Tahiri takon drejtorin e policisë greke, kërkon sqarime për vrasjen në kufi

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka kërkuar sqarime nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Follorinës ku u vranë 2 shqiptarë dhe një polic helen.

Tahiri tha se duhen marrë masa të dyanshme për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.

Një ndër çështjet e tjera të diskutuara mes ministrit Tahiri dhe kreut të policisë greke, ishte problematika e toponimeve.

Në prag të festave të fundvitit, drejt Shqipërisë pritet të ketë një fluks emigrantësh, por shqetësim mbetet pretendimi i palës greke për mënyrën e shkrimit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.

Ministri Tahiri tha se nuk duhen penguar shtetasit shqiptarë, por të ndihmohen të kalojnë lirisht në pikat e kalimit kufitar.

Trekëndëshi “Shqipëri- Itali- Greqi” konsiderohet si një bllok i përbashkët në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme, e kryesisht drogës dhe emigrantëve të paligjshëm që vijën nga vendet e treta, konfirmuan bashkëbiseduesit.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.