Eksploziv në makinën e prefektit

Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi i ka shpëtuar një atentati me eksploziv, ndërsa po hynte në ambientetet e Kryeministrisë.
Gjatë kontrollit fizik të automjetit, me pasqyra, oficerët e Gardës së Republikës, poshtë makinës konstatuan një sasi mbi 200 gramë eksploziv të llojit c4, 2 detonatorë dhe një celular.
Eksplozivi i lidhur ishte gati per shperthim, por per fat te mire u zbulua nga gardistet ne kohe. Masat parandaluese te marra nga ana e Gardes se Republikes kane rezultuar efektive duke ndalur ndonje ngjarje tragjike. Gardistet i kane kerkuar menjehere prefektit te Vlores te zbrese nga
Eksplozivi
Kartat e celularëve, në shkelje të ligjit
Dervishi merret në ruajtje nga policia
makina se bashku me nje pasagjer, nje zyrtar tjeter i larte i Kryeministrise.
Zona u rrethua nga forca te shumta policore, reparti RENEA, si edhe forcat antieksploziv, te cilet bene te mundur te vinin nen kontroll situaten ne Kryeministri. Fillimisht u evakuua i gjithe personeli i Kryeministrise, ndersa eshte krijuar perimetri i sigurise per kalimtaret ne rruge. Ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" u bllokua levizja e automjeteve, ndersa sherbimet e perforcuara të policise morën masa qe askush prej kureshtareve apo kalimtare te rastit te mos ishin ne afersi te godines se Kryeministrise. Me pas ka nisur edhe operacioni i drejtuar nga ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe drejtuesit me te larte te policise shqiptare. Me ane te nje roboti forcat antieksploziv bene nje shperthim dy metra larg automjetit, i cili do te aktivizonte edhe c4 ne automjetin tip 'Peugeot" me targa te Tiranes 5066 N, nese ky eksploziv do te ishte aktiv. Pas shperthimit te kontrolluar te policise, i cili nuk aktivizoi c4, forcat xheniere ben te mundur edhe hejqjen e sasise se ekplozivit nga makina, si edhe çaktivizoi detonatorët.
Operacioni u drejtua nga ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit. Sipas burimeve te Ministrisë së Brendshme dyshohet per nje atentat te paster ndaj drejtuesit te automjetit, i cili eshte prefekti i Vlores. Kane nisur menjehere hetime, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila beri edhe këqyrjen e vendit te ngjarjes, si edhe mori te gjitha shenjat apo gjurmet e mundshme qe kishte automjeti perpara hyrjes se Kryeministrise. Sipas te njejtave burime automjeti, të cilit i eshte vendosur eksplozivi ka qene ne perdorim deri pak dite me pare nga Drejtori Antikorrupsion i Kryeministrise. Gjithsesi ne te dyja rastet eshte duke u hetuar per tentative vrasjeje per shkak te detyres. Policia te shoqeroje nje numker te madh personash ne polici, te cilet ne kohet e fundit kane patur perplasje me te dy zyrtaret e larte te shtetit shqiptar.
PD: Atentati i inskenuar
Partia Demokratike e konsideroi si një inskenim qesharak zbulimin e eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës. Sipas kësaj partie, burime të sigurta, bëjnë të ditur se Garda ishte në dijeni të eksplozivit, pasi makina e Dervishti qëllimisht u fut në parkingun e Kryeministrise, ku nuk lejohej.
Sipas saj, kjo eshte perpjekje per te larguar vemendjen e opinionit nga efekti qe kane krijuar lajmet per rritjen e taksave.
"Burimet tona sigurojnë se z. Dervishi është ftuar nga garda për të futur makinën aty ku nuk duhej dhe ka deklaruar vetë se ka parë diçka të dyshimtë. Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një inskenim teatral. Besniku i Edi Ramës do të ishte i vetmi që do të merrte përsipër një skenar që të kujton shakanë me plumbat e gomës që krisën xhamat e shtëpisë së z. Rama tek 21 dhjetori, akt me të cilin kërkon të blindohet si Lejfeni i tij.Ngjarja e sotme nuk është vetëm shumë zhurmë për asgjë, por edhe një tymnajë e radhës për të larguar vëmendjen e publikut nga projekti i Kryeministrit për rritur taksat e për të ushtruar trysni ndaj biznesit.Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë ta zbërthejë dhe ta zbardhë këtë skenar të denjë për filma policesk", tha deputeti demokrat Keltis Kruja.
Top channel
Add new comment