Partia zvicerane: Kosovarët jashtë!

Një parti politike zvicerane SVP/UDC ka filluar një fushatë antiemigracion në shtypin e shkruar të vendit nën logon “Disa kosovarë therin një zviceran”. SVP/UDC e ka lidhur drejtpërdrejt iniciativën e saj «Stop emigracionit masiv» me aktet e dhunës të shtetasve kosovarë në Pfäffikon dhe në Interlaken. Gazetat zvicerane të së dielës i kanë bërë vend në faqet e tyre një reklame me pagesë të SVP/UDC me moton në fjalë. Droja e instrumentalizmit të incidenteve të fundit të dhunshme nga ana e partisë së djathtë më në fund është kthyer në realitet. Reklama që figurativisht ilustrohet me një radhë këmbësh që shkelin mbi një platformë të kuqe ku shtrihet flamuri i bardhë zviceran shoqërohet edhe me fjalët: Këto, pra, janë pasojat e imigrimit masiv, kur ne e humbim kontrollin. Disa kosovarë therin një zviceran (…) Mundësit amatorë Roland G. (38 vjeç) dhe Karl Z. (45 vjeç) janë ulur më 15 gusht në taracën e një lokali në Interlaken të Bernës. Një taksi ndalet paprimtas dhe dy kosovarë (33 dhe 31 vjeç) dalin nga vetura. Fillojnë t’ i provokojnë dy zviceranët. «Zviceranë muti ! Të poshtër !», sipas një dëshmitari okular. Mundësi, fitues i dymbëdhjetë medaljeve, Karl Z. pyet: «Ç’po ndodh?» Njëri nga kosovarët nxjerr thikën dhe e ther në qafë zviceranin». Nuk është hera e parë që SVP/UDC përdor fushata të tilla emigracion ku në qendër janë emigrantë shqiptarë nga Kosova të mbërritur në këtë shtet në disa valë dyndjesh, më e fundit prej të cilave ajo pas spastrimit etnik serb në vitin 1999. Teksti i reklamës në fjalë përmban një titull provokues me mesazh përgjithësues, i cili mund të ngjallë frikë si dhe t’i shtojë paragjykimet ndaj kosovarëve dhe të huajve të tjerë.
L.A.
Comments
Fabrikuesi i ketij lajmi nuk
Fabrikuesi i ketij lajmi nuk informon se ne cilen gazete (apo gazeta) e ne cilen te diele e ka pare reklamen (te dielen e para 21 gushtit kur eshte botuar ky lajm tek RP e gjithe ditet deri sot, NZZ dhe Tages Anzeiger qe une kam neper duar, psh, nuk kane botuar nje reklame te tille)? Pllakati i SVP qe perflitet ne artikull ka kohe qe eshte varur neper muret anash rrugeve, qe perpara incidentit te dy vellezerve kosovare me Schwingerin Karl Z. (Zingrich). Karl Zingrich vete eshte politikan i SVP dhe nuk ka thene dicka te tille ne shfaqjet e tij te fundit publike pas qepjes se plages. (PS: nuk eshte "nje parti zvicerane SVP", por partia zvicerane SVP!)
nuk eshte e vertete fare, dhe
nuk eshte e vertete fare, dhe me vjen keq qe edhe respublica ka gazetare injorente qe nuk ja kane idene gjeografise...INTERLAKEN sa per dijeni eshte nje qytet ne Zvicer jo Interlaken te Bernes,
Se pari KRIMI MAKABER VERTETE KA NDODHUR dhe ka habitur gjithe njerezit dh kriminelet ishin kosovare, por nuk eshte e vertete aspak qe janre botuar reklama te tilla sic i pershkruani ju, perkundreazi shtypi zvicerian ka qene plot me solidarizime te kosovareve qe jetojne ne Zvicer me viktimen dh familjen e tij, shume prej kosovareve kane denuar krimin dh i kane ofruar ndihme familjes se viktimes i cili fatmiresisht nuk vdiq. Biles shume kosovare kane ofruar te punojne fala ne fermen e viktimes deri sa ai te aftesohet...turp per ju qr genjeni.
Te komentosh me emnin
Te komentosh me emnin "Anonim" nuk asht burrni, por asht te gjuejsh te tjeret mbas gardhit, gja qe bjen ne kundershtim me traditen shqiptare ball-perball.
Pamvarsisht nga ndonji informacion jo i sakt qe eventualisht mund te jete dhane ne kete artikull, asht turp per shqiptart/kosovart te bajne krime te tilla ndaj nji populli te qytetnuem dhe mikprites, ku kosovart ne momentet ma te veshtira kan gjete siguri dhe strehim.
Ne kete pike duhet te perqendrohej komenti e jo ne aspektet ansore.
Zoti Paul Tedeschini mos
Zoti Paul Tedeschini mos eshte gje burrni te komentosh si puna jote me emer te rreme....une mendoj qe anonom eshte me mire, po nejse nuk ka rendesi, une doja vetem te komentoja pak deklaraten tende: ..."gja qe bjen ne kundershtim me traditen shqiptare ball-perball"
per cfare tradite shqiptare e kemi fjalen ju mor, une jam shqiptar dhe e njoh fare mire kete rrace te pabese e injorante, per cfare tradite na flet ti, nga shkrimi dukesh si malok, mos valle po na flet per traditen e pabesise se malesoreve sepse vetem bese nuk kane...vrasin njeri tjetrin pas shpine me plumba e me fjale.
Add new comment