Lecornu pezullon reformën e pensioneve

Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu ka pezulluar reformën e pensioneve duke krijuar një dritare për mbijetesën e qeverisë së tij.
Socialistët kanë konfirmuar pas këtij vendimi se nuk do të votojnë pro një mocioni të radhës mosbesimi, që janë vënë në lëvizje nga e djathta dhe e majta ekstreme.
Kriza e zgjatur në Francë lidhet me draftbuxhetin 2026, që parashikon ndër të tjera shurtime masive në sektorin publik, ngrirjen e pagesave për sigurimet shoqërore dhe pensionet dhe një taksë të përkohshme të lartë për individët me të ardhura mbi 250 000 euro/vit.
Add new comment