Ironia/ PD akuzon Ramën se po detyron administratën që të marrë pjesë në mitingje

Partia Demokratike tashmë mitngjet me pjesmarrjen e punonjësve të administratës i konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërsa për 8 vjet me radhë, ish-kryeministri detyronte gjithë administratën që të merrte pjesë me dhunë në mitingjet e tij, tashmë PD është bërë e vetëdijshme se kjo është e rëndë.
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka dalë në një konferencë shtypi, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë me dhunë në mitingun e tij, punonjësit e administratës.
“Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot një miting me administratën publike, ndërkohë që qindra e mijëra punonjës janë urdhërua nga shefat e tyre që të jenë prezent.
Kundër vullnetit të tyre, nëpunësit do të jenë të detyruar të duartrokasin sot kryeministrin pas orarit zyrtar të punës, sepse shefit të madh i nevojiten ovacione në krye të 100 ditëve me bilancin më të dështuar në historinë e qeverive shqiptare.
Ka qenë përbetuar Edi Rama se asnjëherë nuk do të detyronte administratën që ta ndiqte atë pas, por sot shefat e ministrive e të institucioneve të tjera kanë bërë gati në mënyrë ushtarake listat e pjesëmarrjes, listat e duartrokitjeve të sforcuara.
Kryeministri Rama e bën këtë takim me administratën, teksa ka qënë për më shumë se 3 muaj në krye të operacionit të spastrimit të nëpunësve civilë e profesionistëve, e zëvendësimit të tyre me militantë të pagdhendur, si shpërblim për fushatën elektorale.
Kryeministri Edi Rama bën takim me administratën, pasi ka larguar mijëra specialistë, zonjë e zotërinj të përkushtuar në detyrë, dhe i ka zëvendësuar ata me duartrokitësit e orës 5.
Sot administrata ka nevojë për ligjshmëri, për forcim të kapaciteteve, për stabilitet. Këtë kërkon integrimi europian dhe partnerët tanë. Mitingjet qeveritare, demagogjia për të fshehur terrorin mbi nëpunësit civil, dhe farsat e konkurseve që sjellin ën drejtim të arsimit drejtuesit e partisë socialiste, janë e kundërta e nevojave të vendit”, tha Laura.
Tema
Add new comment