Paketa fiskale për vitin 2014, TVSh-ja me 4 nivele

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 12:55

Ornela Manjani

-Ministria e Financave vazhdon diskutimin e paketës fiskale të propozuar pas negociatave me grupet e interesit dhe me ndërkombëtarët. Drafti, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Parashikohet ndryshim rrënjësor të një prej zërave më të rëndësishëm, TVSh-së, si për të ardhurat që gjeneron për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për ndikimin që ka në portofolin e qytetarit. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të përshkallëzohet duhet filluar nga niveli 10 % dhe të përfundojë në 21%. Deri tani TVSh-ja ka qenë në nivelin 20% për të gjitha produktet dhe shërbimet. Parashikohet ulje e TVSh-së për disa mallra dhe heqjen ose rimbursimin e TVSh-së për produkte e shportës ushqimore. Ndërsa për medikamentet, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të hiqet dhe kjo masë pritet të ndikojë në uljen e çmimit në treg për ilaçet.

Niveli i TVSh-së

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të përshkallëzohet në katër nivele. Niveli bazë rritet në 21%, vendoset TVSh-ja për reklamat në 10%, vendosja e TVSh-së për arsimin në 20%, heqja e TVSh-së për barnat, ulja e TVSh-së për hotelerinë në 10% dhe heqja ose rimbursimi i TVSh-së për mallrat e shportës ushqimore, janë ndryshimet që pritet të pasqyrohen në pakën fiskale dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm i cili mbërrin për shqyrtim javën e ardhshme. Paketa fiskale nuk është zyrtarizuar, por burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se është propozuar që niveli bazë i TVSh-së për shumicën e mallrave dhe shërbimeve të rritet në 21% ose në 21%. Ndërkohë Ministria e Financave propozon heqjen ose përjashtimin nga TVSh-ja për mallrat dhe shërbimet që shërbejnë në kërkimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve, pasi tatimpaguesit e këtij sektori kanë abuzuar me këtë përjashtim. Ministria e Financave gjithashtu ka propozuar edhe rivendosjen e TVSh-së në arsim, por kjo masë nuk do të jetë pjesë e paketës fiskale të fillim vitit. Ajo pritet të miratohet në mesin e 2014-s dhe të hyjë në fuqi në nisje të vitit të ardhshëm akademik. TVSH për arsimin, qoftë publik apo privat, pritet të jetë 20%. Është e pritshme masa për heqjen e TVSh-së për barnat dhe shërbimet shëndetësore, që do të hyjë në fuqi nga Prilli 2014. Kjo masë pritet të ndikojë në uljen e çmimit të barnave dhe të shërbimeve spitalore dhe ambulatore në klinikat private. Efekti i kësaj mase do të jetë ulje me rreth 850 milionë lekë e të ardhurave në buxhet, por nga ana tjetër, heqja e TVSh-së pritet të ulë me 700 milionë lekë shpenzimet për fondin e rimbursimit të barnave nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit shëndetësor. Ndaj efekti neto i heqjes së TVSh-së në shëndetësi llogaritet të jetë negativ në vlerën e 150 milionë lekëve.

Të ardhurat

Tatimi mbi vlerën e Shtuar është zëri më i rëndësishëm për të ardhurat e buxhetit të shtetit edhe pse deri tani nuk është realizuar asnjëherë në masën 100%. Vetëm në shtator, periudhë kur u ndërruan pushtetet, të ardhurat në buxhetin e shtetit pësuan një rënie të ndjeshme prej 6.5%, niveli më i ulët që prej shtatorit të vitit 2008. Por, kjo ecuri negative në mbledhjen e të ardhurave rezulton përgjatë gjithë vitit. Të dhënat zyrtare të ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën janar-shtator në arkën e shtetit u grumbulluan 235 miliardë lekë, duke qenë 4% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. TVSh-ja është zëri që ka dhënë kontributin më negativ në të ardhura, duke ndikuar në gati 65% të rënies. Sipas të dhënave zyrtare, për 9 mujorin të ardhurat nga TVSh-ja vlerësohen në rreth 79 miliardë lekë, duke u tkurrur me 8.4%, apo 7.2 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zëri i dytë më negativ është ai i akcizës, që arriti në rreth 26 miliardë lekë, me një rënie prej 8.9% apo 2.5 miliardë lekë, në raport me periudhën janar-shtator 2012. Tkurrja e të ardhurave nga TVSh-ja dhe akciza tregon për ngadalësimin e konsumit në vend.

Paketa fiskale, ndryshimi i TVSh-së

Niveli bazë rritet në 21%

Vendosja e TVSh-së për reklamat në 10%,

Vendosja e TVSh-së për arsimin në 20%,

Heqja e TVSh-së për barnat,

Ulja e TVSh-së për hotelerinë në 10%.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.