Arkiv-Lajme të përditësuara

2 vjet nga 21 janari, opozita zhvillon sot homazhe për 4 të vrarët

Postuar në 21 Janar, 2013 02:08

 

Partia Socialiste i ka pasur në qendër të saj dje përgatitjet për tubimin përpara Kryeministrisë paraditen e sotme, në përkujtim të katër jetëve të humbura në 21 janarin e dy vite më parë. Në mbledhjen e kryesisë së socialisteve të mbajtur paraditen e djeshme, u diskutuan hapat e fundit organizative për sa i përket tubimit të sotëm. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë për mediat theksoi se socialistët do të jenë përpara Kryeministrisë për të kërkuar drejtësinë e munguar për këto ngjarje tragjike.

Homazhet për 21 Janarin, policia: Nesër kufizime të qarkullimit rrugor

Postuar në 20 Janar, 2013 13:38

TIRANË - Ditën e nesërme, datë 21 janar 2013, Partia Socialiste e Shqipërisë do të zhvillojë  një tubim homazh për të vrarët e 21 janarit, duke filluar nga ora 10.30’ deri në orën 14.00’, ndërkohë që do të këtë kufizime të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa me qëllim rendin e sigurinë publike, duke kryer edhe disa kufizime të mjeteve në intenerarin ora 10.00 deri më 14.00, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Patos, 1 i vdekur 2 të plagosur në një aksident

Postuar në 20 Janar, 2013 13:35

 

FIER- Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 2 të plagosur pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme.

Aksidenti u shënua në Fier, Patos ku një makinë me targa FR 0879 D, doli nga rruga duke u përplasur me një objekt anash rrugës. Për pasojë, ka mbetur i vdekur pasagjeri, Refat Resuli, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit, Bledar Resuli.

Mes të plagosurve është edhe një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident.

PANORAMA

Isa Mustafa: LDK-në nuk mund ta mposhtë asnjë parti politike

Postuar në 20 Janar, 2013 13:34

Gjilan, 20 janar - Në një akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, lideri i LDK-së, Isa Mutafa tha se vlera më e madhe e kësaj partie është presidenti i saj historik, Ibrahim Rugova. “Vlera më madhe e LDK-së është, ka qenë dhe do të mbetet presidenti i saj historik, Ibrahim Rugova”. Duke folur para aktivistëve të kësaj partie, Isa Mustafa tha se LDK-ja është parti e fortë dhe unike dhe atë nuk mund ta mposhtë asnjë parti tjetër politike. “LDK-në mund ta mposhtin vetëm përçarjet brenda saj, sepse sa herë që kemi qenë të përçarë gjithmonë kemi humbur”, tha ai. 

Mandatet, PD-ja pritet të tentojë marrëveshje pas kundërshtimit të LSI

Postuar në 20 Janar, 2013 13:32

 

Eksperti socialist, Bledi Çuçi: Nuk duhet të kalojnë në Kuvend para vendimit të KQZ

Arben Imami thyen urdhërin e Berishës, nuk hap adresë në…Facebook

Postuar në 20 Janar, 2013 13:30

 

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka thyer urdhërin e Berishës për ministrant e tij, të cilëve u kërkoi që të hapnin adresë në Facebook. Imami, ndryshe nga ministrat e tjerë, ka vendosur që të mos hapë adresë në Facebook. Të paktën për momentin. Aktualisht në Facebook ndodhet një person me emrin e Arben Imamit, por e cila është e rremë.

Ndërkohë, gjithë ministrat e tjerë kanë hapur adresë në Facebook, të cilët kanë arritur të bëjnë disa mijëra fansa së bashku.

Ministrat me faqe në Facebook

 

Ridvan Bode- 2879 fansa

Sokol Olldashi- 1957 fansa

Athinë, shpërthen bomba në qendrën tregtare

Postuar në 20 Janar, 2013 08:04

Një bombë shpërtheu paraditen e së dielës në qendrën tregtare "The Mall", në Athinë. Sipas policisë, bomba shpërtheu rreth orës 10.40 në momentin që në qendrën tregtare ndodheshin më tepër se 200 persona. 

Ka qenë një telefonatë në një faqe lajmesh interneti e në vazhdim në gazetën Elefterotipia që ka paralajmëruar për vendosjen e bombës. Forca të shumta të policisë mundën të evakuonin vizitorët e qendrës tregtare. Në rrethana që ende nuk dihen, në momentin e shpërthimit të bombës u plagosën lehtë dy roje sigurie të ndërtesës.

Rama: Nesër, një tjetër 21 janar pa drejtësi

Postuar në 20 Janar, 2013 08:02

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke iu referuar 2- vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, tha se nesër është një tjetër 21 janar pa drejtësi. Ai tha se kjo është një nga ato plagë që kombet nuk  mbyllin dot me sytë e harresës, duke shtuar se, do të bëhet çmos që kjo plagë të shërohet përmes drejtësisë.

Berisha, Serbisë: Të rënët tanë nuk vdesin kurrë

Postuar në 20 Janar, 2013 08:01

 

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha reagoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook lidhur me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, duke e cilësuar këtë një akt , i cili dëshmon edhe njëherë se bashkimi i kombisht shqiptar është vendimtar për të ardhmen.

Reforma e Kuvendit, peng i një fjale, Dokle: Ende larg konsensusit

Postuar në 20 Janar, 2013 07:59

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara