Arkiv-Lajme
Tavo e Koka, një LMN brenda LSI-së?!
Më pak taksa, më shumë vende pune? “Është një gjepur”, thotë W. E. Buffett
Një nga njerëzit më të pasur të botës, industrialisti i njohur Warren E. Buffett, kish shkruar një artikull për të përditshmen amerikane New York Times, me titull “Stop Coddling the Super-Rich” (Mjaft me ledhatimet për super pasanikët). Është pak atipike, apo jo? Ka plot të pasur, që derdhin shuma të mëdha parash për qëllime filantropike, apo në promovim e në mbrojtje të kauzave të tjera me interes nacional, publik apo planetar, por një miliarder që thotë “hej, pse s’na taksoni aq sa taksoni të tjerët, madje edhe më shumë se të tjerët”, është një gjë e rrallë.
Krimi i Korçës i ka tronditur të gjithë
Pengesa për integrimin e Malit të Zi në BE
Rritje e turizmit në Kroaci
“Agence France Presse” njofton se këtë vit Kroacia mund të thyejë rekordin e numrit të turistëve që kanë vizituar vendin. Sipas agjencisë franceze, në periudhën janar-korrik, kanë vizituar Kroacinë 6,2 milion turistë, ose 450 mijë më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këta turistë kanë fjetur mesatarisht nga 3,2 netë në Kroaci. Vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan rreth 3 milionë turistë, ose 3% më shumë se korrikun e vjetshëm.
Deputeti Xhepa: greva është ok, sindikatat po e përdorin
Britanikët janë duke pyetur veten: pse e gjithë kjo?
Gazeta New York Times kish sot një shkrim me titull “Britanikët nuk e dinë ende ‘pse-në’ e asaj që ndodhi”. Në fakt, shumë vetë kanë mbetur të topitur nga kronika të çuditshme, që flasin, fjala vjen, për Natasha Reid-in, 24 vjeç, një veprimtare sociale, e cila iu bashkua tollovisë, u fut në një dyqan paisjesh elektronike, e vodhi një televizor që kushtonte 500 stërlina, për Nicolas Robinson-in, një student inxhinierie, që vodhi disa shishe uji (‘e bëri se kish etje”, thotë avokati i tij kot më kot), apo për një djalë 11 vjeçar që vodhi një kosh plehrash.
Ikën Tom Countryman; vjen Philip Reeker
Autokratët nuk mund të pranohen në BE
Në një editorial të djeshëm, gazeta “Washington Post” analizonte dyfytyrësinë e presidentit të Ukrainës, në lidhje me synimin e tij të deklaruar për integrimin e vendit të vet në BE. Kur konkuroi për president, Viktor Janukoviç premtoi se do të punonte për integrimin e Ukrainës në BE, gjë që bizneset e mëdha dhe shumica e qytetarëve të vendit të tij e dëshirojnë. Por ai gjithashtu po sillet si një autokrat - synon të përqëndrojë sa më shumë pushtet në duart e veta dhe të persekutojë sa më shumë kundërshtarë të tij në politikë dhe media, thekson editoriali i sipërcituar.
Debati për ndryshimet kushtetuese është një humbje kohe?
“Në mënyrën më të papritur e më të çuditshme po zhvillohet një debat mbi ca ndryshime kushtetuese, të cilat praktikisht nuk kanë për të ndodhur për shkak të refuzimit të prerë që vjen nga kampi i maxhorancës; është një debat që e kanë hapur socialistët në mënyrë aspak inteligjente, dhe po e mbajnë ndezur berishianët për qëllimet e tyre”, këtë thotë pak a shumë Skënder Gjinushi në një intervistë televizive.
