Homazhet për 21 Janarin, policia: Nesër kufizime të qarkullimit rrugor

TIRANË - Ditën e nesërme, datë 21 janar 2013, Partia Socialiste e Shqipërisë do të zhvillojë një tubim homazh për të vrarët e 21 janarit, duke filluar nga ora 10.30’ deri në orën 14.00’, ndërkohë që do të këtë kufizime të qarkullimit rrugor.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa me qëllim rendin e sigurinë publike, duke kryer edhe disa kufizime të mjeteve në intenerarin ora 10.00 deri më 14.00, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, kufizime të mjeteve do të ketë edhe për zhvillimit normal të marshimit homazh, duke filluar nga sheshi Austria deri në afërsi të Kryeministrisë.
SHEKULLI
Add new comment