Kush është klasë e mesme në Shqipëri? Ku janë?

Postuar në 22 Mars, 2012 02:19
Mustafa Nano

“Kemi krijuar një klasë të mesme”, tha Berisha me mburrje para ca ditësh, dhe është hera e parë, në dijeninë time, që ai e përmend termin “klasë e mesme”, apo “shtresë e mesme”. Duhet të ketë qenë i vetmi leader politik i qendrës së djathtë në Europë që s’e kish zënë n’goje asnjëherë, deri në atë moment, këtë term. Pse vallë? Nuk e di. Të shumtën e herëve nuk jam në gjendje të di pse Berisha thotë një gjë, e jo një gjë tjetër, apo pse e thotë sot, e jo në një kohë tjetër. Por po marr versionin, që statistikat apo statisticienët e vet i kanë thënë se kjo klasë e mesme është rritur në numër e në ndikim. Ajo teorikisht ka ekzistuar gjithnjë (me fjalë të thjeshta është ajo që thoshte Ben Blushi, teksa ishte marrë si shkarazi me këtë argument në fund të një shkrimi të tij mbi të majtën në botë e në Shqipëri: ka një shtresë, e cila nuk është as e pasur, as e varfër; janë të mesmit), por praktikisht ajo ka qenë inekzistente për disa vite me radhë pas vitit 1990 në pikëpamje sasiore e cilësore. Askush nuk mund të fliste për klasë të mesme në vitet 1992, 1993, 1994 etj. Sigurisht, mes masës së madhe të varfër e ca pasunarëve që po krijoheshin në atë xhungël kapitaliste të mungesës së rregullave e të privatizimeve klienteliste, ata që s’ishin as të varfër e as të pasur ishin thjesht ca njerëz që rropateshin gjithë ditën e ditës fillimisht për të fituar bukën e gojës, e më pas për vënë ndonjë lek mënjanë për kohë të vështira, të cilat në fakt erdhën me ’97-n. Këta nuk mund të quheshin të mesëm as sipas përkufizimit, që i kërkon të mesmit në mes (që në thelb është përkufizim weber-ian). Por duhet thënë se sot, njëzet vjet pas përmbysjes së komunizmit, kemi një klasë të mesme.

Po kush është në terma konkretë klasa e mesme? Aspekti ekonomik është një gjë, por nuk mjafton për të përkufizuar një shtresë të tërë. Ne, mjaft të biem dakord, mund ta veçojmë shtresën e mesme mbi bazën e të ardhurave a të fitimit, por me këtë nuk kemi veçuar atë shtresë që në jetën nacionale luan rolin që luan shtresa e mesme, e që rëndom nuk është vetëm rol ekonomik. Klasa e mesme pra nuk është vetëm e thjesht një klasë ekonomike. Ajo është socio-kulturoro-politiko-ekonomike. Klasa e mesme ka vlerat e saj, ka stilin e vet të jetesës, ka një standard të caktuar jetese, ka deri dhe shije e tabiate etiko-morale të njëjta. Të kuptohemi, shtresa e mesme ka shtresime të vetat, ashtu si ka dhe ndërprerje me shtresat e tjera, e në këtë kuptim vlerat, stili, standardi i jetesës, shijet, morali etj., nuk janë kaq idiosinkratike; mund të flitet për vlera, stil, moral e shije që e përkufizojnë, jo me saktësi, por në përgjithësi, këtë shtresë.

Kush bën pjesë pra në shtresën e mesme në Shqipëri? Kam ngasjen për të bërë përjashtimet në fillim. Kudo në botë, gjyqtarët, një pjesë e atyre që janë drejtues në administratën publike, pjesa më e madhe e politikanëve e ministrave, bëjnë pjesë në shtresën e mesme, ndërsa këtu te ne këto kategori i përkasin shtresës së kamur, ose thënë ndryshe, shtresës së lartë. Këta të fundit kanë shtëpi të mëdha, rëndom vila, i çojnë fëmijët nëpër kolegje e universitete të shtrenjta jashtë vendit, kurohen nëpër spitale të shtrenjta private, gjithnjë jashtë vendit, bëjnë pushime në plazhe të shtrenjta e përveç kësaj, kanë dhe apartamente në bregdet, e përgjithësisht bëjnë një jetë që nuk e justifikojnë dot me të ardhurat legale që marrin. Shkurt, është një anomali shqiptare.

Duke hequr mënjanë këtë sërë, mund të flasim rehat-rehat për shtresën e mesme, ku bëjnë pjesë, si kudo tjetër, profesionistë, administratorë, një pjesë e madhe zyrtarësh, gazetarë, pedagogë universitarë, ushtarakë, biznesmenë të mesëm, dhe në fund një pjesë zanatçinjsh, teknikësh e specialistësh me arsim të mesëm që punojnë për hesap të tyre. Fjala vjen, ca hidraulikë, zdrukthëtarë, elektricistë etj, mund të klasifikohen pa frikë në shtresën e mesme, pasi kanë një makinë, fëmijët i çojnë nëpër shkolla private, kanë një apartament të vetin banimi, punojnë shumë nga e hëna në të premten, kanë të punësuar 1-2-3-4-5 të tjerë, fundjavave dalin nga Tirana, pushimet e verës mund t’i bëjnë dhe jashtë Shqipërisë, e dallohen për një tog të përbashkët vlerash, shijesh e qasjesh morale, që mund të thuhet se i përkasin shtresës së mesme: shenjtërojnë punën e familjen, paguajnë taksat, nuk janë besimtarë praktikantë, shohin programet televizive të mbrëmjes, sidomos lajmet, votojnë, por nuk janë fanatikë të ndonjë partie e nuk marrin pjesë në tubimet elektorale, rëndom nuk lexojnë gazeta, nuk arrijnë të kuptojnë homoseksualët, por nuk kanë urrejtje për këta të fundit, nuk janë racistë, por nuk kanë empathi për romët që lypin e që s’kanë një strehë ku të fusin kryet, janë patriotë, por nuk ndjekin rrugëve e shesheve harbimet nacionaliste, fëmijët i edukojnë me disiplinë e me vlera familjare etj., etj. Siç shihet, një pjesë të këtyre qëndrime etiko-morale janë dhe të asaj pjese të intelligentsia-s shqiptare që mund të kategorizohet, për arsye ekonomike, te shtresa e mesme.

Pak më sipër fola për një anomali shqiptare. Por ka dhe një të dytë, dhe kjo është anomali që duhet t’na shqetësojë më shumë. Në ndryshim nga gjetkë, shtresa e mesme në Shqipëri dallohet për një drojë e tërheqje socio-politike. Gjetkë pra, n’daç për forcën sasiore (shtresa e mesme është më e madhja në numër), n’daç për motivimin civil e civik, që i buron prej shqetësimit për të mbrojtur statusin që ka e shanset për t’u ngjitur më lart në hierarkinë sociale, n’daç për një terezí financiare, n’daç dhe për një nevojë për sundimin e ligjit e të rregullit, shtresa e mesme është shumë aktive, e nuk lejon asnjë instancë të pushtetit ta nëpërkëmbë. Këtej nga ne, shtresa e mesme është e përgjumur, e nëse demokracia shqiptare është duke hequr, kjo ndodh edhe për shkak të çmobilizimit e shkrehjes së kësaj shtrese, e cila hëpërhë i kënaqet gjendjes ekonomike që ka, e nuk e vret mendjen për të kërkuar një rol që i takon në shoqërinë shqiptare. Diskutimi mbi klasën e mesme sigurisht që duhet të synojë më së pari e mbi të gjitha konsolidimin e saj si faktor e aktor ekonomik (të mesmit, ngaqë janë shumë e ngaqë janë ‘të mesëm’, janë motori i një ekonomie nacionale), por duhet të synojë edhe vitalizimin civilo-politik të kësaj klase, në mënyrë që t’i jepet mundësia të luajë rolin e vet në ‘sferën publike’ (të Jurgen Habermasit). Ben Blushi ecte kësaj ane, kur e shihte shtresën e mesme në këtë funksion si ‘fren’ (për të parandaluar rreziqet e shoqërisë), por duhet bërë çmos që kjo shtresë të çlirohet nga droja, nga frika, nga kompleksi ndaj pushtetit. Vetëm në këtë rast klasa e mesme do të jetë një klasë njimend e mesme.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ka filluar Muçi të trajtojë tema shumë interesante këto kohët e fundit. I kishte ruajtur si gurë rezervë, apo është më i fokusuar ? Urime.

Submitted by Baku (not verified) on

E lexova me qejf kete artikull e mberrita ne konkluzionin qe autori kerkon “deshperimisht” te shohe nje klase te mesme .

A te behemi pak “realiste”?

Nuk mund te veme Shqiperise etiketa qe nuk kane baza shoqerore e historike .

Shqiperia nuk ka pase kurre klasa e as ndergjegje klase!

Nga kjo pikepamje kemi mbete primitive!

Perkatesite tona jane akoma ato mijevjeçare farefisnore te lidhura me konceptin e dyerve e bajraqeve.

Kjo nuk eshte per faj te negligjences tone e as per prirje drejt mbrapambetjes.

Thjesht organizimi social otoman deri ne 1920 ne shqiperi kishte ,bejlere ,zejtare,tregtare,hoxhallare ,bujq ,shegerta !

Me nje fjale profesioni te jepte pseudo-klasen.

Tentativa e pare me kriju klasa ne shqiperi qe gjate monarkise ….por ashtu si monarkia nuk krijohet badihava as klasat nuk krijohen me dekret.

Ne ato vite sidoqofte u afirmua nje shtrese (jo klase) e larte qe per here te pare mberrinte te fitonte e te jetonte nepermjet punes intelektuale (doktore,avoketen,notere,arkitekta,profesora)

Ishin teper lart per tu quajtur te mesem po te lakmuar per “shijet” e “hapjen mendore” prej Kastes se mbretit qe kryesisht ishin injoranta me vule.

Komunizmi i futi plugun e na beri de jure te gjithe o kooperativiste o klase punetore (ne aleance !)

De facto te vdekun per buke ne nje ane e “bllokmene” ne tjetren.

Te flasesh sot per klasa shoqerore (mendimi im!) eshte pa kuptim se nuk krijohen klasat ne 20 vjet.

Edhe shoqerite kane “evolucionin” e tyre ku 20 vjetet  Saliut jane nje jave!

Mjaftojne per te krijuar pasuri po jo shkapercim ne nje klase shoqerore!

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare jane nje mije  bursiere qe mund te kete cuar Zogu per studime ne Evrope, ne krahasim me qindra mijra njerez te arsimuar gjate komunizmit? Nuk jam nostalgjik i atij regjimi, por ca fakte nuk injorohen dot. Pa investim ne arsim, ta qani klasen e mesme.

Submitted by Baku (not verified) on

Nje mije bursistat e Zogut jane ato qe kane ba qe administrata e pare shqiptare te funksiononte deri ne vitin 1960.(vete Enveri ka qene ne Montpeller me burse te Zogut!)

Te formuarit e pare gjate diktatures komuniste nuk kane pase se si te fillojne ne 1944-shin mbasi nje kurs studimesh ne arkitekture,agronomi e mjekesi zgjat nga 4-6 vjet (plus specializimet!)

Por kurresesi as bursistat e Zogut,as bursistat e Enverit e as karrociaret me shkolle partie nuk mund te quhen "klase e mesme" thjesht per faktin se ishin rogetare( me rroge te caktuar prej shtetit!) e jo profesionista qe fitojne ne baze te pergatitjes apo eksperiences!

Kaq!

shndet e te mira

Submitted by sociologu (not verified) on

Submitted by reformer (not verified) on

Shqiperia vuan akoma normalizimin e shoqerise. Do te thote qe akoma jetojne njerez qe kane kaluar nga nje stad i larte ne nje stad te ulet shoqeror dhe ekonomik dhe luhatja vazhdon. Ne kemi nje klase te mesme provizore. Struktura shoqerore nuk eshte stabilizuar akoma. Me e keqja eshte se te gjithe perfaqsuesit e politikes kane prejardhje nga klasa e mesme, por te gjithe ata tentojne te kalojne ne klasen e pasur dhe sidomos perpiqen te shkaterrojne pikerisht klasen nga rrjedhin dmth klasen  e mesme.

Shumica e tyre pendohen periodikisht per gjynahet e tyre ne mos respektimin e klases se mesme, por kjo nuk sheron asgje. Me teper se sa ekonomia dhe angazhimi politik, do te duhej qe shteti dhe politika te respektonin nje sistem vlerash, sic eshte ndryshe e thene "meritokracia".

Gjithcka ne Shqiperi i ngjan dilemes midis pules dhe vezes. Kush duhet ta beje hapin e pare? Politika ne respektimin e meritokracise apo e ashtuquajtura "klase e mesme" (sipas meje provizore) me nje angazhimin me te thelle politik? Te dyja jane te mundura te ndodhin, por arsyeja kryesore pse behen zgjedhje nje here ne kater vjet nuk eshte qe te ndryhen te ndenjurat qe ulen neper kolltuqe (perkatsisht nga te kuqe ne blu ose anasjelltas), por qe te vije nje klase e re politike , me nje koncept te ri mbi meritokracine.

Submitted by Petro (not verified) on

Në vështrimin pasuror, te shtresa e mesme, pa mëdyshje, së pari duhen parë klanet që ishin pjesë ose afër pushtetit në këto 20 vjet, vëndi ku u kullot prona publike, ku asaj ju shndrrua forma, nga publike në private. Por, pamvarsisht gjëndjes pasurore të kënaqshme të kësaj shtrese, as që bëhet fjalë se do të guxonte ndonjë shoqëri që këta Abdurrahman Krosë, t'i kategorizonte si "të shtresës së mesme". Në botën, ku kapitalizmi, formacioni i vërtetë ekonomiko-shoqëror që formon "të mesmit", është i zhvilluar, në krye të të mesmëve vijnë ushtarakët, të cilët, si shtresë në shoqërinë shqiptare, përbëjnë një tufë të mjerësh ekonomikisht e kulturalisht. Përpos mësuesve, që nuk ja vlen t'i përmendësh, aq të varfër janë. Kryeministri sheh si të mesëm biznesmenët e partisë dhe të krahinës të origjinës së tij.

Kur thua " të mesëm", menjëherë, gjërat që më vijnë ndër mend janë pianot në shtëpitë e tyre, bibliotekat, piktura në vaj, akuarel e grafika që dekorojnë muret e banesave ku jetojnë, mundësisht, ashtu si në gjermani, një nga pjestarët e familjes të koleksionojë pullat e postës, të jetë filatelist apo numizmat; në prag sezonet koncertale, të zënë rradhë për të siguruar bileta për shfaqjet premier në opera, në teatër, në balet, salla që tek ne tërë kohën rrinë të zbrazta, janë akull të ftohta e dalin si rregull me humbje.

Zotërinj! "Të mesmit" që nënkupton kryeministri, me atë kënd vlerësimi të kufizuar që zotëron, para se të vetëfryhen, ju kujtoj se nuk mjafton vetëm pasuria që kanë. Kërkohet parasëgjithash të jesh njeri e familje e kulturuar. Të qënit "shtresë e mesme", është pjesë e cilësive të njeriut të kulturuar, janë tregues të nivelit të qytetarisë.

Faleminderit për vëmëndjen

Submitted by Petro (not verified) on

Baku! Ju falënderoj për vlerësimin, ndërkohë që në opinionet e juaja të shprehura në këtë temë, shoh se ju jeni shumë i qartë në këndvështrimet historike. Kam e ruaj të njëjtin mendim me ju se "të mesmit", ashtu si dhe klasat, nuk i formon dekreti, por lëvizjet e gjata historiko-shoqërore, në vorbullat qindra vjeçare të të cilave shoqëria formon shprehitë e saj, nga mënyra e sjelljes në komunitet e deri në sjelljet me plehrat.

Submitted by Rexha (not verified) on

Mustafa, peremri pyetes "kush" perdoret per njerez dhe jo per sende a "klasa shoqerore". duhet thene "cila eshte klasa e mesme". Qe ta kuptosh me mire, meqenese ti di gjuhe te huaja, provo ta perkthesh ne anglisht me "who" ose ne italisht me "chi" dhe shihe sesi te tingellon. Gjithe ky shkrim interesant dhe e prish me gabime gjuhesore qe nuk i falen as  nje nxenesi filloreje...

Submitted by Rexha (not verified) on

Robert, faleminderit per linkun. Aty duket se ne anglisht mund te thuash "I am middle class". Ne shqipe nuk tha dot "une jam klase e mesme", por mund te thuash "une bej pjese me klasen e mesme". Pertej aspekteve gjuhesore, linku yt zbulon se Muçi nuk ka bere gje tjeter veçse ka pershtatur ne nje shqipe te keqe artikullin anglisht, duke u perpjekur ta aktualizoje e ta kontekstualizoje per shoqerine shqiptare.

Submitted by M (not verified) on

Gjithsesi kritika shume e eger si nje komunist i vertete.

Ciao

Submitted by olti (not verified) on

Problemi i ketij shkrimi eshte se eshte nisur nga nje nga thenjet e rradhes te Doktorit.

Doktori lavderoi shtresen e mesme Shqiptare se ajo perkrah vlerat demokratike dhe nuk bie pre e Aventuriereve (lexo: votojne per mue e jo per Edvnin).

Sic cdo shkrim qe lind nga gjerat delirante qe thote Doktori autori hyn ne nje qorrsokak historik. Doktori thote qe Shqiperia nuk ka njohur krize si vendet e tjere dhe si rrjedhim kemi edhe nje shtrese te mesme mbrojtese te vlerave demokratike.

Ne se Shqiperia eshte ne krize atehere rrjedhimisht si gjithe vendet e tjera shtresa e mesme eshte ne zhdukje dhe veshtire per tu diagnostikuar per vete faktin qe shoqeria eshte polarizuar dhe ata qe zoti Nano i quan shtrese e mesme jane sot te pasur dhe neser te vrafer ose vice versa.

Shtresa e mesme eshte shtylla kurrizore e nje shoqerie qe nuk eshte ne krize. Shoqeria Shqiptare jo vetem qe eshte ne krize por ka edhe nje plage tjeter qe ndihmon ekonomine, Emigracionin e 1 milion e kusur veteve, qe nuk eshte thjesht Brain Drain, por eshte mbi te gjitha nje Skill Drain. Qofsha i gabuar por ndoshta duhet te flasim me shume  per Lumpen Proletariat, Borgjezi Merkantiliste dhe Elita qe per perfitime personale ndihmojne skllaverimin e popullsise ne sherbim te ndermarjeve kapitaliste nderkombetare.

Submitted by Endri (not verified) on

O shoku Mustafa:

1. Para nuk ka njeri ne bote qe mat shtresat nga modeli i jetes qe ato bejne apo sa here dalin pushime apo fluturojne, etj.

2. Klasat jane te ndara ne rang ekonomik dhe pike. Kategoria e pare (shtresa me rroge x- y); Kategoria e dyte (shtresa e mesme me rroge x-y) dhe Kategoria e trete (shtresa e ulet rroge 0-x)

3. Ne vartesi te eklarimit te pasurise + rroges, shteti te vendos ne njeren nga ato klasa, ku ne qofte se bie tek e Para dhe e Mesit - do pagush taksa, ne qofte se bie tek e Kategoria e trete - do marresh ndihme ekonomike nga shteti ne baze te frymeve sipas ligjit.

Pastaj se si njerezit komptromentohen, korruptohen dhe arrijne te rrisin te ardhurat e tyre ilegale, dhe nuk i deklarojne ato - atehere kjo tregon qe shteti nuk funksionon dhe ka evazion fiskal.

Na bone gjith ate shkrim dhe nuk nxorre asgjo. Boll me fantazira dhe fjale te medhaja. Shteti ka ligje, dhe gjith bota te fut ne tre klasa, ku dhe pastaj mbeshtet sistemin taksativ te te ardhurave shteterore. Ne qofte se ti Mustafa Nano ke prova qe dikush apo nje KLASE e tere arrika te evadoje taksat dhe te jete e korruptuar - cojini keto prova ne Prokurori apo nxirri perdite ne Top-Channel, e le ti shikoje populli.

Per te tjerat ste takon ty mer Muç te japish mendje kush eshte klase e mesme apo jo !

Submitted by Fiku Detit (not verified) on

"Ku jane (?)" pyet me kersheri z.Nano. Eureka! Ne rezidencen 'Kodra e Diellit'. Edhe pse Ai e di me mire se une. Atje banojne, jetojne e gezojne 'statusin' deputete, gazetare, gjyqtare, prokurore, bankiere, bisznesmene, emigrante, etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.