Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame

Postuar në 22 Janar, 2013 07:45

 

Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame. Në mbledhjen e sotme të komisionit janë përzgjedhur edhe dy relatorët, të cilët do të merren me shqyrtimin e rezolutës çame, Fatbardh Kadilli nga PD-ja dhe Qemal Minxhozi nga PS-ja, raporton Ora News.

Deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan më 10 dhjetor 2012 në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.

Rezoluta kërkon që në përputhje me neni 15 të traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të së drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë.

Për këtë duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës, e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e qeverisë Papandreu në vitin 1987.

Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë komisionet dypalëshe. Këto janë instrumente që kanë funksionuar më herët dhe që sot nuk funksionojnë më. Këto komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me traktatin e miqësisë dhe konventën europiane.

Ndërkohë, mbledhja e komisionit të jashtëm u shoqërua me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës. Këta të fundit kërkuan seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së jashtme për situatën në Luginën e Preshevës.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.