Borxhi publik shqiptar dhe kriza greke

Postuar në 21 Mars, 2012 04:15
Daniel Pupi

Problemi i përballimit të borxhit publik është një prej tematikave aktuale me të debatuara, e cila ndryshe nga tematika të karakterit të përgjithshëm politik, ekonomik e social kërkon një përgjigje të menjëhershme brenda një kohe relativisht të shkurtër. Por çfarë nënkuptohet me borxh publik? Borxhi Publik “teorikisht” mund të krahasohet me borxhin privat të një familjeje, veçse diferenca e parë (e shprehur në mënyrë të kuptueshme) midis borxhit të një familjeje dhe atij publik konsiston tek garancia që ofron njëra apo tjetra palë. Nqs një familje i drejtohet një banke për të kërkuar një kredi, supozojmë për blerjen e një apartamenti, atëhere ajo duhet t’i ofrojë bankës garancitë e nevojshme (psh, hipotekimin e njw prone). Në rastin e borxhit publik e vetmja garanci e ofruar nga shteti është “premtimi” i shlyerjes së këtij borxhi.

Diferenca e dytë konsiston tek niveli i borxhit. Një familje nuk mund të kërkojë një shumë kredie që tejkalon mundësitë e saj shlyerese. Pra me pak fjalë, një bankë nuk mund t’i akordojë  një familjeje kredi të palimituar, duke konsideruar të ardhurat dhe kapacitetin shlyerws të kësaj familjeje. Ky princip nuk vlen në rastin e borxhit publik, niveli i tw cilit mund të rritet në mënyrë të shproporcionuar dhe të pakufizuar, kundrejt mundësive shlyerese të sektorit publik. Të vetmet kufizime janë përcaktuar nga Traktati i Maastricht-it dhe nga Pakti i Stabilitetit, të cilat “detyrojnë” Qeveritë e shteteve Europiane të ruajnë një nivel të caktuar të borxhit publik (deri ne masèn 60% tè GDP-sw, Prodhimit te Brendshëm Bruto). Është për t’u theksuar fakti që pjesa më e madhe e shteteve europiane e kanë tejkaluar aktualisht limitin e 60% tw GDP-sw, ku rastet më ekstreme janë: Greqia (164% ne 2011), Islanda (130%), Italia (120%), Portugalia (103%).

Po Shqipëria? Niveli i borxhit publik shqiptar aktualisht luhatet tek 60% i GDP-sw. Atëherë pse vallë duhet të preokupohemi? Jemi brenda standardeve dhe limiteve të përcaktuara nga ekonomistët dhe partnerët ndërkombëtarw! A  mund të rritet borxhi i Shqiperisw deri në masën 70% apo 80% të GDP-sw pa shkaktuar falimentimin (default) të shtetit tonë?! Shqipëria ka nivelin e borxhit më të lartë në Ballkan dhe ekspertët e Fmn-sw rekomandojnë që vendet në zhvillim të ruajnë një nivel borxhi nën masën 50% tw GDP-sw, duke konsideruar që niveli i stoku-t të borxhit është vetëm një prej problemeve!

Parametrat e tjerë thelbwsorë të kësaj analize janë: rritja ekonomike, norma e interesit mbi borxhin publik, defiçiti i buxhetit, kursi i këmbimit valutor, etj. Rritja e nivelit të borxhit publik dhe përkeqësimi i parametrave të cituara më lart mund të alternojë equilibrin e financave publike dhe të degjenerojë në atë që quhet: kriza e borxhit publik. Pwr krizat e borxhit egziston një literaturë e gjerë ekonomike, por mbi të gjitha egzistojnë precedentë dhe fakte të disa prej krizave dhe falimentimeve më të bujshme të historisë (rasti ekstrem ai i Argjentinës, 2001, ku niveli i borxhit publik ishte rreth 50% i GDP-sw, por dhe rasti aktual i Greqisë)!

Për të evituar situata të tilla dramatike, që në rastin e Shqipërisë do të kishte efekte të paimagjinueshme, thelbësor mbetet roli i menaxhimit të financave publike. Ekonomia e brishtë shqiptare mbahet mbi ekuilibra të dobta dhe fati i asaj është i lidhur fort me vendet që e rrethojnë. Kriza ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Italinë dhe Greqinë nuk mund të mos kondicionojë shëndetin e ekonomisë sonë, atw që Kryeministri Berisha e konsideron si një “model tepër të suksesshwm”. Por Shqipëria nuk është një ishull i lumtur në mes të një oqeani të trazuar dhe mbi të gjitha nuk ka (duke respektuar individët që e përbëjnë) një klasë politike që të arrijë të nxjerrë “gomarin nga balta”.

Parashikimet e rritjes ekonomike të kryera nga FMN-ja dhe nga autoritetet shqiptare janë kontradiktore. Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike që është pothuajse dyfishi i parashikimive tw FMN-sw. Personalisht shpresoj që parashikimet e autoriteteve tona të jenë plotësisht të realizueshme, por problemi i optimizmit (kredibilitetit) të istitucioneve dhe i informacioneve që ato publikojnë mbeten akoma handikapi i një propagande sterile e cila nuk e ndihmon aspak pozicionin e Shqipërisë. Më tepër rritje ekonomike (gjë e cila mbetet totalisht e paperceptueshme për portofolin e pjesës më të madhe të shqiptarëve) do të thotë më tepër prodhim, më shumë investime, më shumë punësim dhe natyrisht më shumë të ardhura për Arkën e Shtetit. Rritja e të ardhurave të Buxhetit të Shtetit duhet të shwrbejë për uljen e nivelit të borxhit, por kjo gjë është e pamundur aktualisht (dhe do vazhdojë të mbetet e tillë), sepse qeveria shqiptare shpenzon më tepër sesa  arrin të mbledhë nëpërmjet taksave dhe tatimeve. Sensi i patriotizmit i çdo qytetari shqiptar do të pranonte padyshim koston e borxhit publik në qoftë se me këto të fundit do të ishin realizuar projekte strategjike që do të mbeteshin në funksion të zhvillimit dhe të rritjes ekonomike në të ardhmen.  Por, kur Kontrolli i Larte i Shtetit çertifikon “avullimin” e 220 milionw eurove nga e ashtuquajtura “Rruga e Kombit”, çdonjëri prej nesh duhet të dalë para pasqyrës dhe të pyesë veten, nëse është e mundur që patriotizmi të ketë një kosto kaq të lartë dhe në interes të kujt? Për të qartësuar këto mekanizma perverse, analiza duhet të fokusohet tek politikat fiskale të qeverisë, keqadministrimin e të ardhurave, cilësinë dhe efiçencën e shpenzimeve publike, korrupsionin etj. Por, për të mos u thelluar më tepër në labirintet e errta të keqqeverisjes dhe shpërdorimeve publike, preferoj të vazhdoj me problemet e borxhit tonë.

Borxhi publik shqiptar ndahet në dy kategori: e para, ato që teknikisht quhen concessional debt, pra borxhe afatgjata, me interesa të ulta që Qeveria Shqiptare përfiton nga institucionet financiare ndërkombwtare (FMN, Banka Boterore, Berzh, etj) dhe shtete të ndryshëm. E dyta, është e përbërë nga titujt e shtetit: bono thesari (treasury bills)[1], obligacione (bond)[1] dhe euro-bonde (obligacione te shprehura nw euro). Gjatë viteve të fundit është rritur jo vetëm pjesa e kredive me interesa të ulta që Shqipëria përfiton prej institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve të ndryshme (sipas FMN-së kjo tendencë në vitet e ardhshme pritet të ulet), por është rritur dhe roli i bonove dhe bondeve.

Problemi i këtyre të fundit qëndron tek interesat e larta që duhet të ofrojë Qeveria Shqiptare për të kënaqur blerësit e tyre. Nw 2010, 15 pwrqind e buxhetit te shtetit u përdor për shlyerjen e kostos së borxhit. Dhe kostoja do vazhdojë të rritet për efekt të interesave të larta që paguajmë dhe të akumulimit të tyre në vitet e ardhshme. Dhe kjo është vetëm një prej problemeve.

Bonot dhe Bondet kanë skadencat (maturity) e tyre që duhen respektuar. Duke qenë se janë kredi afatshkurtra (dhe afatmesme) mw shumw se 50 përqind e titujve të shtetit skadojnë brenda vitit dhe për të rimbursuar blerësit e tyre, qeveria duhet të emetojeë tituj të tjerë. Pra, një prej rreziqeve që i shkaktohet financave publike është rinovimi i vazhdueshem i bonove (rifinancimi i borxhit me borxh). Por në qoftë se manovra e rifinancimit vazhdon për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë atë që në gjuhën e financës quhet “Skema e Ponzit”, fenomen që ne shqiptarët e njohim (fatkeqwsisht) më mirë me termin “Skemë Piramidale”. Vetëm se në këtë rast skemën piramidale nuk e krijojnë dhe menaxhojnë matrapazë, si Rrapush Xhaferri me shokë, por institucionet publike.

Imagjinoni çfarë mund t’i ndodhë Greqise nqs. partnerët ndërkombwtarë mbyllin rubinetat e ndihmës financiare në momentin e skadencës (apo të rimbursimit) të bondeve? Përgjigja është e thjeshtë: falimentimi (default) i Greqisë dhe kjo është një prej skenareve më të mundshme që mund të verifikohet në muajt e ardhshëm! Kriza e borxhit grek e ka origjinën e vet tek tendenca e qeverive të mëparshme për të shpenzuar përtej mundësive të veta me objektivin, për të krijuar një konsensus sa më të gjerë social (dhe sidomos elektoral), duke shtuar iluzionin e një mirëqenieje kolektive të suportuar nga roli i institucioneve publike. Mund të citoj një rast të vetëm: numri i nënpunësve publikw është rritur nga 320 000 në 1981 ne 780 000 në 2010 (pra mbi 100%), ndërsa numri i popullsisë në të njëjtën periudhë është rritur me 16%. Kjo e shumëzuar me inefiçencën e administratës publike, me evazionin fiskal, me deficitin e sistemit të pensioneve, korrupsionin,etj., janë aktorët kryesorë të “tragjedisë greke”. Dhe padyshim që arkitekturës abstrakte të fqinjit grek, sektori publik shqiptar nuk i ka lënë asgjë mangut. Por paradokset greke mund t’i shohim dhe në shtëpinë tonë: deri para disa muajsh qeveria helene i ofronte pension (asistencë) rreth 3500 minoritarëve që jetojnë në Shqiperi (thjesht prej faktit të të qenurit minoritarë), pavarësisht se pjesa më e madhe e këtyre të fundit nuk ka derdhur asnjëhere kontribute në arkat e shtetit grek.

Në këto rrethana ekonomia jonë nuk gëzon asnjë lloj imuniteti për arsye që të gjithë i dimë. Por sa i kushton realisht kriza greke Shqipërisë? Askush nuk mund ta përllogarisë, por ajo që dihet është që në Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 500 000 emigrantë, një pjesë e të cilëve të gjendur në kushte papunësie do te preferojnë të kthehen në atdhe duke thelluar më tepër nivelin e brendshëm tw papunësisë. Ata që sakrifikuan një pjesë të jetës së tyre në emigrim, duke i dhënë një kontribut të rëndësishëm ekonomik vendit, do të fillojnë të pretendojnë diçka nga atdheu i tyre. Ulja e remitancave, e eksporteve drejt Greqisw dhe shtrëngimi i nivelit të kredisë (credit crunch) nga ana e bankave me kapitale greke në Shqipëri do e bëjnë të paevitueshme radikalizimin e krizës.

Duke mbetur tek tema e borxhit, në qoftë se në Shqipëri verifikohet i njëjti skenar, efektet do jenë akoma më të rënda. Ajo çfarë ka qenë në favor (apo disfavor) të Greqisë ka qenë monedha e përbashkët, pra euro, dhe roli i ndihmave substanciale të akorduara nga Trojka ( BE, Banka Qëndrore Europiane dhe FMN-ja), të cilat i kanë dhënë oksigjen financave publike greke në tentativën për të frenuar fundosjen e euros dhe të eurozonës. Por duhet theksuar se një arsye tjetër primare është ekspozimi i bankave franceze dhe gjermane te cilat, duke pasur në portofolin e tyre sasi të konsiderueshme bonde-sh greke, do të kishin humbje konsistente në rast falimentimi të shtetit grek apo të ristrukurimit të borxhit të saj.

Në këtë prizëm mbase Shqipërisë do t’i mungonte mbeshtetja e shteteve dhe institucioneve europiane, por do të gjente "mbeshtetjen" e FMN-së e cila, në situata të tilla, vështirë se mund të aplikojë etikën e një shoqate filantropike. Mbase propozimi i parë që FMN-ja do t’i paraqiste qeverisë shqiptare është privatizimi i pronave publike dhe aseteve strategjike (gjithmonë në qoftë se shtetit tonë i ka mbetur akoma dicka e tillë) dhe më pas realizimin e reformave strukturore të domosdoshme për vendin. Reforma strukturore që do të përktheheshin në heqje nga puna të një pjese të personelit të administratës publike apo reduktimin e rrogave të tyre, rritjen e taksave dhe tatimeve, reduktimin e shpenzimeve kapitale etj., gjë e cila do të godiste jo vetem qytetaret e thjeshtë dhe biznesin, por do të krijonte pakënaqësi dhe tek militantët politikë dhe partiakë, që tek administrata fitojnë “bukën e gojës” si shpërblim të sakrificave elektorale.

Mbase avantazhi (disavantazhi) i Shqipërisë në këtë apekt është roli autonom i Bankes Qëndrore, e cila mund të manovrojë me normën e interesit apo dhe të stampojë kartemonedha. Në qoftë se do të verifikohej ky fenomen, leku ynë do te zhvleresohej në menyrë të natyrshme (në këtë rast Banka Qëndrore do të vepronte kundër objektivit të saj primar që është ruajtja e inflacionit), por duke qenë se Shqipëria ka një deficit tregtar të theksuar, kjo do të kishte efekte të paimagjinueshme tek konsumatorët. Pra, zhvlerësimi i lekut do  të shoqërohej me rritjen e inflacionit, e cila do të godiste shtresat më të varfëra të popullsisë, por dhe me rritjen, gjithshtu, të vlerës nominale të borxhit të jashtëm, duke rritur kostot e tij.

Nuk duhet harruar që, vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme politike dhe parashikohet, siç e do tradita, një rritje e investimeve publike pre-elektorale e cila do të rriste deficitin e buxhetit të shtetit dhe, me të, nivelin e borxhit. Nuk dihet kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, por ajo që dihet është se cilado qeveri që do të vijë në pushtet do të fillojë t’i bëjë mirë llogaritë me borxhet e akumuluara në vitet e kaluara. Dhe këtu duhet kujtuar gjithashtu, se në nëntor të 2015 duhen rimbursuar rreth 300 milionw euro (plus interesat) të eurobondit shqiptar, vlera e të cilit është më e lartë se shuma e të ardhurave totale të buxhetit të shtetit për vitin 2010.

Roli i institucioneve kompetente duhet të jetë në funksion të interesave të përgjithshme të vendit dhe oportunizmi i politikanëve shqiptarë nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek privilegjet që u ofron kolltuku i rehatshëm, duke transferuar barrën e keqqeverisjes së pasardhësve të tyre. Preferoj ta mbyll me një shprehje të kryeministrit të famshëm italian De Gasperi: ”Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit për brezat e ardhshëm”. Dhe këta të fundit i nevojiten  Shqipërisë më shumë se kurrë!

Comments

Submitted by salka (not verified) on

Zoti Daniel !

Tek rruga Milot - Morine KLSh akuzoi per 220 milione per pjesen e deri athershme. Kjo nuk ka lidhje me patriotizem (dikur Saliu e quante partishmeri). Rruga po vazhdon dhe duhet   rillogaritur demi ne total, shperdorimi i detyres dhe duhet gjetur se ku kan fluturuar paret tona.

Heshtja per kete devijim fondesh (fjala me e bute qe mund te perdoret), ngarkon me pergjegjesi dhe opoziten qe duhet ti dale vendit per zot a popullit ne mbrojtje.

Eurobondet nuk jane sa te ardhurat e shtetit qe jane mbi 3 miliard, nje lapsus. Por, duhet te dime ecurine e deturimeve per borxhin (principal e interesa) sipas skenareve te ndryshme te mundshme. Vetem atehere shqiptaret do ta kuptojne se ku po na shpie nje i marre mburacak me gjithe familjen e dy-tre pisnesmena.

Submitted by daniel pupi (not verified) on

ERRATA CORRIGE

Te falenderoj perzemersisht per korrigjimin (Salka). Mbase duke jetuar per nje kohe te gjate ne Itali e kam harruar diferencen e vleres se lekut (me te reja apo me te vjetra per tu kuptuar). I kam lexuar gabimisht vlerat e buxhetit te cilat  duhen interpretuar me te reja. Mund te mos e merrni ne konsiderate ate krahasim.

Falemnderit

Submitted by Endri UK (not verified) on

Urime per idene dhe permbajtjen por dy keshilla miqesore: shume gabime drejtshkrimore dhe shume gjate i ke rene...

Submitted by Iluministi (not verified) on

Danile, pergezimet e mia.

Mendoj se eshte nje nga shkrimet me te mire ne fushe. Fillimisht, ndjek nje logjike te qarte (didaktike do thosha: qartesoni konceptin kyç dhe rrjetin e kuptimeve semantike gjegjese; shtjelloni mbi kete baze idene, duke i ato harmonizuar bukur me ilustrimet etj.).

Konstatimet tuaja jane interesante, i divulgojne qartesisht idetë për nivelin e lexuesit jo profesionit, duke e informuar, pa e lodhur kete grup.

Informacioni eshte i bollshem, çka tregon perkushtim dhe profesionalizem.

Perfundimet pranohen lehte, te dhenat, analiza dhe vleresimi jane koherente.

Edhe nje here, pergezimet e mia. Nje model i komunikimit mediatik profesional, prej nga shume ekonomiste qe po e lodhin lexuesin do mund te perfitonin - sigurisht nese lentet e tyre nuk do t'u ngjanin lenteve dy autoreve te komenteve te bera deri tani.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Zoti Iluminist !

une bera nje korektim pa fyerje, sic eshte zakoni nga keto ane, per vleren e eurobondeve ndaj buxhetit; si dhe nje sugjerim per opoziten lidhur me rrugen Milot-Morine. i kam pare pa lente, qe me sa duket perdorni juve.

nuk fola per borxhin dhe  vlerate tij ne vitet e ardheshme qe shpjegon dhe pse duhet te ulet sa me pare  ne jo me shume se 40% si dhe nevoja e uljes se deficitit buxhetor dmth barazimi i shpenzimeve me te ardhurat.

Submitted by Orest (not verified) on

Daniel pergezimet e mia. Shume interesante si artikull!.

Submitted by hapi (not verified) on

I ke ra pak shkurt shpjegimeve z. autor. Si mund të krahasohet borxhi i familjar me borxhin e shtetit. Për vetë faktin se familja si entitet mbaron me vdekjen e kryefamiljarëve, ndërsa shtetet nuk vdesin përveçse në raste luftërash e revolucionesh.

Ndërsa marrja e borxhit të ri për të paguar borxhin e vjetër është normale për çdo shtet në botë dhe nuk përbën problem si parim. Problem është kur borxhin e ri e merr me interesa shumë më të larta se borxhin e vjetër e të shtohen interesat. Të ishte piramidë, Amerika e Europa bashkë do të kishin falimentuar nja 50 herë këto 150 vjetët e fundit.

Submitted by labi (not verified) on

KERKOJE FALJE PER KETE KOMENTE QE NUK KA LIDHJE ME KOMENTET E TJERE,por eshte nje problem qe duhet ta perballim sa me pare ne si SHQIPETARE.Po ju le ne kete reflektim timin, Valle eshte koha te shikojme dhe pyesim:”Perse po pergatiten dhe trajnohen ne Greqi(ishuj si Qipro,Rodos,etj.)te rinje dhe jo vetem,Shqipetare(nga jugu e veriu,ardhanitas,greke)dhe u mesohen taktika luftenxitese,eleminimesh,marrin tituj si oficere te sherbimit sekret greke?Deri tani dihet shume pak,nuk dime se valle punon SHISH?,bashkepunon me sherbimet Turke(nga te cilat kane ardhur keto te dhena)dhe Amerikane?.Une jam i shqetesuar per keto te dhena pasi ato qe kane ndodhur ne 1900 i kemi lene mbas dhe u takoi prinderve tane te mirreshin me ato,le te behen ata shqipetare qe punojne dhe jetojne ne Greqi informatoret e opinionit publik,qe te mos gjendet i papergatitur kur te na vine disa kontigjente me trima si Zani ne vlore,dhe ta bejne gjithe jugun rremuje.Dihet qe forca te erreta greke,Maqedone,Serbe e Malazese jane duke bashkepunuar per berjen e shqiperise nje vend multietnik dhe te ndare ne Vilajete si qemoti.

Submitted by a.g. (not verified) on

Mesa mbaj mend une, diku ma pate zene syri ne shtypin grek, keto pergatitje behen per nevojat e shtetit grek, meqenese jane shtuar te huajt qe jane bere shtetas greke, e per rrjedhoje do kooptoje ne disa lloj punesh njerez nga keto komunitete, si polici, sherbime sekrete, ushtri, administrate, etj. Mos e merr per aksiome!

Submitted by labi (not verified) on

une nuk dua te besoj as versionin per te cilin flisja vete,pasi nuk me pelqen asnje ide kunder nje vendi,aq me pak kur flitet per vendin tim,megjithate eshte diçka qe sipas kendveshtrimit tim organet kompentente duhet te jene ne levizje,asnje konflikt me apo pa arme nuk do me pelqente te shifja ne Ballkan,u lodhem duke u vrare dhe share qekur nuk mbahet mend.A mund te jetojme ne paqe,kjo do te me pelqente, pershendetje

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.