Papa Francesku, njeriu i vitit 2013

Në vitin e tij të parë në krye të Vatikanit, Papa Françesku është zgjedhur si njeriu i vitit nga revista prestigjioze “Time”. Kreu i Kishës Katolike është vlerësuar nga kjomedia, për punën e tij në nxjerrjen e Papatit jashte mureve të pallatit, në rrugë te të varfrit. “Ai mori emrin e një shenjti të përulur dhe bëri thirrje për shërimin e kishës. Është Papa i parë joeuropian pas një mijë e 200 vjetësh dhe është zotuar për transformimin e Vatikanit”, shkruan revista e famshme. Ish-kardinali i kryeqytetit argjentinas Buenos Ajres, Horge Mario Bergolio u zgjodh Papë në mars të këtijviti, pak javë pasi kishte dhënë dorëheqjen paraardhësi i tij, Benedikti XVI, në një akt të paprecedentë në 600 vitet e fundit. Papa Françesku shihet si një lider më i moderuar, me qëndrime më elastike ndaj marrëdhënieve brenda të njëjtës gjini, si dhe me vendosmërinë për të denoncuar skandalet korruptive dhe ato të pedofilisë në Kishën Katolike. Pas Atit të Shenjtë, në renditjen e “Times” ishte edhe hakeri Eduard Snouden, aktivistja e të drejtave të homoseksualëve në SHBA, Edit Uindsor, si dhe Presidenti i Sirisë, Bashar al Asa.
Add new comment