Arkiv-Lajme të përditësuara

Artan Shabani: Në Kuvend 3 vepra rezultojnë të humbura

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:41

Vetëm pak javë kanë kaluar që kur Galeria Kombëtare e Arteve nisi procedurat për rikthimin e 120 veprave, të cilat ndodhen në institucionet publike e shtetërore shqiptare, si p.sh, Kuvendi i Shqipërisë, Presidenca, Ministria e Jashtme, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Biblioteka Kombëtare etj. Një ndër veprimet e para të Artan Shabanit si drejtues i Galerisë Kombëtare të Arteve është dhe rikthimi i këtyre veprave në fondin e Galerisë. Ende pa përfunduar ky proces, drejtori Shabani bën publik faktin se ka vepra të humbura dhe se për këtë do t’i drejtohet prokurorisë.

Taksa progresive, preken vetëm pagat përmbi 130 mijë lekë

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:40

Të ardhurat, taksim progresiv me 3 nivele. Pagat deri në 30 mijë lekë do të kenë fashë mbrojtëse zero taksim, nga 30 mijë deri në 130 mijë, taksa do të jetë 13 për qind. Ndërsa pagat mbi 130 mijë lekë do të kenë dhe taksën më të lartë, rreth 23 për qind
Shtetasit me të ardhura nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë do të përfitojnë në fakt nga sistemi i ri i taksimit. Do të ketë ulje të taksës në vlerë monetare po të krahasohet me taksimin aktual, ku paga më e ulët, duke filluar nga 30 mijë lekë do të përfitojë më shumë
BLERINA SPAHO

Ironia/ PD akuzon Ramën se po detyron administratën që të marrë pjesë në mitingje

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:38

Partia Demokratike tashmë mitngjet me pjesmarrjen e punonjësve të administratës i konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërsa për 8 vjet me radhë, ish-kryeministri detyronte gjithë administratën që të merrte pjesë me dhunë në mitingjet e tij, tashmë PD është bërë e vetëdijshme se kjo është e rëndë.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka dalë në një konferencë shtypi, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë me dhunë në mitingun e tij, punonjësit e administratës.

Eksploziv në makinën e prefektit

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:36

Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi i ka shpëtuar një atentati me eksploziv, ndërsa po hynte në ambientetet e Kryeministrisë.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, me pasqyra, oficerët e Gardës së Republikës, poshtë makinës konstatuan një sasi mbi 200 gramë eksploziv të llojit c4, 2 detonatorë dhe një celular.

Si shkarkoi Jozefina Topalli 44 punonjës nga Kuvendi

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:34

-Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i ri, Ilir Meta debatuan dje në lidhje me shkarkimet në administratën e Kuvendit. Në seancën e djeshme, ish-kryeparlamentarja i kërkoi pasardhësit që të japë sqarime për shkarkimet që, sipas saj, po ndodhin në administratën e Kuvendit.“Sot shënohet 23 vjetori i PD-së dhe unë sjell në vëmendje, sot këtu, se janë hequr një numër i madh grash, femrash nga puna, janë hequr nga puna administrata e Kuvendit.

Bujar Nishani: Do rikandidoj për një mandat tjetër

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:31

Emisioni “Tonight Ilva Tare”, në RTV “Ora News”, këtë mbrëmje ka patur një të ftuar të veçantë, qytetarin e parë të Shqipërisë, Presidentin Bujar Nishani.
Nishani ka deklaruar se synon një mandat të dytë në krye të institucionit më të lartë shtetëror. Në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese Nishani tha se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë thjeshtë dhe kollaj.
Kreu i shtetit tha se ka disa elemente ku mund të ndërhyet. “Duke u bërë vend anëtarë i BE-së do të duhet të ndërhyet në Kushtetutë” tha Nishani.

Statusi/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë, por Hollanda lobon kundër

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:29

Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se “Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë”.

Tahiri takon drejtorin e policisë greke, kërkon sqarime për vrasjen në kufi

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka kërkuar sqarime nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Follorinës ku u vranë 2 shqiptarë dhe një polic helen.

Tahiri tha se duhen marrë masa të dyanshme për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.

Një ndër çështjet e tjera të diskutuara mes ministrit Tahiri dhe kreut të policisë greke, ishte problematika e toponimeve.

Alarm fals për bombë në Kryeministri

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:24

Një makinë e parkuar gabimisht përballë Kryeministrisë vendosi në alarm policinë, e cila evakuoi stafin dhe realizoi një kontroll të imtësishëm për prezencën e eksplozivëve mëngjesin e ditës së premte.

Paketa fiskale për vitin 2014, TVSh-ja me 4 nivele

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 12:55

Ornela Manjani

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara