Arkiv-Lajme
Debati për ndryshimet kushtetuese është një humbje kohe?
“Në mënyrën më të papritur e më të çuditshme po zhvillohet një debat mbi ca ndryshime kushtetuese, të cilat praktikisht nuk kanë për të ndodhur për shkak të refuzimit të prerë që vjen nga kampi i maxhorancës; është një debat që e kanë hapur socialistët në mënyrë aspak inteligjente, dhe po e mbajnë ndezur berishianët për qëllimet e tyre”, këtë thotë pak a shumë Skënder Gjinushi në një intervistë televizive.
Kompania ACR është e preferuara e Rulit?
Autokratët nuk mund të pranohen në BE
Në një editorial të djeshëm, gazeta “Washington Post” analizonte dyfytyrësinë e presidentit të Ukrainës, në lidhje me synimin e tij të deklaruar për integrimin e vendit të vet në BE. Kur konkuroi për president, Viktor Janukoviç premtoi se do të punonte për integrimin e Ukrainës në BE, gjë që bizneset e mëdha dhe shumica e qytetarëve të vendit të tij e dëshirojnë. Por ai gjithashtu po sillet si një autokrat - synon të përqëndrojë sa më shumë pushtet në duart e veta dhe të persekutojë sa më shumë kundërshtarë të tij në politikë dhe media, thekson editoraili i sipërcituar.
Serbët po mësohen pa Kosovën
Britanikët vlerësojnë policinë e tyre
Libra historie të kundërt në Kosovë
Misioni i arsimimit ndërkulturor të OSBE-së në Kosovë kërkon që minoritetet dhe shumicat të mësojnë për kulturën e njëri-tjetrit, historinë përkatëse, si dhe vlerën e tolerancës dhe pluralizmit. Gazetarja kosovare Linda Karadaku e "Southeast European Times" ka intervistuar disa nxënës kosovarë të kombësive dhe prejardhjeve etnike të ndryshme, për të zbuluar se sa i afrohet situata standardeve të OSBE-së.
Ndryshon skema e taksimit të makinave
LSI-ja mban distancë nga Tavo; është njësh me Vasilin
Vazhdon saga e protestës së minatorëve
Saga e protestës së minatorëve nuk po jep shenja se mund të marrë fund. Përkundrazi, situata bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Kompania ka dështuar në përpjekjet për të organizuar takime në vende, që nuk quhen Bulqizë (Tiranë, Peshkopi, etj). Minatorët e grevës nën tokë dhe përfaqësuesit e tyre mbi tokë, në kundërshtim me atë që është pritur, nuk kanë demonstruar deri në këtë moment asnjë shenjë dobësie apo tërheqjeje, megjithë presionet e natyrave të ndryshme, që bien mbi ta. Në vend të tërheqjes, kanë përshkallëzuar protestën duke bllokuar për disa orë rrugën nacionale.
Komandanti i UÇK-së, Geci, dënohet për krime të luftës
Sabit Geci, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve në Shqipërinë e veriut, u dënua me 15 vjet burgim nga një gjykatë e qarkut e Mitrovicës, raporton SETimes.com.