Kryqëzatë e vështirë kundër korrupsionit

Tetë muaj pas ardhjes në fuqi, kryqëzata kundër korrupsionit i ka dhënë frutet e saj për presidenten e Brazilit. “The Economist” raporton se Presidentja Dilma Rousseff ka patur ngritje në barometrin e opinionit publik, por ndërkohë, kryqëzata e saj i ka krijuar armiq të shumtë politikë brenda koalicionit që e mbështet në parlament. Ajo ka shkarkuar njerëz të fuqishëm politikisht, përfshirë dhe ministra, fill pas publikimit në media të dyshimeve për skema korruptive. Gjithashtu ajo ka këmbëngulur që në poste teknike të vihen teknokratë të zotë dhe jo njerëz të propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës.
Këtë vjeshtë do të shihet nëse përkrahja popullore që ka presidentja, si rezultat i kryqëzatës së saj anti-korrupsion, do të ushtrojë trysninë e mjaftueshme në parlament për të kaluar një ligj që i jep qeverisë të drejtën për përdorimin e 20% të buxhetit pa aprovim paralamentar. Ky ligj kërkon 3/5 e votave si në dhomën e deputetëve dhe në senat.
E.Z.
Add new comment