A jemi ne ndryshe nga të tjerët?

Duke pritur radhën për të dërguar një çertifikatë personale për në Ministrinë e Brendshme a ku e di unë se ku dhe ku e di unë se për çfarë arsye kjo çertifikatë e cila është produkt i një institucioni shtetëror, duhet të shkojë për verifikim në një insitucion tjetër, më bëri përshtypje sjellja e një gruaje rreth të 50-ve dhe gjithashtu sjellja e punonjëses së postës.
Tarifa e shërbimit postar për në Ministrinë përkatëse kushton 430 lekë për një çertifikatë, dhe gruaja në fjalë, që ishte në radhë para meje kishte dy çertifikata, kështu qe i binte të paguante 860 lekë. Gruaja i jep punonjëses së postës nje 1000 leksh dhe pas një pritje prej 10 sekondash, kur punonjësja po kontrollonte sirtarin për reston, klientja i thotë: “Nuk ka problem nëse nuk ke të holla”???!!!! “Mbaj se do vimë prapë ndonjëherë tjetër”??????!!!!. Kaq deshi punonjësja e postës dhe i tha: “Shumë faleminderit”
Një fenomen i tillë ndodh rëndom në shumicën dërrmuese të Institucioneve tona, sidomos të Institucioneve shtetërore, lolale apo qëndrore si gjendja civile, hipotekë, arshiva etj. Po përse ndodh ky fenomen vetëm në vendin tonë?
Mendoj se ka disa arsye:
E para dhe kryesorja: Qytetarët nuk janë shumë të informuar dhe të ndërgjegjësuar që një pjesë e shërbimeve që u ofrohet nga insititucionet shtetërore është falas, pa pagesë. Sigurisht që ka edhe shërbime për të cilat paguhet një tarifë, por që tarifa e përcaktuar nga organet lokale apo qëndore paguhet kundrejt faturës përkatëse dhe nuk ka arsye përse të paguhet më tepër se fatura, as edhe një lekë. Dhe përveç kësaj është detyrim ligjor i punonjësve të istitucioneve t’u shërbejnë qytetarëve në çdo kohë. Për këtë arsye qytetarët mendojnë se duke lënë një bakshish të vogl kanë fituar simpatinë e punonjesës!!!!!, e cila nga ana e saj e ka bërë rutinë këtë fenomen dhe i duket më se normale. Bile bën sikur përpushet kot sikur kërkon resto duke e vonuar enkas kthimin e kusurit derisa të tendos mirë nervat e klientëve për t’ia lënë kusurin!!!!!
E dyta: Qytetarët tane, të gjithë ne pa përjashtim jemi apatikë kur vërejmë fenomene të tilla dhe na duken normale, nuk bëjmë zë, nuk ndihemi, nuk kemi atë kurajon e duhur për të mos lejuar që ky fenomen tëshenderrohet në një fenomen rutinë.
E treta: Zyrtarët tanë dhe punonjësit e shërbimeve nuk kanë marrë trajnimin e duhur dhe nuk e trajtojnë me mirësjellje dhe respekt qytetarin nga i cili ata të gjithë pa përjashtim paguhen dhe nxjerin të mirat materiale, por e përdorin si një mjet fitimi. Nga ana tjetër unë mendoj se respekti dhe mirësjellja në këto raste duhet edhe të imponohen nga vetë qytetarët me kurajo dhe denoncim të çdo rasti pa hezitim.
E katërta: Mendoj se në disa raste qytetarët nuk janë ne pozitën e duhur kur kërkojnë një dokument dhe për këtë arsye ata e ushqejnë vetë këtë fenomen, duke lënë edhe ndonjë bakshish të majmë me qëllim që punonjësit e institicioneve të gjejnë rrugë alternative për të shërbyer në mënyrë të paligjshme.
E pesta: Mendoj se kjo kulturë e mënyrës se si ne duam të marrim një shërbim apo një të drejtë, injektohet tek ne qysh në bankat e shkollës. Nëe shembull nga shkolla publike: çdo nxënës kultivohet me servilizmin dhe ndjenjën e përuljes perpara presionit të mësuesve për t’i detyruar nxënësit të marrin pjesë në kurset private me qëllim rregullimin e notës dhe të mesatares. Një shembull nga shkolla private: edhe për të vendosur nxënësit nëpër banka, vijnë prindërit e nxënësve, sigurisht ata që jane më të pasur se të pasurit e tjerë që frekuentojnë shkollat private dhe diktojnë mësueset se në cilën bankë do ulet fëmija i saj, duke i dhënë të kuptojë fëmijës direkt se duke patur lekë, mund të influencosh gjithkënd dhe të vendosësh për gjithçka.
Ka dhe shumë të tjera por unë dua te ndalem këtu për ta krahasuar këtë fenomen me shërbimet në vende të tjera.
Në Angli psh, për të siguruar një shërbim nga një institucion shtetëror ose publik, pra për të marrë një dokument mjafton të bësh një kërkesë në emër të institucionit dhe nuk ke nevojë të paraqitesh atje fizikisht, por me anë të shërbimit postar të vijnë dokumentat e kërkuar në adresën ku banon, duke të kursyer kështu kohën dhe duke evituar fenomene të pakëndshme. Sigurisht që edhe adresat në Shqipëri lënë për të dëshiruar kështu që shërbimi postar në shumicën e qyteteve dhe fshatrave nuk funksionon, por kjo mund te rregullohet me anë të kompanive të vogla postare private duke vendosur një tarifë dhe duke punësuar kështu edhe disa qytetarë që sot janë të papunë.
Fenomeni i moskthimit të restos nga institucionet publike është vërtet i çuditshëm në Shqipëri, sepse nuk është një bakshish që ja lë kamarierit në një lokal apo restorant, por duket më shumë si një pagesë shtesë që çdo qytetar e bën për të kompesuar pagën e ulët të punonjësve, dhe këta të fundit e pranojnë me kënaqësi bile kur nuk u la vetë ata ta marrin atë me force, ose te injorojne duke te vene lloj lloj epitetesh. Pra është tanimë anormale nëse nuk ua lë kusurin punonjësve të insitutioneve publike dhe jo kur ua lë. Kur u lë kusur është më se normale për të dy palët, e sidomos për punonjësit.
Ky fenomen i cili nuk ekziston në asnjë vend tjeter, dhe bile në vendet perëndimore as nuk e konceptojnë dot si fenomen e le më pastaj të ndodhë, na ka bërë ne të gjithëve disi ndryshe, sikur ne jemi njerëz me komplekse dhe diametralisht të kundërt me çdo vend tjetër.
A jemi ne ndryshe nga të tjerët? A jemi ne njerëz me komplekse?
Nuk e di, nuk jam i sigurt, megjithëse në shumë gjëra ne ndryshojme nga të tjerët, jemi disi më indiferente ndaj fenomeneve negative dhe ndoshta disi më frikacakë se çdo rracë tjetër.
Qofsha gabim po mua kështu më duket.
Comments
eh mer shkoder loce - qe si

eh mer shkoder loce - qe si len gallatat edhe kur te dhemb. Bash mire ja ke than.

Une them se po, jemi vertet
Une them se po, jemi vertet popull me komplekse. Ndoshta jemi populli me me komplekse ne bote. Ne akoma na vret 'opinioni' dhe nuk bejme ate qe duam apo ate qe besojme se eshte e drejte per tu bere, por bejme ate qe na ben te biem sa me pak ne sy. Duket sikur frika me e madhe qe kane shqiptaret eshte te jene ndryshe.
Kjo gruaja qe permend autori ndoshta nuk ka dashur ta lere kusurin bakshish, ndoshta i eshte dashur e i eshte dhimbsur, por nuk ka guxuar te kerkoje te drejten e saj se nuk ka dashur te bjere ne sy, te terheqe vemendje duke kerkuar kusurin nese punonjesja do i kishte thene qe ska kusur, e keshtu i ka paraprire punes duke bere nje gjest qe ka kujtuar se ndoshta e ben 'mike' me punonjesen, e ka ofruar vete kusurin.
Mua me ka mbetur ne mendje nje histori nga Tirana qe gjithmon me kujton komplekset e shqiptareve. Nje here shkoj te marr nje taksi diku perballe Petro Ninit dhe pasi i tregoj taksistit destinacionin dhe e pyes sa kushton, hap nje nga dyert e pasme te makines per te hyre brenda. "po hajde ulu para mor burr i dheut" ma ben taksisti. Une mbeta pak si i shokuar sepse ktu ku jetoj une, nju jork, pasagjeret gjithmon ulen mbrapa, dhe nese taksisti mendonte se po me ofronte nje opsion me te rehatshem ose te kendshem mund ta kishte ofruar ndryshe, psh "po te doni mund te uleni para zoteri, sepse ka kondicioner" ose dicka e ngjashme. Por menyra si u shpreh ai me vuri gati ne faj se mos po beja noj gabim qe u ula mbrapa. I thashe qe isha rehat mbrapa dhe se do beja nje telefonate e u nisem, por me ngeli mendja te sjellja e taksistit gjithe rruges.
Si perfundim kam arritur ne konkluzionin e vetem se taksisti donte te me kishte para qe te mos i dukej vetja si taksist...
I vetmi frikacak tek kjo

I vetmi frikacak tek kjo historia eshte autori qe nuk ka guxuar t'i thote dy fjale punonjeses megjithese sjellja e saj e ka skandalizuar. Qytetarja ka vepruar ne perputhje me botekuptimin e saj oriental. Eshte autori "i shetitur" qe e ka tradhtuar botekuptimin e tij perendimor. Here tjeter behu pak anglez, ngrije pak zerin.

A ka redaktor

A ka redaktor respublica?

Muhabete kafesh që shkruhen në gazetë i thonë këtyre.

Thellohu pak se do ta gjesh shpjegimin sociologjik Robert. Nuk është problem as race as glace, është problem i organizimit të administratës dhe shtetit. Kësaj i thonë ta kapësh problemin nga 100 lekshi.

Po ne jemi ndryshe nga te

Po ne jemi ndryshe nga te tjeret.

Kur Fatos Nano qe vodhi me qindra miliona dollare me vile 4 Milion Euro ne periferi te Vienes/Austri, qe nuk duhet te ishte kthyer me ne politiken Shqiptare arrin te kete kurajon dhe te kerkoje te behet President me votat e Edi Rames ( qe i thote pse jo..)

Po ne jemi ndryshe nga te tjeret.

Kur Berisha (ish sekretar partie dhe komunist) arrin te mbijetoj fale votes sone per 20 vjet dhe te na e vjedhi ate sy-per-sy, dhe ne si rryla rrime ne shtepite tona dhe themi he mo kus e rru.

Po ne jemi ndryshe nga te tjeret.

Kur i biri i vrasesit dhe ekzekutorit te Komunizmit - Gjelil Gjoni, Sulejman Bushati, Dash Peza, etj etj kane tashme uzurpuar partine per te cilen ne i kemi vene te gjitha shpresat tona - qe te na çlirojne nga kthetrat e "komunistit Berisha". O nene o nene mire na e paska bo Enveri qe na paska shkel me kome per 45 vjet.

Po ne jemi ndryshe nga te tjeret.

Kur bijte e nenave, socialistet e ndershem qe aderojne ne kete parti te majte, qe shpresojne ne nje shtet "social", qe u rrahen nga Sali Berisha per 20 vjet, e gjejne veten te poshteruar dhe te perjashtuar nga Edi Rama i cili komandon MJAFT-in dhe G99 te marr ne dore te gjitha celulat e partise socialiste ne rrethe nen parrullen: "Na duhen njerez te rinj" !

Dhe ti zoteri na tregon se si ty tu rrengjethet misht bga sa pe...ik ere dreq ene mos harro se para Sales e kishin ata Socialiste qe ti sot do ti vesh ne pushtet !

Add new comment