Arkiv-Lajme të përditësuara
Kryeministri italian Enrico Letta pret Ramën: Do bindim vendet skeptike
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin italian Enrico Letta.
Pas takimit, shefat e qeverive të të dy vendeve kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.
Kryeministri Italian Enrico Letta në fjalën e tij në këtë konferencë është shprehur pozitiv në lidhje me statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke siguruar homologun e tij shqiptar për mbështetjen e Italisë në këtë proçes.
Kodheli-Imami përplasen në Kuvend…përmendin edhe letrat higjenike dhe tanket e ’97-ës
Padia ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami është kthyer në një debat politik në Kuvend. Ministria aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministri I Mbrojtjes Arben Imami janë përplasur në sallën e Kuvendit duke akuzuar njëri-tjetrin. Akuzat e Imamit se dosja kundër tij është hartuar me urdhër të Ramës ka kaluar deri në akuza personale për Kodhelin duke I kujtuar asaj marrëdhënien e varësisë që ka me shefin e qeverisë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Kodheli më pas duke I kujtuar Imamit kryengritjen e tij me tanke në vitin 1997 dhe më më pas ‘gjunjëzimin’ para Berishës.
Garda “blindon” Tahirin dhe familjen e tij
Shembja e kompleksit “Jon”
Sipas një urdhri, që të hënën janë dyfishuar masat e sigurisë për ministrin e Brendshëm
Holanda konfirmon: Jo tani
"Jo tani, më vonë" Ky është qëndrimi i Qeverisë holandeze për statusin kandidat të Shqipërisë, thënë troç nga ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane, ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, përpara vendimit të Këshillit më 17 Dhjetor.
Lobimi për statusin, Gjosha, sot në Danimarkë
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në vazhdën e lobimit të saj, pro marrjes së statusit të Shqipërisë si vend kandidat i Bashkimit Evropian, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, zhvillon sot në Kopenhagë, Danimarkë takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti.
Meta me homologun maqedonas: Do forcojmë marrëdhëniet mes 2 vendeve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë dyditore me ftesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa pritet të ketë një sërë takimesh.
Fillimisht ai është pritur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kryesinë e Kuvendit, së bashku me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit dy homologët dolën në një prononcim të përbashkët për mediat.
Papa Francesku, njeriu i vitit 2013
Në vitin e tij të parë në krye të Vatikanit, Papa Françesku është zgjedhur si njeriu i vitit nga revista prestigjioze “Time”. Kreu i Kishës Katolike është vlerësuar nga kjomedia, për punën e tij në nxjerrjen e Papatit jashte mureve të pallatit, në rrugë te të varfrit. “Ai mori emrin e një shenjti të përulur dhe bëri thirrje për shërimin e kishës. Është Papa i parë joeuropian pas një mijë e 200 vjetësh dhe është zotuar për transformimin e Vatikanit”, shkruan revista e famshme.
Seanca plenare, Topalli-Metës: Keni shkarkuar nga detyra njerëz që kanë punuar 20 vjet në Kuvend
Kuvendi është mbledhur paraditen e sotme në një seancë plenare, në rend të ditës të të cilës janë disa projektligje. Kreu i Kuvendit maqedonas, Trajko Veljanoski, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë dyditore, pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën e sotme parlamentare.
Përpara nisjes së seancës, deputetja e PD, Mesila Dode ka shprehur shqetësimin për mosrespektimin e kuotave gjinore në akreditimin e ambasadorëve në vende të ndryshme dhe gjithashtu shkarkimet masive nga administrata të grave.
Ekspertiza: Nuk ka shenja dhunë në trupat e vëllezërve
Zbardhjen detaje të ekspertizës mjeko-ligjore për dy vëllezërit që humbën jetën disa ditë më parë.
Sipas ekspertizës nga këqyrja e trupave të Melsi dhe Klevis Collakut nuk u konstatuan shenja dhune, por në trupat e tyre ka patur vetëm plagë të shkaktuara me armë zjarri.
"Dy vëllezërit janë qëlluar nga një distancë e afërt", thuhet në ekspertizë.
Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t'i shkojë prokurorisë, ndërkohë që ai u krye pas pretendimit të familjarëve se dy viktimat ishin dhunuar barbarisht para se të vriteshin. / Top Channel
Nesër shembet "pallati i Bashës"
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të kryejë shpërthimin e “pallatit të Bashës” ditën e nesërme.
Deri tani është dëmtuar struktura e pallatit 8-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë Vlorë, për të cilin është marrë vendimi për shembjen e tij.
Ekspertët xhenierë, të ardhur nga Tirana, kanë hapur mbi 1500 vrima për vendosjen e lëndës shpërthyese për shembjen e godinës së kompleksit “Jon”.
Për shembjen e pallatit 8-katësh pritet të përdoret një sasi prej 300 kg tritoli.
SHEKULLI