Arkiv-Lajme

Ping-pongu CEZ – Posta Shqiptare

Postuar në 22 Gusht, 2011 03:58

Ka disa muaj që familjeve shqiptare u vijnë fatura elektrike të CEZ-Shpërndarjes, në të cilat ato figurojnë debitorë për pagesa të pakryera në muajt e mëparshëm, ndërkohë që, në fakt, i kanë kryer pagesat. Në qoftë se shkon në një nga qendrat e kujdesit ndaj klientit të kësaj kompanie, mund të konstatosh lehtë se kjo është ankesa numër një e njerëzve të revoltuar që u tregojnë librezën me pagesat e kryera punonjësve të CEZ-it. Dhe cila është përgjigjja standard që ata marrin? “Neve nuk na ka ardhur pagesa, shkoni ankohuni në njësinë e Postës Shqiptare, ku e keni kryer atë”.

Ettore Sequi “in love with Albania”

Postuar në 22 Gusht, 2011 03:27

Në një libër të diplomatit italian të njohur si peacekeeper, Andrea Angeli-t, ndërsa flitet për Afganistanin, përmendet si rastësisht Shqipëria. Dhe përmendet në mënyrën më të pabesueshme. Autori i librit me titull Senza Pace rrëfen se ish ftuar në rezidencën e ambasadorit italian në Kabul, dhe ndërsa përshkruan sallën ku ishin ulur për të darkuar nja 30 vetë, pasi flet për mbulesën e tryezës të bërë nga duar afganesh, thotë se në mure syri të zinte ca maska veneciane të bëra nga artizani i shkëlqyer shkodran Edmond Agoni.

Shqipëria, Coolio’s Paradise

Postuar në 22 Gusht, 2011 02:58

Këngëtarët dikur në modë ,e që tani kanë dalë prej saj, gjithmonë do ta kenë Shqipërinë. Kjo duke perifrazuar edhe historianin britanik Tomothy Garton Ash, i cili një artikull të vetin në të përditshmen britanike The Guardian, ku fliste për George W. Bush-in dhe trashëgiminë e tij politike në Amerikë dhe botë, e mbyllte me “ai gjithmonë do të ketë Shqipërinë”. E kishte fjalën për pritjen atipike që shqiptarët i bënë Presidentit kontrovers amerikan ndërkohë që pjesa tjetër e Europës e priste me protesta.

Partia zvicerane: Kosovarët jashtë!

Postuar në 21 Gusht, 2011 13:03

Një parti politike zvicerane SVP/UDC ka filluar një fushatë antiemigracion në shtypin e shkruar të vendit nën logon “Disa kosovarë therin një zviceran”. SVP/UDC e ka lidhur drejtpërdrejt iniciativën e saj «Stop emigracionit masiv» me aktet e dhunës të shtetasve kosovarë në Pfäffikon dhe në Interlaken. Gazetat zvicerane të së dielës i kanë bërë vend në faqet e tyre një reklame me pagesë të SVP/UDC me moton në fjalë. Droja e instrumentalizmit të incidenteve të fundit të dhunshme nga ana e partisë së djathtë më në fund është kthyer në realitet.

Kryqëzatë e vështirë kundër korrupsionit

Postuar në 21 Gusht, 2011 04:25

Tetë muaj pas ardhjes në fuqi, kryqëzata kundër korrupsionit i ka dhënë frutet e saj për presidenten e Brazilit.  “The Economist” raporton se Presidentja Dilma Rousseff ka patur ngritje në barometrin e opinionit publik, por ndërkohë, kryqëzata e saj i ka krijuar armiq të shumtë politikë brenda koalicionit që e mbështet në parlament. Ajo ka shkarkuar njerëz të fuqishëm politikisht, përfshirë dhe ministra, fill pas publikimit në media të dyshimeve për skema korruptive.

Përthyerje të neo-osmanizmit në Kosovë

Postuar në 21 Gusht, 2011 03:08

“Armiku më i madh i popullit serb është elita e tij”, ka thënë Gj. Gjorgjeviç, regjizor serb. Kësaj fraze i referohet Arbër Xhaferri në një intervistë dhënë për Shekullin, në të cilën ai ngre zërin kundër një si marëveshje të arritur midis ministrisë turke të arsimit dhe ministrisë shqiptare lidhur me rishikimin e teksteve shkollore të historisë, ku pushtimi otoman përshkruhet e cilësohet si një …. pushtim otoman.

Gorbaçov: KGB më përgjonte gjatë gjithë kohës

Postuar në 20 Gusht, 2011 11:52

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Mihail Gorbaçov, ish-Sekretari i Parë i Bashkimit Sovjetik rrëfen se apartamenti i tij përgjohej. “Kur po nxirrja plaçkat nga apartamenti im në Moskë gjeta përgjues nëpër mure. Ata më përgjonin gjithë kohën”, shprehet Gorbaçov. Gjatë intervistës ai jep edhe detaje të momenteve kyçe për të dhe Bashkimin Sovjetik. Ai rrëfen se si kur i duhej të fliste për diçka me rëndësi dilte për shëtitje me bashkëshorten në daçan e tij nga frika e përgjimeve të KGB-së.

I burgosuri shqiptar hedh në gjyq gjykatësin australian

Postuar në 20 Gusht, 2011 11:46

Një shqiptar i dënuar për shpërndarje kanabisi në Australi hedh në gjyq një gjykatës për shkak se vitin e shkuar vendosi që ai mund të jetë një vrasës i arratisur nga Shqipëria me identitet të rremë dhe duhej deportuar në atdhe. Valentin Marku, i burgosur nën akuzën e shpërndarjes së drogës, paditi Peter Lauritsen-in, nënkryetar i Gjykatës së Victoria-s në Australi.

Ç’do të thotë klasifikimi B1 i Moody's për obligacionet e thesarit shqiptar?

Postuar në 20 Gusht, 2011 08:32

Moody's, një nga tre kompanitë më prestigjioze në botë për klasifikimin e obligacioneve shtetërore, publikoi dje raportin për obligacionet e thesarit shqiptar. Ajo i renditi ato në nivelin B1, me motivacionin: “Ky klasifikim merr parasysh nivelin e ulët të fuqisë ekonomike, financiare dhe institucionale të qeverisë shqiptare, si dhe ndjeshmërinë afat-mesme ndaj rreziqeve ekonomike-financiare” Sipas Moody's, probabiliteti për ndryshimin e këtij klasifikimi është i vogël gjatë vitit që vjen (stable outlook). Por ç’do të thotë klasifikimi B1 i Moody's?

Shifrat e qeverisë përgënjeshtrojnë optimizmin e saj

Postuar në 20 Gusht, 2011 03:40

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme