“Shqipëria vend i taksës së sheshtë, idetë e tjera do të myken. Do të qëndrojmë jashtë krizës”

Postuar në 23 Janar, 2013 13:55

 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot se Shqipëria është dhe do të mbetet vend i taskës së sheshtë dhe se “taksa e Robin Hudit”, siç e quajti ai taksën progresive të propozuar nga kreu i PS-së, Edi Rama është  ide e destinuar për tu mykur në arkivat e këtij vendi.

Berisha foli mbrëmjen e së mërkurës në Konferencën vjetore të investitorëve të huaj në Shqipëri, ku ftoj biznesin të vijë të investojnë, në çdo rajon te vendit, kudo që ata të duan, duke u garantuar mbështetje maksimale, të plotë dhe të palëkundur të qeverisë.

Duke folur sërish për sistemin e taksimit në vend, kreu i qeverisë tha se “taksa e sheshtë është më afër taksës optimale”

Kryeministri tha se qeveria e tij i përmbahet besimit se Shqipëria do të qëndrojë jashtë krizës evropiane dhe do të ruajë rritjen e saj ekonomike.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.