Arkiv-Lajme të përditësuara

Argita: Rama të tregojë kujt ia bleu me çmim qesharak tokën që po ndërton sarajet në Dajt

Postuar në 24 Janar, 2013 08:40

 

Argita Malltezi, duke mos iu përgjigjur ende akuzave dhe pyetjeve të opozitës mbi pronarin e tokës që ia ofroi biznesmenit Ansar për të blerë, ka kërkuar nga kryesocialist Rama që të tregojë se kujt ia bleu tokën për vilën që po ndërton në Dajt. Sipas Argitës, Rama e ka blerë këtë tokë me një çmim qesharak.

QSUT, goditet me karrige në kokë kryeinfermieri

Postuar në 24 Janar, 2013 04:54

 

TIRANE- Kryeinfermieri i Urologjise ne Qendren Spitalore Universitare, “Nene Tereza” ne kryeqytet eshte goditur me karrige ne koke nga nje pacient.

Ngjarja ka ndodhur kete paradite ne ambientet e punes, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Policia e sinjalizuar per ngjarjen eshte duke shkuar e pritet te nise menjehere hetimet per zbardhjen e saj, shkaqeve dhe venien e autorit para pergjegjesise.

 

PANORAMA

PS ndryshon mendje për mandatet, kërkon ndarjen që rrëzoi në KQZ

Postuar në 24 Janar, 2013 04:53

 

Entela Sako: Si ma ekzekutuan burrin përpara syve. E qëllova atentatorin me çadër

Postuar në 24 Janar, 2013 04:52

 

Ekzekutimi i Admirim Sakos është bërë në sytë e bashkëshortes së tij, Entelës.

Bashkëshortja e Sakos ka pohuar në polici se e ka parë të riun që qëlloi mbi burrin e saj, madje ajo e ka goditur atë edhe me çadrën e shiut. Ajo ka rrëfyer se ka qenë duke pritur Admirimin që të nxirrte makinën nga garazhi, në momentin që ka parë një djalë afro 25 vjeç, që ka qëlluar tre herë mbi Admirimin.

FILLOJNË INTERVISTIMET PËR VRASJEN E MUSTAFËS

Postuar në 24 Janar, 2013 04:51

 

Vrasja e Xhemajl Mustafës duket se do të zbardhet së shpejti. EULEX’i ka intervistuar bashkëshorten e ish-zyrtarit të LDK’së dhe personat që janë të dyshuar për këtë rast. Jozyrtarisht, në misionin europian për rend dhe ligj rikonfirmojnë se një deputet dhe një zyrtar policor janë të dyshuarit kryesorë.

Hetuesit e EULEX’it kanë filluar t’i marrin në pyetje disa persona në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Mbërrin në Durrës trupi i pajetë i Musa Skurës, sot lamtumira e fundit për Dëshmorin e Atdheut

Postuar në 24 Janar, 2013 04:49

 

Trupi i pajetë i shefit të krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në një spital në Foggia të Italisë mbërriti në portin e Durrësit rreth orës 09:50. Arkivoli me trupin e “Dëshmorit të Atdheut” është pritur nga të afërm, familjarë dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Një eskortë policie ka shoqëruar arkivolin me trupin e pajetë të Skurës në një ceremoni të mbajtur në portin e Durrësit.

Më pas, trupi i pajetë i Musa Skurës është nisur drejt Tiranës, ku do të zhvillohen edhe homazhet.

“Shqipëria vend i taksës së sheshtë, idetë e tjera do të myken. Do të qëndrojmë jashtë krizës”

Postuar në 23 Janar, 2013 13:55

 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot se Shqipëria është dhe do të mbetet vend i taskës së sheshtë dhe se “taksa e Robin Hudit”, siç e quajti ai taksën progresive të propozuar nga kreu i PS-së, Edi Rama është  ide e destinuar për tu mykur në arkivat e këtij vendi.

Berisha foli mbrëmjen e së mërkurës në Konferencën vjetore të investitorëve të huaj në Shqipëri, ku ftoj biznesin të vijë të investojnë, në çdo rajon te vendit, kudo që ata të duan, duke u garantuar mbështetje maksimale, të plotë dhe të palëkundur të qeverisë.

THAÇI I RAPORTON JAHJAGËS

Postuar në 23 Janar, 2013 13:52

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën në takim kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga Ministrja e Integrime Evropiane, Vlora Çitaku dhe nga Koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënie të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, Blerim Shala.

Thaçi e ka informuar presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës e Republikës së Serbisë, për takimin e fundit të tij me kryeministrin serb dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë.

Panariti takon ambasadorët për Luginën e Preshevës: E papranueshme që të quhen shqiptarët terroristë

Postuar në 23 Janar, 2013 13:49

 

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka zhvilluar takime të veçanta me ambasadorët e SHBA-së, të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës si dhe kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ku ka biseduar në lidhje me çështjen e Luginës së Preshevës.

Në një njoftim për shtyp të MPJ, thuhet se Panariti i ka cilësuar të papranueshme qëndrimet e mbajtura nga kryeministri serb, që i ka quajtur shqiptarët terroristë.

Ndërpritet drama “Shën Maria e Beratit”, cilësohet fyese për komunitetin ortodoks

Postuar në 23 Janar, 2013 13:48

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara