Taksa progresive, preken vetëm pagat përmbi 130 mijë lekë

Të ardhurat, taksim progresiv me 3 nivele. Pagat deri në 30 mijë lekë do të kenë fashë mbrojtëse zero taksim, nga 30 mijë deri në 130 mijë, taksa do të jetë 13 për qind. Ndërsa pagat mbi 130 mijë lekë do të kenë dhe taksën më të lartë, rreth 23 për qind
Shtetasit me të ardhura nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë do të përfitojnë në fakt nga sistemi i ri i taksimit. Do të ketë ulje të taksës në vlerë monetare po të krahasohet me taksimin aktual, ku paga më e ulët, duke filluar nga 30 mijë lekë do të përfitojë më shumë
BLERINA SPAHO
Rritje taksash mbi të ardhurat parashikohet vetëm për pagat përmbi 130 mijë lekë. Mësohet se Ministria e Financave ka bërë gati variantin e saj përfundimtar për taksimin progresiv për sa u përket të ardhurave personale, ku sipas tabelës vërehet se sipas sistemit të ri të taksimit, për kategorinë e pagave nga 30 mijë deri në 130 mijë do të ketë në fakt ulje të taksave po të përllogaritet në vlerë monetare.
Taksimi progresiv
Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Financave është parashikuar taksim progresiv me tre nivele, ku niveli i parë, ai i pagave deri në 30 mijë lekë do të ketë fashë mbrojtëse zero taksim, nga 30 mijë deri në 130 mijë, taksa do të jetë 13 për qind i vlerës përmbi 30 mijë lekë. Ndërsa pagat mbi 130 mijë lekë do të kenë dhe taksën më të lartë, rreth 23 për qind të vlerës së mbetur nga paga me fashë mbrojtëse. Ky mendohet të jetë dhe drafti përfundimtar që kjo ministri do të paraqesë në mbledhjen e sotme të qeverisë, pothuajse krejt e ndryshme nga çka janë publikuar se fundmi në media. Sipas varianteve të mëparshëm, taksimi progresiv prekte duke tkurrur pagat përmbi 90 mijë lekë.
Sa preken pagat…
Ministria e Financave, në draftin e hartuar prej saj, ka lënë të paprekur nga taksat pagën deri në 30 mijë lekë, ashtu siç e parashikonte dhe sistemi aktual. Ndërkohë që pritet të kalojë për miratim në Parlament drafti për taksat mbi TAP, financat parashikojnë që të gjithë punonjësit që kanë paga nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë do të përfitojnë në fakt nga sistemi i ri i taksimit. Për këto paga do të ketë ulje të taksës në vlerë monetare po të krahasohet me taksimin aktual, ku paga më e ulët do të përfitojë më shumë, pasi taksimi do të fillojë nga 300 mijë lekë e sipër. E thënë më ndryshe, një pagë 400 mijë lekë do të taksohet me 13 për qind, ose e thënë në shifra vetëm 1300 lekë, nga 4000 lekë që taksohet aktualisht. Vlera e përfitimit në lekë nga sistemi i ri i tatimit vjen duke u ulur deri në pagën 130 mijë lekë, ku ndryshimi mes taksimit të vjetër me atë që parashikohet nga qeveria “Rama” është zero. Ndërkohë çdo pagë përmbi 130 mijë do të taksohet me 23 për qind, duke u prekur realisht nga taksa progresive. Pagat përmbi këtë shumë do të tatohen me 3 nivele, por në nivel progresiv; deri në 30 mijë lekë zero taksë, 30 mijë deri në 130 mijë lekë 13 për qind, dhe përmbi 130 mijë lekë 10 për qind. Më konkretisht, në rast se e ardhura 140 mijë lekë taksohet aktualisht 14 mijë lekë, me taksën e re do të tatohet 15 300 lekë, ku ndryshimi do të jetë 1300 lekë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave aktualisht janë mbi 8 mijë individë që kanë një pagë të deklaruar më të lartë se 130 mijë lekë në muaj. Taksa vlen vetëm për pagat dhe shpërblimet, pasi llojet e tjera të të ardhurave si p.sh., qiratë apo aktivitetet e tjera nuk janë të përfshirë në këtë skemë, por do të taksohen në të njëjtën mënyrë si tani.
Të ardhurat (lekë) është bëhet Ndryshimi
40 mijë 4 000 1300 -2700
50 mijë 5 000 2600 -2400
60 mijë 6 000 3900 -2100
70 mijë 7 000 5200 -1800
80 mijë 8 000 6500 -1500
90 mijë 9 000 7800 -1200
100 mijë 10 000 9100 -900
120 mijë 12 000 11 700 -300
130 mijë 13 000 13 000 0
140 mijë 14 000 15 300 +1300
150 mijë 15 000 17 600 +2600
160 mijë 16 000 19 900 +3900
200 mijë 20 000 29 100 +9100
Tatimi mbi fitimin
Xhiro nën 8 milionë lekë, 7.5 për qind
Xhiro mbi 8 milionë lekë, 15 për qind
Biznesi i vogël, taksim zero
Kufiri, xhiro 8 milionë lekë
Tatimi mbi fitimin, me 2 nivele
Paketa e re fiskale 2014 parashikon dhe ndryshime në tatimin mbi fitimin. Sipas burimeve të gazetës Shqip, drafti përfundimtar i kësaj pakete parashikon taksim zero për biznesin e vogël, ndërsa do të ketë një skemë të re për tatimin mbi fitimin. Bizneset të cilat kanë një xhiro nën 8 milionë lekë, do të kenë një tatim mbi fitimin 7.5 për qind, ndërsa bizneset që xhirojnë më shumë se 8 milionë lekë, do të tatohen dyfishin e kësaj vlere. Burimet shprehen se nga kjo skemë e re do të përfitojnë një numër i madh subjektesh duke pasur parasysh taksimin e sheshtë prej 10 përqindësh të aplikuar nga qeveria “Berisha”. Po kështu subjekti i vogël do të përfitojë taksim zero, një nga premtimet aktuale që Kryeministri Edi Rama pati bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2013-s.
Shqip
Comments
Hallall o edi rama !
<p>Hallall o edi rama ! Premtimet po i mban taksa progresive eshte menyra me e mire , ata qe sduan ta kuptojne kurre mos e kuptofshin spushuan nje here keta ish pushtetaret vetem bla bla bla vetem zhurme per te corjentuar popullin e shkrete, kush merr shume te paguaje shume , kush merr pak te paguaje me pak.</p><p> </p>
Add new comment