Arkiv-Lajme të përditësuara
Panariti, ambasadorit grek: Të shfuqizohet ‘Ligji i Luftës’
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka kerkuar nga ambasadori grek ne vendin tone bashkepunim per nje zgjidhje te pranueshme per ujerat detare dhe shfuqizimin nga Greqia te ligjit te luftes.
Kerkesa eshte bere gjate takimit te perbashket te mbajtur sot ne Ministrine e Jashtme, ku Panariti priti Ambasadorin e ri të Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.
Berisha: Rama mbledh fundërrinat, PD do të fitojë zgjedhjet
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar angazhimin maksimal të drejtuesve të PD-së për të arritur një fitore në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një takim me të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike dhe ato të Grup Seksioneve, kreu i PD-së theksoi se data 23 Qershori duhet të jetë një 22 mars i vërtetë.
Kreu i Pasurive, zv/ministrja në garë me prokurorin e Ramiz Alisë
Fejzi Braushi
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni lë nesër spitalin, do të përballet me të dyshuarit në polici
Gjendja shëndetësore e gjyqtares Mirela Mishgjoni është stabilizuar dhe mjekët kanë pohuar se nesër ajo mund të lërë spitalin. Gjyqtarja po trajtohet në repartin e ORL-së në spitalin e Vlorës dhe plagët e marra në sy dhe gojë nuk shfaqin probleme serioze.
Binjakëzimi i bashkive, Basha: Bashkëpunim i vërtetë i komuniteteve, jo thjesht akt simbolik
TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka vlerësuar sot projektin më të ri të BE për binjakëzimin e bashkive, si një dritare të re për bashkëpunimin e ngushtë jo vetëm brenda vendit, por edhe me gjithë anëtaret e huaja pjesë e projektit.
Mungon boja e printerit, në rrezik certifikatat dhe listat e zgjedhësve
Pranga në Tiranë kreut të “Bandës së kromit
- Skuadra operacionale ka arrestuar 33-vjeçarin Ilirjan Jangulli nga Bulqiza, i kërkuar për vrasjen e një personi, plagosjen e 2 të tjerëve si dhe për grabitje me armë të tonelatave me krom
Publikuar më 17.01.2013 | 9:36
Tiranë, gjendet i pajetë një 40-vjeçar, policia nis hetimet
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, ai është identifikuar si Fatos Kaloçi. Burri është gjetur në mes të rrugës, pa shenja jete, nga kalimtarët e rastësishëm, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
PËRBALLJA E MADHE
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic do të flasin sot për çështjen e Veriut në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton. Natyrisht, nuk pritet që takimi dy-tri orësh të sjellë ndonjë rezultat konkret, por dita e sotme shënon fillimin e një përpjekjeje, tashmë edhe ndërkombëtare, për zgjidhjen e këtij problemi jashtëzakonisht të madh.
Për herë të parë pas pavarësisë, udhëheqësit kosovarë dhe serbë do të flasin për problemin e Veriut të Kosovës.
Për pjesën më problematike e Kosovës do të bisedohet sot nga dy kryeministrat – Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit.
Serbia pozicionon forca shtesë në kufirin me Kosovën
Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.
Burime të Kosovapress nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se, gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.
