I burgosuri shqiptar hedh në gjyq gjykatësin australian

Një shqiptar i dënuar për shpërndarje kanabisi në Australi hedh në gjyq një gjykatës për shkak se vitin e shkuar vendosi që ai mund të jetë një vrasës i arratisur nga Shqipëria me identitet të rremë dhe duhej deportuar në atdhe. Valentin Marku, i burgosur nën akuzën e shpërndarjes së drogës, paditi Peter Lauritsen-in, nënkryetar i Gjykatës së Victoria-s në Australi. Marku nuk pranon të jetë dikush i quajtur Agustin Lleshaj i dënuar në Shqipëri për vrasje dhe i arratisur nga burgu pas trazirva të 97-ës dhe të dërgohet mbrapsht kur t’i mbarojë dënimi në Australi në vitin 2013. Gjykatësi, bashkë me një përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Supreme më 31 gusht, njofton gazeta Herald Sun. Vjet, gjatë një seance gjyqësore, gjykatësi i paditur nga Marku mori në shqyrtim një kërkesë nga shteti shqiptar sipas të cilit i dënuari ishte në fakt Agustin Lleshaj, një i kërkuar nga policia e vendit ballkanik prej vitesh. Ai ishte arratisur nga burgu ku gjendej me një sentencë 25-vjecare për vrasje. I arratisuri, në gjak me një familje tjetër, kishte vrarë një person në vitin 1994.
L. A.
Add new comment