Qeveria teknike dhe sulltanati i “Sali Sulltanit”
Postuar në 22 Mars, 2012 11:47
Eduard Zaloshnja
Si sot 5 vjet, zhvillova një intervistë me ambasadorin Rajerson, të parin amabsador amerikan në Tiranë pas rilidhjes së mardhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në. Intervista nuk kishte të bënte me festën e Sulltan Novruzit – ishte një intervistë me rastin e 15-vjetorit të fitores së parë të PD-së në zgjedhjet parlamentare (http://www.respublica.al/opinion/2011/9/22/rajerson-berisha-e-meriton-pensionin). Në fund të asaj interviste, ambasadori Rajerson i sugjeroi Berishës (para 5 vjetësh) që të dilte në pension. Ai i bërë këtë pyetje vetes në fund të intervistës: “A duhet  z.Berisha të dalë në pension?”  Dhe ja si iu përgjigj: “Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit.  Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së.  Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë.  Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin.  Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele – ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension.  Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri.  Kjo, sepse kështu do të hapej rruga për të tjerë që të marrin përsipër përgjegjësitë.  Unë personalisht mund të konstatoj se jeta në pension s’është fare e keqe!”
Por Berisha nuk e dëgjoi këshillën e ish-mikut të tij. Ai kandidoi për një mandat tjetër në 2009-ën dhe e fitoi ashtu siç e fitoi. Dhe ç’është më e keqja, ai duket se ka ndërmend të rikandidojë e “fitojë” mandate deri sa i Plotfuqishmi ta marrë Atje Lart.
Duke u kthyer tek shembulli i Xhorxh Uashingtonit, atij i atribuohet thënia “Nuk luftova kundër një mbreti, për t`u bërë mbret vetë”. Këto fjalë janë thënë pas këmbënguljes së këshilltarëve të tij që ai të rikandidonte për një mandat të tretë. Në kontekstin shqiptar, fjalët e Ushingtonit na paralajmërojnë për rrezikun e krijimit të një sulltanati të vogël me në krye “Sali Sulltanin” (autorësia e këtij termi i përket Aleancës Kuqezi http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/22/doni-debatin-politik-te-dites-ja ).
Por si mund të parandalohet ky projekt i Berishës, kur ai duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund?
Historia e largët dhe e afërt botërore e shqiptare na tregon se një mënyrë për parandalimin e sultanatit të “Sali Sulltanit” është revolta popullore. Në fakt, kjo ishte mënyra sesi u parandalua një herë ky sulltanat në vitin 1997. Por sot nuk duket se ka mjaftueshëm karburant për një revoltë të re kundër tij dhe, për më tepër, ajo do të përbënte një vonesë tjetër shumë të madhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Brukselit.
Një rrugë tjetër do të ishte një votë masive kundër “Sali Sulltanit”, në një magnitudë të tillë që do ta bënte të pamundur manipulimin e rezultatit në zgjedhjet e 2013-ës. Konkretisht, kjo votë masive do të duhej të ishte e një magnitude të ngjashme me votën plebishitare që solli PD-në në pushtet në vitin 1992. Por historia e zgjedhjeve në 12 vjetët e fundit na tregon se të gjitha partitë e majta së bashku (duke përfshirë këtu edhe LSI-në) nuk kanë marrë asnjëherë më shumë se 51% të votës popullore. Dhe të mos harrojmë se, në gjysmën e kësaj periudhe, ato kanë qenë në pushtet. Thënë shkurt, me raportin aktual të forcave, nuk ka garanci që zgjedhjet të mos manipulohen aq sa të nxjerrin përsëri Berishën fitues me fotofinish.
Po një rrugë të tretë a ka? Ka dhe quhet realpolitikë (autorësia e këtij termi në SHBA i atribuohet Henry Kissinger-it, Sekretarit të Shtetit në fillim të viteve ‘1970).
Një aludim për një realpolitikë shqitare bëhet në një nga fejtonet e rubrikës “Antena” të gazetës Tema (http://www.gazetatema.net/web/2012/03/17/sandri-debat-me-doktorin-per-intervisten-e-withers/) Aty aludohet se ekziston një projekt-ide në Uashington për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe krijimin në vjeshtë të një qeverie teknike, me Bamir Topin në krye.  Në fejton, personazhi me emrin Doktori thotë: “Shiko, ata duan të bëjnë qeveri teknike e me bë Bamir Topin kryeministër, por unë gjallë nuk i toleroj. Jo, e di unë, duan ta bëjnë ata. Nejse, një gjë duhet ba, d.m.th, se kështu, që të duken ata në bllok kundër meje, nuk duhet lënë. Por ta dish që e kam të sigurt, duan të bëjnë qeveri teknike me Bamirin kryeministër në vjeshtë. Jo, këtë nuk e lë.”
Kuptohet që aludimet e bëra në fejtonet e “Antenës” nuk mund të merren si të bazuara në informacione të verifikuara – në rastin më të mirë ato mund të merren si të bazuara në fjalë që qarkullojnë nëpër kafenetë mediatike të Tiranës. Por sidoqoftë, është një aludim që bazohet në logjikën arithmetike të numrave në Kuvendin e Shqipërisë. Për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike në vjeshtë, duhen 71 vota në Kuvend. Nga këto, 67 mund të quhen pothuaj të sigurta që sot. Dhe për të arritur tek shifra magjike 71 do të duhen edhe 4 votat “e florinjta” të LSI-së.
Duke e lënë mënjanë analizën se sa është probabiliteti që LSI-ja t’i bashkojë votat me PS-në për rrëzimin Berishës, pyetja kryesore rreth një projekti të tillë është morale. A ia vlen që, për hir të rrëzimit të “Sali Sulltanit”, të bëhet aleancë me “Baba Liken”? (Këtë termin e fundit, të përdorur për Ilir Metën, e kam hasur në një fejton në gzetën Sot). Henry Kissinger, në kuadër të realpolitikës, ka thënë dikur për një diktator të djathtë latinoamerikan se, për SHBA-në, ai ishte më i mirë se sa një diktator i majtë si Fidel Kastro. “E di që është një bir bushtre,” –  thuhet të ketë thënë ai për të – “por është biri ynë i bushtrës, jo i rusëve”
Është fakt historik që, pavarësisht dritëhijeve morale, realpolitika amerikane i ndaloi carët rusë në rrugën e tyre për sundimin e botës. Nuk e di nëse realpolitikën do ta kapërdinin dot në Shqipëri ata që shohin tek Ilir Meta shkakun e rikthimit dhe ndejtjes së Berishës deri më sot në pushtet, por unë mendoj se, në kushtet e Shqipërisë, ndejtja në pushtet më shumë se 8 vjet e dikujt, kushdoqoftë ai, përbën një rrezik po aq të madh për shqiptarët sa ç’përbënte për amerikanët fuqizimi i perandorisë ruse në vitet ‘1970.
Comments
Submitted by filan fisteku (not verified) on
Kjo teori e RealPolitikes eshte si shprese e fundit sipas jush, per te rrezuar Berishen apo jo? Dmth Edi duhet te pajtohet me Meten, perderisa ketu zgjedhesit votojne 20vjet njesoj! Ok, z.Zaloshnja. Nuk jam nga ata qe shkoj rregullisht ne votime, por po beri aleance PS me Meten e diskretituar eshte e sigurte qe nuk do marri voten time dhe te atyre si une! Mbase ata si une jane pak, por duhen marre ne konsiderate! Zgjedhjet qe vijne do jene interesante, pervec faktorit AKZ me shume e Topi me pak, ka plot elektorat gri qe do shkunden dhe do behen faktor! Te shohim...
Submitted by Ilir (not verified) on
Po te drejtohem ne emer - Eduard, pse u ktheve nga Amerika , eshte akoma larg koha ne Shqiperi, qe nga minimumi i komunikimit e lere me per te tjerat..........Pse harxhon kohen, energjite per dicka te vdekur aty......nuk ia vlen te merresh ne ate Mocal dhe te prishesh Humorin Kot , duhen edhe nja 50 vjet te tjera.......
Submitted by Petro (not verified) on
"Do ta njohësh tjetrin? Jepi pushtet". Është një thënje që na vjen nga veprat e Shekspirit. Të gjithëve u kujtohen mirë premtimet kur erdhi në pushtet si sot 20 vjet më parë. Këmbënguli të rrinte në apartametin në Brrakë dhe premtoi se shpejt do i kthehej profesionit të mjekut . Hapni gazetat e kohës dhe do i gjeni; jo po opozitar, por vëllezër; jo po bashkëfajtorë e bashkëvuajtës. Vitet rrodhën, gjërat u harruan, qëndrimet ndryshuan. Me vite e vite në pushtet, i pa lëkundur nga posti i Kryetarit të Partisë, ligësia shtohet e rritet sëbashku me pleqërinë. Nuk është se me kalimin e kohës humbet vetëm rininë e shëndetin, humbet bukurinë e vrullet, por  humbet edhe qetësinë për të arsyetuar, sepse tërë kohën, siç e shohim është nën sundimin e zemrimit. Vetëm budallallëku dhe arroganca nuk u ikën asnjëherë njerzve me pushtet.
"Në qoftë se ambicia (për pushtet)-thotë afërsisht Ruso-e ka bërë ndonjërin të lumtur, me siguri ai është budalla". Lere o z.Zaloshnja të gëzojë në pushtetin e tij, sepse do e njohim më mirë. Pse u dashka, që për ta larguar nga pushteti, të ngrihen aleanca të pamoralshme. Parimi demokratik i rotacionit të pushtetit është vlerë e popujve të qytetëruar e nuk mund ta gëzojë kushdo. E meritojmë ta kemi, atë dhe gjithë skotën e lajkaxhinjve, në orvatjet e tyre për të marrë copa të pushtetit e pasurive publike, që ai i shpërndan me bujari.
Submitted by tani97 (not verified) on
Oops Edi did it again!
Nuk ngelet vecse te tallemi. E lejme fare moralin e argumentave te Zaloshnjes, por merremi nje minute me krahasimin me rastin e Kissinger. Ai perdori nje diktator amerikanojugor. Dhe krahasimi qendronte si me poshte:
Por a i therret trurit o Zaloshnja apo jo? Kissinger perdori ate diktatorin jo e kunderta. Kurse Meta do ta perdore Rama, nderkohe qe Rama s'do te jete i afte aspak te perdore Meten. Sic po ndodh pak a shume me Berishen i cili perdori Meten per te ardhur ne qeveri, por e pagoi shume shtrejnte. Nuk me duket se Kissinger pagoi ndonje harac te larte per ndonje diktator qe ka perdorur. Per te mos folur per urrejtjen qe ndjejne shqiptaret per Ilir Meten (nuk besoj se votuesi amerikan ndjen ndonje urrejtje per Pinochet apo per Shahun e Persise).
Ciao!
Submitted by olti (not verified) on
Zaloshnja e ka mire analizen por ka ngaterruar personazhet per faj te Antenes.
Po te ndjekim analizen e Zaloshnjes, per Amerikanet qe besojne se asnje nga 2 partite si fiton dot zgjedhjet pa aleate, guri qe cakton balancen e lojes eshte Kreshnik Spahiu qe nuk u ftua por u degjua ne DC, dhe Lulzim Basha e Edi Rama jane lojtaret. Ilir Meta eshte nje figure mistike per US. Kjo duket te jete formula e te ardhmes qe desheron Washingtoni.   Zaloshnja me te drejte, nuk e pranon ne subkonshience  sepse njeh me mire se Amerikanet fuqine financiare te Lsi se Metes dhe fushaten e Luzhjanes & co.
Rezultatet jane gjithmone te paparashikueshme dhe ne kete rast une votoj si per Tani 97 ashtu edhe per Zaloshnjen. They are both right!
Submitted by sindikalisti (not verified) on
ke shume te drejte o filan fisteku edhe une kurre nuk do te shkoja ne votim.
Submitted by Majlinda (not verified) on
O Eduard kompetenti, mos shkruaj broçkulla. Autoresia e termit "realpolitike" nuk i atribuohet Kissingerit. Temi ka lindur ne gjysmen e dyte te shek. XIX dhe i referehej politikes se Bismarkut. O zot sa injorant qe je! Berisha nuk largohet nga pushteti as me te lutura e as me kercenime, por vetem me VOTA!
Submitted by Ilir (not verified) on
Kjo eshte per Majlinden; Dy fjale po ti them, kur shkruan, ose shkruaj dhe argumentoje  me llogjike ne rastin me te mire n,q,s nuk di  ta argumentosh me mire eshte te mos te shkruash mos  kjo tregon se nuk di te besh "debat" pra qe je Injorante .....(Nuk po dale ne Mbrojtje te Autorit sepse nuk e njoh)
Submitted by Anonymous (not verified) on
O Iliro kjo qe thote Majlinda eshte fakt historik mor vella, ku hyn argumenti dhe logjika aty? Apo deshe me shajt gratis ne internet?
Autori shprehet "autorësia e këtij termi në SHBA i atribuohet Henry Kissinger-it, Sekretarit të Shtetit në fillim të viteve ‘1970" kurse termi ka qe ne shekullin e 19-te ne Europe. Nese ka dashur te thote "H.K. solli doktrinen e Realpolitikes ne SHBA ne fillim vitet 1970", mund ta kishte thene :-)
Submitted by Diplomaticus (not verified) on
Dy saktesime te vogla per z. Zaloshnja, ne respekt te plote te kultures se tij polemiste.
- termi "realpolitik" vetem sa u percoll nga Henry Kissinger ne fjalorin politologjik amerikan; prejardhja eshte gjermane, kur Bismark-u e shpalli nje nga bazat e ideologjise se tij qeverisese pas 1870-es
- citimi qe Zaloshnja rimerr prej frazes se fameshme "maybe a son of a bitch..." nuk eshte e doc. Kissinger-it, por e presidentit F.D.Roosvelt i cili percaktonte ne kete menyre diktatorin Somoza te Nikaraguas.
Submitted by olti (not verified) on
Termi 'Realpolitik' i atribohet shkrimtarit Gjerman te Shekulli te 19, Ludwig von Rochau i cili e pershkroi ne librin e tij te botuar ne 1853  Grundsätze der Realpolitik angewendet auf die staatlichen Zustände Deutschlands. Me siguri nocioni ka ardhur qe nga Greket e Lashte dhe nuk shoh ndonje kontradikte  ne ato qe shkruan zoti Zaloshnja. Kissinger, Machiavelli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, te gjithe kane qene pragmatist ne politiken e tyre.
Ndonese keni te drejte ne thenien e FDR per Somozan, une nuk kam studiuar marredhenie nderkombetare, e me siguri ndonje komentues mund te kete gjetje te ndryshme  nga ne te dy.  Megjithate thelbi i argumentit te Zaloshnjes eshte i pacenuar ne vete faktin qe Kissinger ishte shume me akomodues ne marredheniet e tij me Fidel Castron edhe se vete Bill Clinton mjaft vjete me vone. Kissinger ka patur kontakte te fshehta me perfaqesuesit e Fidel Castros per here te pare ne nje kafe ne  aeroportin e LaGuardias te NY ne 11 Janar, 1975.
Thjesht nje perpjekje per te kontribuar ne shtypin e lire.
Submitted by Diplomaticus (not verified) on
Perpjekje mese e mirepritur (nga ana ime, te pakten) kjo e juaja. Por do t'desha veç te saktesoja, nuk pohova se shembujt e Zaloshnjes nuk i pershtateshin kontekstit. Ishin madje te perkryera. Thjesht qe nga FDR tek Kissinger, kalon ne mes nje det i tere. Nje pohim si ai per Somozan nga Kissinger (i cili e gjeti ne boten tjeter diktatorin nikaraguas kur hyri ne administraten amerikane) nuk do t'perbente ndonje risi. Ndersa, nese do t'ishte saktesuar qe thenia eshte e F.D.R., sigurisht, do te kishte me efekt edhe paralelizmi i vete Zaloshnjes.
Nejse, jane natyrisht vogelsira qe nuk ngacmojne kontekstin.
P.S. Diçka te fundit: nese do te lexonit librin qe cituat prej Von Rochau, do te vini re se frymezimi i krijimit te termit "realpolitik" ne vetvete vjen prej pikerisht prej karrieres se Bismarkut, gje qe autori e thekson tekstualisht. Natyrisht, prejardhja e KONCEPTIT eshte shume e vjeter, qe nga "raison d'état" e Richelieu-s e deri ne lashtesi tek Tuqiditi. Por duke qene se Zaloshnja foli per TERMINOLOGJI, me pelqeu te saktesoja jo shpikesin e termit, por frymezuesin e tij, duke e perdorur pastaj ne menyre te mirefillte ne shume ligjerata te tij. Por edhe kjo eshte thjesht nje vogelsi, qe sigurisht nuk prek analizen teresore me kembe ne toke te Zaloshnjes.
Ju falenderoj.
Submitted by Individi (not verified) on
O Diplomaticus nga e gjete qe e ka thene Roosvelt per somozen? Somoza mori pushtetin nja njezet e dy vjet pasi vdiq Roosvelt  apo e ke per ndonje Roosvelt tjeter andej nga lagja jote?
Submitted by nn (not verified) on
Jo saliu nuk duhet te dale ne pension,ai duhet te jape llogari per vrasjet makabre qe u ka bere shqiptareve,duke i tjetersuar tjeter mendojne e tjeter bejne,se i pret egzekutimi,ai duhet te vetvritet,fundi i tij si kadafi,pa meshire ,ta shohe me sy vdekjen.
Submitted by Leonardo (not verified) on
Epra ky ambasador nukë la minting pa dalë atëhre duke bërtitur për Berishën këtë e bëri për të miren e Berishës apo të tijën apo të Shqipërisë apo të SHBA pra të tillë fytyra nuk duhet të meren si shëmbull
Submitted by Ilir (not verified) on
Gjithe keto komente se kush e ka  thene, thjesht do pare cili eshte qellimi i editorialit, me pake fjale I.Meta eshte nje e keqe qe i perket te majtes me te cilin duhet besh alenace ndryshe nuk ke gje ne vije per te formuar Qeveri te perkohshme....
Submitted by Rexha (not verified) on
O Ilir, qellimi i artikullit eshte gjeja me e parendesishme ne nje shkrim. Autori nuk gjykohet nga "qellimi", por nga niveli kulturor dhe profesional qe deshmon ne shkrimin e tij, pra nga menyra pak a shume profesionale e shtjellimit te ideve dhe argumenteve ne mbeshtetje te "qellimit". Dhe mua me duket, pa dashur te fyej njeri, se niveli i Zaloshnjes eshte shpesh here shume me poshte sesa niveli i disa komentuesve ne kete faqe, sidomos kur shkruan per argumente ekonomike ku mbahet si ekspert.
Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on
Rajersoni ka qene burre babaxhan. Vinte gjithmone tek nje lokal aty prane hotel Arbanes. Lokal i thencin, nje dhome e hapur shtepie tironse nga ato te vjetrat dhe Rajersoni shtrohej me ndonje berxolle, buke misri, gjize salce kosi, hudhra e raki, si tirons i vjeter.
Submitted by Anonim (not verified) on
Ne literaturen e shkences apo shtypit ditor nuk asht nji nivel per tu lavdru nese punohet me nji retorikë te nji nivelit, i cili krijon etikime si "sultani" apo "sultanati". 1. Keto termi jan te kufizum ne nji kontkst historik i cili nuk mun as per t'mir e as per t'keq te krahasohet me kontekstin e politikes se vitit 2012 ne Shqipni. 2. Nese perdoret nji krahasim prej nji antarit te nji popullit, per nji problem konkret te popullit apo shtetit te vet, ateher ai duhet ta mer nji krahasim nga ky popull vet e jo ta nji nga nji populli tjeter, te cilin krahasim ai tani e stigmatizon ne nji menyrë per perfitimin retorik te vetvetes e te popullit te vet. "Sulltani" asht vetm nji kryeshef i nji sistemi kohor, qe ka perfundu. Ashtu mun me mar nji shqiptar, qe do ti pershkrun problemet e shqiptarve, nji krahasim ne kontekstin e popullit te vet: "princi". Na nji mret, pervec ne mitologji, nuk ke mi pas, por shum principata e lokal kryeshefa ke pas dhe ata mun ti perdorim si krahasim. Problemin, per te cilin du te sensibilizoj, asht ai, qe shum gazetar e "intelektual" shqiptaret hala punojn me stigmatizime shum her racistenapo latent raciste. Sot po lexoj per Berishen si "Sulltan" e para disa kohe lexova te nji gazetar kosovar per "Sulltanin" Thaqi. Me falni, nese komentari im nuk ka shum lidhje me problemen te cilin e shtron ketu autori, por me retoriken, qe asht shum e perhapur tek shqiptaret. Per t'mir
Submitted by Pena (not verified) on
Per  mendimin tim,shpresa e vetme per te rrezuar Berishen eshte  Aleanca Kuqezi,Partia e Topit dhe  PS-ja. Por edhe keto nuk do te mjaftonin,po te mos mbrohen me thonje e me dhembe votet e elektoratit. Drejt e tha dhe pak dite me pare z.S.Brokaj,me Saline kryeminister,mund te kete vetem vjedhje,por jo zgjedhje.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.