Gorbaçov: KGB më përgjonte gjatë gjithë kohës

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Mihail Gorbaçov, ish-Sekretari i Parë i Bashkimit Sovjetik rrëfen se apartamenti i tij përgjohej. “Kur po nxirrja plaçkat nga apartamenti im në Moskë gjeta përgjues nëpër mure. Ata më përgjonin gjithë kohën”, shprehet Gorbaçov. Gjatë intervistës ai jep edhe detaje të momenteve kyçe për të dhe Bashkimin Sovjetik. Ai rrëfen se si kur i duhej të fliste për diçka me rëndësi dilte për shëtitje me bashkëshorten në daçan e tij nga frika e përgjimeve të KGB-së. Në intervistën për Der Spiegel-in Gorbaçovi flet edhe për momente të tjera politike e personale duke u ndalur sigurisht edhe te Perestrojka për të cilën thotë se do ta lançonte edhe sot ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë si në fund të viteve ’80-të. “Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë kështu”, i thotë ish-shefi komunist të përjavëshmes gjermane duke rikujtuar edhe një varg të Victor Zoi, një rock-er rus, “duam ndryshim”.
L.A.
Add new comment