Pro reformimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Federata Ruse është shprehur pro reformimit të Këshillit të Sigurimit në OKB. Përmes një komenti, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia mbështet propozimin e hedhur së fundmi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres që bëri thirrje që Këshilli të reflektojë realitetet e botës së sotme.
Guterres po ashtu ka shprehur dakordësinë me propozimet e Francës dhe Britanisë së Madhe për kufizimin e të drejtës së vetos për çështje humanitare.
Nga ana e vet Rusia dhe Kina, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit, janë në parim pro që Këshilli të zgjerohet me vende të reja nga Azia, Afrika deh Amerika Latine.

Add new comment