LSI-ja mban distancë nga Tavo; është njësh me Vasilin

Postuar në 12 Gusht, 2011 04:11

Vangjel Tavo, nuk po merr përkrahjen që ka pritur në kritikat që ka artikuluar në adresë të ministrit të shëndetësisë, Petrit Vasili. Linja zyrtare e LSI-së i skualifikoi këto kritika si sulme personale, me të cilat askush nuk ka ndërmend të merret. Luan Rama ka bërë dje një nga deklaratat më pak ndërdyshëse të jetës së vet, kur ka thënë, se “janë të papranueshme të gjitha sulmet që marrin karakter personal”. Më poshtë iu kthye, megjithatë, stilit të vet; tha diçka, që duhet dekriptuar: “ne kemi tani fushatën e zgjedhjeve në parti, dhe kjo fushatë do jetë edhe një fushatë debatesh e analizash të detajuara, në të cilën zoti Tavo ka të gjitha hapësirat e nevojshme”.

Një gjë kuptohet shumë qartë në këtë histori: LSI-ja ka marrë anën e Vasilit. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim pas kritikave të Tavos, ndërsa ish-deputeti socialist nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin e gjendjes së vështirë të sektorit të shëndetësisë në vend; ai është shtyrë dhe në akuza për korrupsion.

E.G.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Do te behet minister ai spiuni grekut , Tavo--Por ata te LSI-se jane dobica ,
nuk i hhane kollaj ato hilete prej kauri qe ben Tavo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.