Tiranë, gjendet i pajetë një 40-vjeçar, policia nis hetimet

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, ai është identifikuar si Fatos Kaloçi. Burri është gjetur në mes të rrugës, pa shenja jete, nga kalimtarët e rastësishëm, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Brenda pak minutash patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pas identifikimit të viktimës kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, të cilat do bëhen të ditura pas autopsisë së trupit. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
SHQIP
Add new comment