Fillojnë aktivitetet e inaugurimit të Obamës

Postuar në 19 Janar, 2013 12:51

 

Ne SHBA nisin aktivitetet për inaugurimin e presidentit amerikan Barak Obama. Katër vjet më parë, Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, filluan traditën e Ditës Kombëtare të Shërbimit gjatë fundjavës së Inagurimit.

Presidenti Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe familjet e tyre do ta vazhdojnë këtë traditë sot, ashtu si amerikanë të tjerë në 50 shtetet e vendit, që do të marrin pjesë në aktivitete të shërbimit vullnetar në komunitetet e tyre.

Presidenti dhe Nënpresidenti do t’u kërkojnë amerikanëve të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari të tilla.

Sot në mbrëmje Zonja e Parë Michelle Obama dhe bashkëshortja e Nënpresidentit, zonja Jill Biden, do të marrin pjesë në Koncertin e Inaugurimit për Fëmijët, të organizuar prej tyre për nder të familjeve të ushtarakëve .

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.