Pranga në Tiranë kreut të “Bandës së kromit

- Skuadra operacionale ka arrestuar 33-vjeçarin Ilirjan Jangulli nga Bulqiza, i kërkuar për vrasjen e një personi, plagosjen e 2 të tjerëve si dhe për grabitje me armë të tonelatave me krom
Publikuar më 17.01.2013 | 9:36
Ndonëse emri i tij ishte një ndër më të kërkuarit nga Interpoli dhe Policia e Shtetit, Ilirjan Jangulli merrte guximin të jetonte në mes të Tiranës. I akuzuar për vrasjen e një personi, plagosjen e dy të tjerëve si dhe për një sërë veprash të tjera të rënda, ai është arrestuar në një operacion super të organizuar nga Policia e kryeqytetit. Jangulli mësohet se me vendim të gjykatës së Dibrës është lënë në masën e arrestit me burg pa afat që para dy vitesh, por vendndodhja e tij nuk është identifikuar deri dje, kur informacione tejet të sakta kanë treguar vendstrehimin e tij. Skuadra operacionale si dhe sektori i Krimeve të Rënda kanë ndërhyrë për të vënë në pranga të konsideruarin si i forti i klanit të kromit. Ilirjan Jangulli mësohet se ka vrarë në mes të Bulqizës Fëmi Kërcunin si dhe ka plagosur Shpëtim Rekën dhe Eleonard Ndreun. Referuar të dhënave të policisë së Tiranës, i riu nga Bulqiza është pikasur në afërsi të Pallatit të iulturës në qendër…
SHEKULLI
Add new comment