Shqipëria, Coolio’s Paradise

Postuar në 22 Gusht, 2011 02:58

Këngëtarët dikur në modë ,e që tani kanë dalë prej saj, gjithmonë do ta kenë Shqipërinë. Kjo duke perifrazuar edhe historianin britanik Tomothy Garton Ash, i cili një artikull të vetin në të përditshmen britanike The Guardian, ku fliste për George W. Bush-in dhe trashëgiminë e tij politike në Amerikë dhe botë, e mbyllte me “ai gjithmonë do të ketë Shqipërinë”. E kishte fjalën për pritjen atipike që shqiptarët i bënë Presidentit kontrovers amerikan ndërkohë që pjesa tjetër e Europës e priste me protesta. Njëfarësoj kështu edhe për këngëtarët ose ish-at e mëdhenj a të mesëm të skenës muzikore botërore. I fundit duket se është Coolio, autori i një motivi të dashur për shqiptarët e fillimviteve ’90 “Gangstas Paradise”. Ai vjen në Shqipëri për një koncert këto ditë; vite e vite pasi emri i tij nuk figuron më në asnjë hit-parade, top-listë apo ndoshta edhe memorie. Megjithatë ai vjen këtu zëshëm me atë hitin e para 20 viteve. Nuk është i pari e as do jetë i fundit. Kemi pritur Scorpions, DJ Bobo e të tjerë. Na është premtuar edhe Lady Gaga e ndonjë tjetër këngëtare relevante, por deri atëhere kemi të perënduarit e botës muzikore. Këngëtarët e huaj janë si orkat që shkojnë për të vdekur në një vend të caktuar. Ata gjithmonë do të kenë Shqipërinë…

L.A.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

A dijme tia perplasim kujt deren turinjeve?!Mbase nuk kemi dere fare...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.