Alarm fals për bombë në Kryeministri

Një makinë e parkuar gabimisht përballë Kryeministrisë vendosi në alarm policinë, e cila evakuoi stafin dhe realizoi një kontroll të imtësishëm për prezencën e eksplozivëve mëngjesin e ditës së premte.
Ndonëse gjatë aksionit policor u kontrollua e gjithë godina, vëmendja e njësive të posaçme anti-eksplozivë u fokusua tek automjeti i parkuar përballë Kryeministrisë. Pas kontrollit të realizuar nëpërmjet qenve në gjendje të nuhasin lëndën shpërthyese, u përcaktua se alarmi ishte i rremë dhe se nuk kishte asnjë gjurmë të lëndëve shpërthyese në automjet, në godinë apo në perimetrin përreth Kryeministrisë.
Prezenca e lendes shperthyese iu sinjalizua policise rreth ores 9:00 nga nje telefonate anonime.
Alarmi vendosi në gatishmëri të gjithë strukturat shtetërore, ndërsa në vendngjarje mbërriti ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga prokurorë, oficerë të Gardës dhe funksionarë të tjerë të lartë të policise.
Si rrjedhoje e ketij alarmi, trafiku përreth institucionit u ndalua gjatë mengjesit, duke krijuar probleme ne qarkullimin rrugor ne kryeqytet.
Burime nga vendngjarja i thane "Top-Channel" se policia eshte duke realizuar aktualisht nje shqyrtim te imtesishem te te gjithe kamerave te sigurise te vendosura jashte Kryeministrise, ndersa po hetohet per zbulimin e identitetit te autorit te telefonates anonime.
Gjatë kontrollit, stafi i Kryeministrisë u shpërngul i gjithi në godinën përballë të Ministrisë së Financave per arsye sigurie.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare pune në Itali.
Top Channel
Add new comment