Binjakëzimi i bashkive, Basha: Bashkëpunim i vërtetë i komuniteteve, jo thjesht akt simbolik

Postuar në 17 Janar, 2013 03:44

 

TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka vlerësuar sot projektin më të ri të BE për binjakëzimin e bashkive, si një dritare të re për bashkëpunimin e ngushtë jo vetëm brenda vendit, por edhe me gjithë anëtaret e huaja pjesë e projektit.

Sipas Bashës, projekte të tilla marrin vlerë kur mbërrijnë në një bashkëpunim kuptimplotë. “Në përvojën time dhe bisedat me kolegët brenda e jashtë vendit është ky bashkëpunim që duam të nxisim, zgjerojmë e presim të përfitojmë ato avantazhe të komunikimit. Bashkëpunim i vërtetët komuniteteve, jo thjesht i kryetarëve të bashkive e administratës, por komuniteteve, bashkëpunim që shtrihet në mënyrë kapilare te gjithçka që përbën një qytet, tregu, arti e kultura dhe cdo gjë tjetër”- tha Basha.

Sipas tij, binjakëzimi nuk mbetet një akt simbolik, por proces ku palët janë përfituese dhe në këtë kuadër, bashkitë shqiptare futen në projekt të financuar nga BE, në këtë dritare që hapet në këtë projekt.

“Ky do nxisë  bashkisë të punojnë ngushtesisht me bashkitë e vendeve anëtare dhe do të jetë kontribut për afrimin e shpejtë në praktikat e BE, për krijimin e një administrate vendore si të një vendi të BE”- tha ai.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.