Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha mbledh Komitetin kundër krimit të organizuar: Gjithçka për sigurinë e qytetarëve

Postuar në 15 Janar, 2013 06:45

 

TIRANË- Kreu i qeverisë në të parën mbledhje të këtij viti të Komitetit për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmin ka garantuar se kjo luftë mbetet objektivi më madhor dhe se duhet bërë gjithçka për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Serbia ndjek politikën e Millosheviçit me shqiptarët e Preshevës

Postuar në 15 Janar, 2013 06:43

 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj  ka thënë se “shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Europë”. Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Millosheviçit në Luginën e Preshevës, transmeton “Zëri”

“Qeveria serbe duhet të ndërmarrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konçulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviçit”, është shprehur Hoxhaj gjatë një vizite që ai po zhvillon në Egjipt. 

Arrestohet autorët që grabitën me armë autobusin

Postuar në 15 Janar, 2013 06:41

Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga autorët që një ditë më aprë i bënë pritë dhe grabitën pasagjerët e autobusit Tiranë –Sarandë. Sipas policisë  autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Babuç Ruçi 31 vjeç dhe Melsen Ruçi 24- vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës. Këta persona kanë grabitur më parë edhe një magazinë, prandaj janë piketuar nga policia. 31-vjeçari Ruçi është dënuar edhe në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur një arsenal armësh dhe lëndë narkotike.

METE nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për gazin

Postuar në 15 Janar, 2013 06:40

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi sot një tjetër marrëveshje përmes së cilës pretendon të nxisë mbërritjen e gazit natyror në Shqipëri.
Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane “Axpo tranding ag”.
Haxhinasto vlerësoi se “marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP”.
Gjithashtu ministri i METE-s njoftoi se pritet të firmoset shumë shpejt marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.

Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuar

Postuar në 15 Janar, 2013 04:25

Kur flitet për ndarjen e Kosovës, atëherë më i rëndëishmi është pohiomi se ajo de facto tashmë është e ndarë, dhe se ndryshimi i asaj gjendjeje sot as që mund shihet. Një lloj pat pozicioni është ky: Serbia dhe serbët në veri të Kosovës nuk mund të luftojnë për atë hapësirë, qeveria kosovare po ashtu nuk mund ta përdorë forcën, atë nuk do ta përdorin as forcat ndërkombëtare, autonomia e veriut Brenda Kosovës shqiptare nuk është e mundur. {ka mbetet atëherë?

Zgjedhjet, 1.2 milionë USD. KQZ sot miraton buxhetin

Postuar në 15 Janar, 2013 04:23

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje ne mbledhjen e sotme buxhetin e detajuar per zgjedhjet e qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 123 milionë lekë ose 1.2 milionë dollarë.

Në buxhetin e KQZ-së nuk janë parashikuar shpenzimet që do të bëhen për blerjen e dy projekteve teknologjike, atë të verifikimit të kartave të identitetit që do të përdoret në qarkun e Tiranës (SEV) dhe numërimin elektronik, projekt që do të zbatohet në qarkun e Fierit (SEN).

Objektivi i PD-së në Vlorë, të fitojë 6 deputetë

Postuar në 15 Janar, 2013 04:22

“Nëse zoti Gjika, do ta zgjeronte bashkëpunimin me biznesmenë të tjerë, Flamurtari do të kishte rezultate më të mira”.

 

Gjendja kritike e Skurajt, vonohet transporti drejt Italisë

Postuar në 15 Janar, 2013 04:19

 

TIRANË-Gjendja shëndetësore e shefit të krimeve është kritike. Për pasojë transporti i Skurajt pritet të kryhet më vonë nga ora që  ishte parashkruar. Pas një ore pritjeje, autoambulanca është larguar, ndërkohë që në Spitalin Ushtarak ka mbërritur në këto momente Hysni Burgaj, Drejtor i Policisë. Sipas informacioneve, transporti do te kryhet sot, pasi të stabilizohet gjendja e  pacientit.

Nishani: Anëtarët e KQZ-së nuk duhet të ndikohen nga presionet politike. Palët duhet të njohin rezultatin

Postuar në 15 Janar, 2013 04:18

 

Problemi i vetëm dhe sfida e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet përmirësimi i kulturës politike mes palëve politike. Kështu ka konstatuar kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste në televizionin “Channel One”.

Mali i Zi, vidhet flamuri shqiptar në ambasadë

Postuar në 14 Janar, 2013 13:22

 

PODGORICE- Sulmohet ambasada shqiptare në Malin e Zi.

Policia e Podgoricës njoftoi sot se ka vënë në pranga shtetasin, Enver Sabotiç, pasi akuzohet se ka vjedhur flamurin shqiptar para godinës  së ambasadës shqiptare ne kryeqytetin malazez.

Ambasada Shqiptare është e vendosur në rrugën Dragojevica në qendër të Podgoricës.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij incidenti.

 

PANORAMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara