Serbia ndjek politikën e Millosheviçit me shqiptarët e Preshevës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se “shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Europë”. Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Millosheviçit në Luginën e Preshevës, transmeton “Zëri”
“Qeveria serbe duhet të ndërmarrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konçulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviçit”, është shprehur Hoxhaj gjatë një vizite që ai po zhvillon në Egjipt.
Ministri Hoxhaj ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme për të shkatërruar lapidarin, atëherë kjo do ta destabilizonte gjithë rajonin. “Çështja e lapidarit duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe me dialog dhe çdo ndërhyrje e ashpër do të krijojë destabilitet jo vetëm në Preshevë, por edhe në rajon”, ka thënë ai.
Hoxhaj gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë premtime nga Egjipti për njohjen e shtetet të Kosovës.
SHEKULLI

Add new comment