur të duan, nuk do të munden, disa sepse janë të shitur, disa sepse janë të paaftë, disa sepse ju mungon deshira, disa sepse duan të ruajnë pushetin, disa sepse dëshirojne të marrin psuhtete… Duke ia shtuar kësaj edhe mbytjen dhe mosekzistimin e zërit kritik qytetar e intelektual.

Pafund OJQ, që si qëllim kryesor kanë afirmimin dhe shtrirjen, njohjen dhe publicitetin, duke ngatëruar kështu mjetet me qëllimet, duke harruar qëllimet e vërteta dhe duke synuar mjetet për qëllime. Personat struken në qoshen e tyre, frikësohen, pësojnë metamorfozë, ndryshojnë ideale, mendime, qëndrime. Askush nuk kundërshton realitetin, të gjithë janë të larguar skutave, e periferive të mendimit. Impulsi agresiv i urrejtjes i drejtuar ndaj tjetrit dhe të tjerëve, cilët do qofshin këta kolegë, drejtues të politikës, fqinj, vartës, individë që i ka posht vetes në shkallën hierarkike, kalimtarë të thjeshtë në rrugë,etj., nuk njeh as kufi dhe as masë.

“Libidoja” e shqiptarëve të Maqedonisë ka ngelur në gjendje statike fëmijërore. E pastrukturuar dhe e pasocializuar.Parimet janë mbështetur në frazën unë dua. Askush nuk nejh fare fjalinë duhet. A kanë në të vërtetë mundësi, kapacitete intelektuale, dëshirë, forcë njerëzore kombi shqiptar që të marrë në dorë fatet e Maqedonisë? A varet nga ne mbijetesa e këtij shteti?…

Me këtë numër të popullatës shqiptare në Maqedoni, shqiptarët mund te ishin më të fuqishëm, e më dinjitoz, por kush janë arsyet që jemi këta që jemi, dhe kemi këtë forcë që kemi? Padyshim poltitikanët që na përfaqësojnë. Franklin Roosevelt, kur fliste për presidentin famëkeq të Nikaraguas, Anastasio Somoza García, thoshte: “Ai është bastard, por është bastardi ynë”. Në kontekstin te shqipetareve të IRJM-së, kjo mund të thuhet kësisoj: “Këta janë idiotë (sipas termit shkencor), por janë idiotët tanë”. Dhe kjo shoqëri ka probleme. Shumë serioze.

Në politikë ka vetëm dy mëkate: të mos mbrosh asnjë çështje dhe të mos kesh ndjenjën e përgjegjësisë. Duket se ne jemi shoqëria e vetme pa dështime, që kurrë nuk gabojmë, sepse po të ishte e kundërta të paktën do të kishim ndonjë rast, të ndonjë politikiani, i cili do të pranonte hapur dështimin, të çfarëdo lloji apo shkalle që do ishte, dhe do mbante përgjegjësi për mëkatet, sado të vogla që të jenë.

Propozimi im, që jo domozdoshmërisht është utopik ose jo demokratik konsiston në grupimin e partive politike në një koalicion i cili nuk do ketë vetëm një sigël të përbashkët, por një platformë të përbashkët, e cila nuk do jetë si platformat e zakonçme partiake, por një platformë të mbrojtjes së interesit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo nuk do me thënë fuzionim i partive politike, dhe shëndrimi i tyre në një, duke lënë vetëm një alternativ për votuesit shqiptar. Për këtë duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor në Maqedoni, ku do të lejonte që në garë të hynin koalicione të mëdha, që përfshin disa parti, të cilat do të kandidonin me lista të veçanta, duke shamngur kështu pazarllëqet në rënditje të kandidatëve të partive në lista. Kjo do të mundësone që partia që ka më shumë vota në mënyrë proporcionale të merr më shumë deputetë, kundrejt partisë së dytë me më shumë vota brenda koalicionit. Nuk do të cënohej demokracia, vetëm do arrihej që forca e shqiptarëve të rritej si në numër deputetësh, ashtu edhe në marrjen e ministrive më dinjitoze dhe të rëndësishme. Grupimi i votave të shqiptarëve në një shportë, do të bënte që asnjë votë shqiptare të mos humbiste.

Sa i përket strategjisë post zgjedhore, do ishte mirë që i gjithë koalicioni si tërësi të ishte pjesë e qeverisjes, duke ndarë pushtetin në mënyrë proporcionale. Por edhe po ndodhi e kundërta partia në qeveri duhet të veproj në pajtim me platformën e përbashkët koalicionare, duke u rifutur në zgjedhjet e ardhshme përsëri bashke në garë. Por ky propozim hë për hë, është i pamundur, pasi zjarret e konflikteve qe kanë ndezur këto politikanë, akuzave, ndasive, është gati e pamundur ti shuajmë. Klasa politike i ngjan atij zjarrfikësit piroman që zjarri i shkakton kënaqësi dhe përfitim në këtë rast.

Kjo klasë politike ka dy mundësi që të mbijetojë me gjithë këtë pakënaqesi që ka akomuluar në popull. Mundësia e parë është bashkimi i tyre për interesat më të gjëra të popullit, ose mbajtja e përgjegjësisë për veprimet e saja, dhe lënia e stafetës gjeneratave të reja që janë jo vetëm më të pregaditura, kanë një libido më të madhe, më shumë dinjitet, dhe vlera morale, sepse nuk janë një gjenaratë e gatuar në komunizëm.

Në të gjitha republikat ka dy parti: ajo e të mëdhenjve dhe ajo e popullit; dhe të gjitha ligjet në favor të lirisë dhe prosperitetit lindin vetëm nga kundërvënia mes tyre. Kryengritja, revolta, pra e thënë në gjuhë më të thjeshtë janë një detyrë e përhershme dhe jo vetëm në raste të veçanta. Askush nuk bën thirrje të tipit komunist “T’i kthehet pushteti popullit” edhe pse ky është një slogan i bukur dhe një utopi stimuluese. Ta lidhësh pushtetin me qytetarët është një objektiv i cili mbetet ambicioz dhe duket më i ndershmi. Po si mund të arrihet, duke pasur parasysh që komunikimi politik po huazon forma të reja që e transformojnë dhe e kufizojnë pjesmarrjen. Le ta fillojmë duke e rimarrë fjalën.

Të fitosh fjalën dhe të rikrijosh kolegjialitetin midis partive, përbën një objektiv kombëtar të rëndësisë së parë. Të mënjanosh marrëdhëniet autoritare midis kryetarëve dhe vartësve të tyre në njërën anë dhe kryetarëve midis tyre, do ta ndryshonte më shumë mirëqenien e shqiptarëve. Urrejtja nuk vjen vetëm nga lufta për pushtet, por edhe nga mungesa e dashurisë shoqërore nga refuzimi për shkëmbimin e argumenteve. Duhet rimarrë fjalën në pjesën kulmore të politikës, dhe duhet treguar se nuk jemi të pafuqishëm e impotent si komb.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Argumentet e artikullshkruesit rrjedhin njëra pas tjetrës, bindëse, me forcë e ndërgjegje të qartë për gjendjen. Edhe këndvështrimi i mundësisë për çuar komunitetin shtetformues shqiptar në Maqedoni, në caqet e qytetarve të respektueshëm, afërsisht janë të pranueshme. Megjithatë, nuk do ndodhi kështu, për një varg faktorësh:</p><p>&nbsp;- Së pari,&nbsp; se krerët e partive politike shqiptare, kanë vjellë e vjellin kaq shumë vrer ndaj një-tjetrit, çka ka bërë që ata të urrejnë më shumë kundërshtarin politik shqiptar se kundërshtarin racor maqedonas. E shoh pa shpresë një pajtim e mundësinë e një riorganizimi.</p><p>- Së dyti, kultura islamike, me të cilën ata thonë se &quot;janë mbrojtur nga asimilimi sllav&quot;, është rrënjosur thellë e në mënyrë tejet të dëmshme për racën shqiptare. Është e mjaft të thuash e të pranosh se gruaja shqiptare në Maqedoni, nën ndikimin e islamizmit, është një forcë që nuk ekziston. Ajo, thjesht është një skllave seksi në familje, fabrikë fëmijësh dhe punëtore që shfrytëzohet për punë. Dhe një popull që nuk është i aftë të çlirojë gruan nga robëria, është i dënuar të pranojë edhe robërinë sllavoortodokse.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mëse e drejtë zoti Petro nuk kamë se çfari të shtojë më tepër sa më shpejtë ta mësojë këtë kombi Shqipëtarë aqë më shpejtë do përparojë dhe do bashkohet me popujt e europës ku me aqë dëshirë do që të vejë</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>me ka shqetesuar vazhdimisht problematika e shqiptareve te Maqedonise, dhe ajo qe perfundova pasi lexova kete shkrim eshte se perseri shqiptari qenka armiku me i madh i shqiptarit, aq me teper shqiptari politikin i diteve te sotme, shume autodestruktiv jemi ne pergjithesi. Qe kemi ardhur ne kete dore dite qe edhe nje popull pa identitet, dhe me shume komplekse, tua veshtiresoj jeten gati ne apsud kesaj pjese te popullsise. Me dhimbset ajo pjese, pasi paraardhesit e mij vijne nga Manastiri dhe Ohri perkatesisht, dhe ne 1997 kur kam shkuar ne ata dy qytete nuk pas as edhe me te voglen shenje te asaj qe me kishte rrefyer gjyshi dhe babai. Ne Ohrin tim nuk degjova as edhe nje fjale shqipe, dhe qytetaret e rinj te atij qyteti nuk ishin te vetedishem per te kaluaren, dhe desha te flas me kalldermet apo me murret, pasi ata e dinin historine... por, ligj i fizikes, e mbanin brenda britmen. Nese ne shqiptaret deshtojme ne Maqedoni, humbasim shume, nuk e ka fjalen per ndonje gare nacionaliste dhe te panevojshme, po njerezit tane andej, qe thelle thelle, me aq sa kam arritur te observoj jane te sinqerte, te vuajtur, dhe jane shembulli konkret se si eksperimentet fashiste mund te cbejne nje race, dhe ate qe lene, e lene ne mjerim, prane sofres te pangrene, prane dijes te panxene. &nbsp;shteti shqiptar nuk po them ti shpallen lufte shtetit fqin, po te pakten pak me shume vemendje, pasi jane gjaku jone, pjese e jona, qe po e harron kush ka qene, por qe fisnikrine e te qenurit shqiptar e ka thelle ne subkoshience. por nga eksperimentet gati gati fashiste po shenderohet ne ate qe nuk duam ne...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.