Meta: Koalicion për vendin, jo për interesin e LSI

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha sot se do të jetë Konventa e LSI-së dhe 2300 delegatët e saj që do të vendosin për koalicionin e LSI-së.
Duke bashkëbiseduar me studentë, Meta tha se LSI do të gjykojë më shumë përgjegjësi, duke u nisur nga interesi i vendit dhe jo nga interesat e LSI-së.
Një gjë dua të siguroj, tha Meta, që me 23 qershor do të jemi më shumë se “kingmaker”
“Kokëfortësia, raportet personale mund të të çojnë në një vendim të gabuar. Ne nuk jemi në politikë për të larë hesapet. Ne jemi një politikë për të dhënë zgjidhje më të mira për ata që na votojnë. LSI ka treguar se është një forcë që nuk do t’i shërbejë konflikteve por bashkëpunimet. Ne kemi humbur statusin, për arsye të mosbashkëpunimit. E kanë humbur shqiptarët, dhe jo vetëm qeveria dhe opozita.”- u tha Meta studentëve.
PANORAMA
Add new comment