Nesër shembet "pallati i Bashës"

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të kryejë shpërthimin e “pallatit të Bashës” ditën e nesërme.
Deri tani është dëmtuar struktura e pallatit 8-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë Vlorë, për të cilin është marrë vendimi për shembjen e tij.
Ekspertët xhenierë, të ardhur nga Tirana, kanë hapur mbi 1500 vrima për vendosjen e lëndës shpërthyese për shembjen e godinës së kompleksit “Jon”.
Për shembjen e pallatit 8-katësh pritet të përdoret një sasi prej 300 kg tritoli.
SHEKULLI
Add new comment