Arkiv-Lajme të përditësuara
Dënohen dy policë, i prekën gruan biznesmenit gjatë kontrollit të makinës
“Të prek, dhe jo vetëm të prek, por të thyej në mes”. Me këtë fjalë dhe me disa goditje me shkop në duar i janë drejtuar një qytetari dy efektivë policie të Komisariatit Nr. 2 Tiranë.
Gjithçka ndodhi teksa policët po i kontrollonin dokumentet e automjetit tregtarit, dy orë pas mesnate, në një nga rrugët e kryeqytetit, raporton Panorama.
Preshevë, policia serbe heq lapidarin e UÇPMB
Forcat speciale të xhandarmerisë serbe sot në mëngjes kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur në qendër të Preshevës.
Rrugët e qytetit kanë qenë të bllokuara nga një numër shumë i madh i forcave speciale të policisë serbe, raporton Presheva.com.
Xhandarmeria mori me vete edhe përmendoren dhe pastaj u largua nga qendra e Preshevës.
PANORAMA
Debati për arrestin Ish-ministri i Perusë kërkon azil politik në Shqipëri
Tiranë Ish-ministri i kërkuar nga Peruja, Augusto Blacker Miller është tashmë një azilkërkues në Shqipëri. Biznesmeni që mblodhi rreth vetes shumë dyshime e u kthye madje në objekt akuzash në arenën politike shqiptare, rezulton të ketë kërkuar strehim pranë autoriteteve shqiptare të Migracionit. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme i tha dje MAPO-s se kërkesa për azil në Shqipëri është bërë nga vetë Miller pak ditë pas publikimit të lajmit se ai kërkohej me ngulm nga vendi i tij i origjinës.
Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja
Shumica e demonstruesve kishin zënë gojët dhe hundët me shalle dhe shami, ca të tjerë duke përdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin të ngathët e të turbulluar si në gjendje nokdauni. Gjithë ai shkretim dhe ngadalësim i botës rreth e rrotull sillte diçka nga imazhet e një shpërthimi kimik. Njerëzit dukeshin sikur po përpiqeshin të dilnin nga një jerm, nga një përçudnim.
FONDI ENIGMATIK
Paratë që do t’i mbledhin Doganat e Kosovës në Veri, nuk do të shkojnë direkt në fondin për zhvillim të kësaj pjese. Sipas marrëveshjes, Qeveria do të ndajë mjete varësisht nga nevojat ekonomike dhe sociale të qytetarëve atje. Por institucionet e nuk sqaruan se cilat janë shumat që do t’i ndahet për komunitetin serb që jeton përtej Ibrit.
Si në Han të Elezit si në Jarinje, njëjtë do funksionojnë pikat doganore. Kamionët me mallra nga Serbia do t’u nënshtrohen të njëjtave procedura doganore si ata nga Maqedonia, Shqipëria e shtetet tjera të rajonit.
Fillojnë aktivitetet e inaugurimit të Obamës
Ne SHBA nisin aktivitetet për inaugurimin e presidentit amerikan Barak Obama. Katër vjet më parë, Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, filluan traditën e Ditës Kombëtare të Shërbimit gjatë fundjavës së Inagurimit.
Presidenti Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe familjet e tyre do ta vazhdojnë këtë traditë sot, ashtu si amerikanë të tjerë në 50 shtetet e vendit, që do të marrin pjesë në aktivitete të shërbimit vullnetar në komunitetet e tyre.
Fondi për veriun bashkon Kosovën dhe Serbinë
Prishtinë, 19 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai Serbisë, Ivica Daçiq, janë marrë vesh që t`i bashkojnë paratë e Kosovës dhe ato të Serbisë në një fond të vetëm. Fondi, sipas burimeve të gazetës, fillimisht do të jetë rreth 16 milionë euro. Ai do të menaxhohet nga përfaqësues të BE-së, por informata për mirëmbajtjen e tij do të kenë të dyja qeveritë: edhe e Serbisë, edhe e Kosovës. Ndërsa përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të kenë të drejtë që të bëjnë kërkesa për investimet më me prioritet në atë pjesë të Kosovës.
Meta: Shqipëria ka humbur shumë trena për në Evropë
Shqipëria ka humbur shumë trena për Evropë, për shkak të politikës. Deklarata u bë nga kreu i LSI-së Ilir Meta nga Saranda . Ai apelon që palët të gjejnë konsensusin e duhur në mënyrë që të miratojnë 3 ligjet e kërkuara nga BE. Meta theksoi se reformat e kërkuara që i hapin dritën jeshile të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane presin vetëm vullnetin pozitiv të partive. “Integrimi në BE nuk është qëllim por rruga e vetme për Shqipërinë”, theksoi Meta.
MAPO
Rama në Kroaci, takime për detajimin e programit të Rilindjes
Kryesocialisti Edi Rama ka vizituar Zagrebin ku ka zhvilluar një takim me Institutin e Financave Publike, me të cilin do të bashkëpunohet për detajimin e programit të Rilindjes Kombëtare.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Korrespondenca me biznesmenin Ansar, shkarkohet ambasadori Banaj
Admir Banaj është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Emri i zotit Banaj u bë i njohur mesin e muajit dhjetor, kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.