Arkiv-Lajme të përditësuara

Presidenti Nishani flet si anëtar i PD-së: Tre ligjet, kushti kryesor për statusin

Postuar në 22 Janar, 2013 13:01

 

Presidenti Bujar Nishani, në veprimtarinë e tij të deritanishme, nuk e ka fshehur dot faktin e përkatësisë së tij partiake. Gjatë një takimi që ai ka mbajtur gjatë ditës së sotme me ambasadorët e BE-së, Nishani, ashtu si PD dhe Berisha, ka thënë se miratimi i tre ligjeve është kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë.

Meta: Koalicion për vendin, jo për interesin e LSI

Postuar në 22 Janar, 2013 12:59

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha sot se do të jetë Konventa e LSI-së dhe 2300 delegatët e saj që do të vendosin për koalicionin e LSI-së.

Duke bashkëbiseduar me studentë, Meta tha se LSI do të gjykojë më shumë përgjegjësi, duke u nisur nga interesi i vendit dhe jo nga interesat e LSI-së.

Një gjë dua të siguroj, tha Meta, që me 23 qershor do të jemi më shumë se “kingmaker”

Beogradi ashpërson tonet me Tiranën: Berisha, deklarata destabilizuese

Postuar në 22 Janar, 2013 12:57

 

Beogradi i cilësoi jo koherente dhe destabilizuese deklaratat e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë pas heqjes së përkujtimores së dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.

Nëpërmjet një komunikatë zyrtare, Ministria e Jashtme serbe deklaron se deklaratat Ministria e Jashtme serbe konsideron se fjalori i përdorur nga Kryeministri Berisha nxit destabilitetin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në vendet fqinje ku banojnë shqiptarë.

Çekia kërcënon Shqipërinë me integrimin europian pas heqjes së licencës së CEZ

Postuar në 22 Janar, 2013 12:56

 

Kryeministri i Çekisë deklaroi sot se vendimi i Shqipërisë për të revokuar licencën e CEZ Shpërndarje tregon për një trajtim të keq të investitorëve të huaj nga ky vend dhe mund të pengojë shpresat e Shqipërisë për të marrë mbështetjen e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, bën të ditur media çeke.

“Republika e Çekisë nuk mund të injorojë përqasjen [e Shqipërisë] ndaj një investitori çek në kontekstin e aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar [në Bashkimin Europian]“, tha Necas.

LSI: Vota jonë nuk ishte kundër Zana Xhukës (mos ishte kundër Topallit?)

Postuar në 22 Janar, 2013 12:55

 

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, deklaroi sot se vota e partisë së tyre kundër kryetares së re të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk ka qenë votë kundër PD dhe as votë kundër Zana Xhukës, që u zgjodh në këtë post.

Krimi e siguria, Rama: Më keq se asnjëherë, pas ’97. Lufta me krimin, si lojë futbolli e shitur

Postuar në 22 Janar, 2013 07:52

 

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se siguria e qytetarit shqiptar është më keq se asnjëherë tjetër pas vitit ’97, nderkohe qe lufta me krimin, sipas tij, eshte si nje loje futbolli e shitur nga drejtuesit e skudres.

Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, ai duke iu referuar shifrave deklaroi se situata është tërësisht jashtë kontrollit.

Meta: I qëndrojmë paktit 4-vjeçar me PD-në

Postuar në 22 Janar, 2013 07:50

 

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, konfirmoi se nuk do të dalë nga qeveria para zgjedhjeve. Ai e cilëson politikën e heqjes së taksave nga Rama si demagogji

 

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, pohoi dje se do t’i qëndrojë marrëveshjes 4-vjeçare të koalicionit me PD-në. I ftuar në emisionin “Zip” në Vizion Plus, Meta ka përsëritur se vendimi për rreshtimin e LSI në zgjedhje do të merret në prill, ndërkohë që e ka cilësuar demagogji fushatën e PS-së për heqjen e taksave.

Llalla-Leskaj: Bashkëpunimi i ngushtë KLSH-Prokurori, hetim çdo zyrtari të korruptuar

Postuar në 22 Janar, 2013 07:47

 

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pritur në një takim ditën e sotme, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, të cilin e ka garantuar se organi i prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhur me çështjet e zyrtarëve që abuzojnë në ushtrimin e detyrave publike.

Nga ana e tij, edhe kryetari i KLSH, Leskaj shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për bashkëpunim të vazhdueshëm me organin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në administratën shtetërore

Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame

Postuar në 22 Janar, 2013 07:45

 

Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame. Në mbledhjen e sotme të komisionit janë përzgjedhur edhe dy relatorët, të cilët do të merren me shqyrtimin e rezolutës çame, Fatbardh Kadilli nga PD-ja dhe Qemal Minxhozi nga PS-ja, raporton Ora News.

Deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan më 10 dhjetor 2012 në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.

Nis të prishet edhe mozaiku në ballë të Muzeut Kombëtar

Postuar në 22 Janar, 2013 07:44

 

Jeta e skenës masive me luftëtarë burra e gra, ilirë me parzmore e partizanë  me pushkë, që gjendet në ballin e Muzeut Kombëtar, duket se nuk është e gjatë. Një numër i madh pllakëzash të tij janë gjetur dje në mëngjes në rrugë.

“Edhe ne i kemi parë copëzat e rëna të mozaikut. Ai ka vite që është në gjendje të keqe. Janë konstatuar problemet që ka dhe dihet që dëmtimi është tërësor, çka e kanë deklaruar specialistët që e kanë parë nga afër”, ka deklaruar për GSH drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara