A mund të ketë… rimëkëmbje?

Postuar në 18 Mars, 2012 09:20
The Economist

Ka shenja provokuese për lajme të mira në ekonomi. Në Amerikë, firmat kanë rritur numrin e të punësuarve, ndërsa konsumatorët shpenzojnë më shumë. Recesioni i Eurozonës është më i butë seç pritej. Ristrukturimi i borxhit të Greqisë ka kaluar pa pengesa. Të joshur me shenjat e rimëkëmbjes dhe të lehtësuar me bindjen se fatkeqësia është shmangur, tregjet financiare kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Indeksi i aksioneve globale MSCI është rritur për 9 për qind që nga fillimi i vitit dhe për 20 për qind nga niveli i tij më i ulët në tetorin e kaluar.

Megjithatë, ka arsye të mira për të qenë të kujdesshëm për gjithë optimizmin. Rritja globale, e zvarritur poshtë e më poshtë nga disa ekonomi në zhvillim, ashtu si dhe nga recesioni në Europë, ka ende gjasa të jetë më e ngadalshme këtë vit sesa më 2011-n.
Po ashtu, ka edhe rreziqe të mëdha. Nëse tensionet me Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor bëhen edhe më të mprehta, një çrregullim i furnizimit me naftë mund të shkaktojë sërish kërdi. Të përshtatshme mjaft për një President, i cili kërkon rizgjedhjen në nëntor, shenjat më të qarta të rimëkëmbjes janë në Amerikë. Përjashto punën e përkohshme për kryerjen e regjistrimit 2010, më shumë vende pune janë krijuar në tre muaj, që nga nëntori, sesa në çdo periudhë tjetër tremujore që nga viti 2006. Edhe papunësia, edhe puna e përkohshme po bien. Çmimet e shtëpive vazhdojnë të zhyten më poshtë, por ndërtimi dhe shitjet kanë filluar të rriten. Kredia e konsumatorëve është në rritje dhe shtrëngimi fiskal është lehtësuar. Megjithatë, asnjëra nga këto nuk e ka efektin “boom”. Gjatë vitit, ekonomia e Amerikës do të rritet rreth 2.5 për qind. Kjo është shumë më pak seç mund të pritet pas një recesioni normal. Por, pas krizës financiare, kur konsumatorët janë rënduar nga borxhet, rimëkëmbja pritet të jetë anemike.

Ky nivel i rritjes nuk do ta zvogëlojë shumë shpejt shkallën e papunësisë, por mund të jetë hapi i parë drejt rimëkëmbjes së vetëqëndrueshme, falë rrethit vicioz të rritjes së fuqishme të vendeve të punës, që çon në shpenzime më të larta të konsumatorëve, e në këmbim gjeneron vende të tjera pune. Europës, për dallim, i mbetet një rrugë e gjatë drejt shërimit. Atje, lajmi i vetëm i mirë është se gjërat thjesht janë shumë më pak të këqija sesa që mund të ishin. Falë ndihmës së madhe që u ka ofruar Banka Qendrore Europiane bankave, kolapsi financiar duket të jetë evituar. Rezultati është një recesion i cekët, të cilit Gjermania mund t’i ketë shpëtuar krejtësisht. Për të tjerët, megjithatë, nuk është ende e qartë nga do të vijë rritja. Shumica e vendeve europiane, veçanërisht ato në periferi të Eurozonës, kanë vendosur kursime në ekonomitë e tyre për të ulur deficitet. Reformave strukturore, që ato i përdorin për të ndihmuar rritjen, do t’u duhet kohë të kenë shumë efekt. Por për aq kohë sa mbetet i cekët, recesioni europian do të bëjë dëme të kufizuara në pjesën tjetër të botës. Dhe, kjo është një arsye e rëndësishme përse parashikimi për shumë ekonomi në zhvillim është më i mirë nga ç’ka qenë disa muaj më parë.

Me shmangien e katastrofës në Eurozonë, të paktën tash për tash, rrjedhjet e kapitalit në botën në zhvillim janë në rritje e sipër, ashtu si dhe ekonomitë e orientuara nga eksportet.
Kina, megjithatë, bën përjashtim: shifrat e saj të fundit tregtare kanë qenë çuditërisht më të zymta. Prapëseprapë, parashikimi për pjesën tjetër të vitit është më i mirë se ajo çfarë sugjerojnë lajmet e fundit. Kjo për shkak se rënia e mirëpritur në inflacion lë hapësirë për qeverinë kineze të lehtësojë politikën monetare dhe fiskale. Qeveria nuk do të lejojë ngadalësim të mprehtë të ekonomisë, pasi ndryshimi i sivjetshëm në udhëheqjen e Kinës ka prioritet ruajtjen e stabilitetit shoqëror. Vendet europiane duhet të ndalojnë së fokusuari në drejtim të kursimit. Në vend të kësaj, duhet të bëjnë më shumë për të gjeneruar rritje. Injeksionet e Bankës Qendrore Europiane kanë blerë me sukses kohën për qeveritë në borxhe, por për lehtësim të përhershëm, Eurozona duhet të ndërtojë institucione që lejojnë detyrime të përbashkëta për borxhet qeveritare.

Prioritet i Amerikës duhet të jetë plani afatmesëm, i cili çon në rënie të deficitit buxhetor, duke mos shtypur rimëkëmbjen. Për fat të keq, nuk ka shanse që një gjë e tillë të bëhet para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Ekonomia e Kinës mbetet shumë e varur nga investimet dhe jo konsumi i brendshëm. Në vend që të inkurajohet ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave, çdo stimul do të çonte në paga më të larta. Pra, arsyet për optimizëm janë reale. Por, nëse politikëbërësit nuk veprojnë si duhet, rimëkëmbja mund të shndërrohet në pluhur.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

<p>i ke marr leje MAPOs ti per publikimin e kesaj ? dhe sigurisht ke marr leje ti per ri-publikim dhe te drejtat e autorit nga &quot;The Economist&quot;&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.