Arkiv-Opinion
Turqia e Erdoganit – Një regjim më i pamëshirshëm
Fotografi dhe postera të tij janë të pranishme këto ditë, pothuajse sa edhe ato të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të kombit modern turk.
Rexhep Tajip Erdogan është vënë në krye të peizazhit politik të vendit. I zgjedhur në qershor të kaluar për herë të tretë, që nga 2002, Erdogan vazhdon të rrisë fuqinë, ndërsa votat për të vazhdimisht rriten.
Plumbin ballit
Ç’po na shohin sytë e na dëgjojnë veshët!
Sipas një njoftimi të ResPublica-s, nënkryetari i PLL-së (Lëvizja e Legalitetit) Murat Basha, ithtar i metodave “të forta”, paska deklaruar në një intervistë televizive se:
“Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t’i fusja plumbin ballit.”
Ç’efekt ka patur taksa e sheshtë tek punësimi dhe bizneset?
Berisha ka vite që mburret se taksa e sheshtë 10% i ka ndihmuar bizneset të akumulojnë më shumë fitime dhe t’i riinvestojnë ato, për të hapur kështu më shumë vende pune. Në pamje të parë, kjo mburrje e Berishës e ka një bazë logjike. Në qoftë se shteti u merr bizneseve më pak para në formën e taksave, atyre u mbeten më shumë para për të investuar – pra, për të hapur vende të reja pune. Por në realitetin shqiptar shohim një tjetër tablo.
Kronikë e vetëpromovimit finok të gënjeshtarit Craig Juriseviç
"Blood On My Hands: A Surgeon At War" është libër me kujtime nga lufta e Kosovës i Craig Jurisevic, një kirurg australian me prejardhje sllovene, siç deklarohet dendur ai kur flet për mediat shqiptare. Memoaret e Jurisevicit janë botuar për herë të parë në anglisht nga Wild Dingo Press diku kah mesi i vitit 2010 në Melbourne të Australisë, ndërsa në janar të këtij viti ato janë nxjerrë në shitje nën titullin "Gjak në duart e mia" edhe në shqip nga shtëpia botuese e Prishtinës KOHA.
Imami shqiptar i Leverkusenit, njeriu që drejton integrimin
Pesë herë në ditë falen në xhami kohët e namazit. Ai i mëngjesit kryhet në orën 04:45 dhe ai i mbrëmjes në orën 23:30. Imami Amir Xheladini nuk ka thuajse kurrë një ditë tetëorëshe të zakonshme pune. Për të qenë gjithnjë në xhami, nganjëherë imamit i duhet të bëjë disa herë në ditë rrugën 5 km ndërmjet shtëpisë në Leverkusen- Reindorf dhe xhamisë. Në Leverkusen – Kuppersteg në buzë të autostradës gjendet xhamia Mesxhidi Aksa, një xhami e bardhë, e vetmja xhami shqiptare me kube dhe minare, vendi i punës i imamit 42-vjeçar.
E ardhmja e Francës, një vend në mohim
Udhëto në eurozonë dhe do të frymëzohesh nga furia e zemërimit prej reformave. Plani i shpëtimit të Italisë e ka bërë kryeministrin Mario Monti të deklarojë, edhe pse para kohe, se kriza e euros është drejt fundit. Në Spanjë, qeveria e Mariano Rajoy është fokusuar te tregu i punës dhe shtrëngimi i dorës me buxhetin. Për të gjitha problemet e tyre, grekët e dinë tashmë që harxhimi pa kufi dhe mashtrimi me taksat ka marrë fund. Por një shteti tjetër do t’i duhet të përballet me ndryshimin e rrethanave. Franca është duke hyrë në tri javët finale të fushatës presidenciale.
Gruaja Sot: Atrofi e Qorrsokak
“‘Profesori i gjinekologjisë: Ai e filloi kursin e leksioneve si vijon: Zotërinj, gruaja është një kafshë që urinon një herë në ditë, defekon një herë në javë, menstruon një herë në muaj, lind një herë në vit dhe kopulon sa herë t’i jepet rasti.’ Mendova se ish një fjali e drejtpeshuar për bukuri.”
- W. Somerset Maugham, Blloku i Një Shkrimtari (A Writer’s Notebook, 1949)
E kam rishikuar, jo rishkruar, Emrin e Trëndafilit
E di, profesor, në tridhjetë vjet kushedi sa shumë intervista keni dhënë, por ja që sapo ka dalë ky botim i rishikuar, ju duhet ta keni vënë re...
... që në internet vazhdojnë të flasin për "rishkrimin" e “Emrit të trëndafilit”, edhe pse nuk bëhet fjalë për një rishkrim... Nëse ka njerëz naivë që do ta blejnë duke menduar se kanë në dorë diçka të re, është puna e tyre. Unë ndihem i qetë, se jam përpjekur t’ua them në të gjitha mënyrat.
Epo, nëse termi rishkrim është paksa i tepruar, a mund të flasim për rishikim?
Efektet e mundshme elektorale të taksës progresive
Një lexues i një komentit tim rreth taksës progresive më bënte pyetjen se çfarë efekti elektoral mund të ketë propozimi i PS-së për aplikimin e kësaj takse në Shqipëri. Duke lënë mënjanë efektin që mund të ketë ajo në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare (që përbën një temë më vete për diskutim), po mundohem t’i përgjigjem në këtë analizë vetëm pyetjes së shtruar nga lexuesi i sipërcituar.
Duke normalizuar ….
Një të hëne para pak javësh, një lajm për Sirinë hapej kështu: “Pas një fundjave të qetë me rreth 50 të vrarë, luftimet rinisën sot në mëngjes në lagjen Bab Amr të qytetit Homs.” Nuk ishte ironia e hidhur e tipit “Asgjë të re nga fronti X”; ishte një fjali e parë, thënë natyrshëm e seriozisht, gati me një farë çlirimi që fundjava kish shkuar qetë, që pasohej nga një lajm po aq objektivisht përshkrues dhe jo-ironik. Kur e lexoja, në kokë më binin këmbanat e normalizimit të vdekjes, më të pamëshirshmes vrastareje të jetës.