Lobimi për statusin, Gjosha, sot në Danimarkë

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 04:20

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në vazhdën e lobimit të saj, pro marrjes së statusit të Shqipërisë si vend kandidat i Bashkimit Evropian, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, zhvillon sot në Kopenhagë, Danimarkë takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti. 

“Shefja e Integrimit pritet të ulet në bisedime me Ministrin e Ekonomisë Evropiane, z. Hekkrup. Në zyrën e kryeministrit, znj. Gjosha do të pritet nga Nënsekretari i Shtetit njëherësh Këshilltar për Politikat e Bashkimit Evropian, z.Carsten Grënbech-Jensen, si dhe në vijim të ditës, znj. Gjosha do të takohet me titullaren e Komitetit të Çështjeve Evropiane Daneze, znj. Eva Kjer”- njofton zyra per shtyp e ministrise se Integrimit. 

Sipas ministrise, kjo vizitë vjen pas përfundimit me sukses, të vizitës të saj, pjesë e delegacionit qeveritar, në Hagë, Hollandë ku u raportua për arritjet e deritshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të proçesit të integrimit.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.