Rama: Nesër, një tjetër 21 janar pa drejtësi

Postuar në 20 Janar, 2013 08:02

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke iu referuar 2- vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, tha se nesër është një tjetër 21 janar pa drejtësi. Ai tha se kjo është një nga ato plagë që kombet nuk  mbyllin dot me sytë e harresës, duke shtuar se, do të bëhet çmos që kjo plagë të shërohet përmes drejtësisë.

“Nesër është një 21 janari, një tjetër 21 janar pa drejtësi, madje një 21 janar që e gjen procesin gjyqësor  në një fazë rrënimi të mëtejshëm. Ne do të jemi nesër aty ku kemi qenë qysh nga dita e parë, në kërkim të drejtësisë, duke kujtuar 4 dëshmorët e 21 janarit.”- tha Rama.

21 janari është nga ato ngjarje që një vend nuk ka mundësi ti harrojë, vijoi më tej Rama,  sepse është një plagë që do të mbetet e hapur, deri kur drejtësia të jetë venë në vend.

Rama vlerësoi edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, në kërkim të drejtësisë për 21 janarin.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.