Kodheli-Imami përplasen në Kuvend…përmendin edhe letrat higjenike dhe tanket e ’97-ës

Padia ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami është kthyer në një debat politik në Kuvend. Ministria aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministri I Mbrojtjes Arben Imami janë përplasur në sallën e Kuvendit duke akuzuar njëri-tjetrin. Akuzat e Imamit se dosja kundër tij është hartuar me urdhër të Ramës ka kaluar deri në akuza personale për Kodhelin duke I kujtuar asaj marrëdhënien e varësisë që ka me shefin e qeverisë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Kodheli më pas duke I kujtuar Imamit kryengritjen e tij me tanke në vitin 1997 dhe më më pas ‘gjunjëzimin’ para Berishës.
Të gjitha replikat Kodheli-Imami
Minmi Kodheli:
“Kallëzimi penal nis në çdo moment kur titullari ka bindjen se ka shkelje të ligjit, pavarësisht nëse ka përfunduar raporti i auditimit. Madje ky është detyrim për çdo titullar. Së dyti pas auditimit që KLSH-ja bën pavarësisht se KLSH ka bërë kontroll kjo nuk lejon që institucion të kontrollojë mbi një objekt dhe veprimtari dhe të dalë me konkluzione të ndryshme.Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksa paguesve, por pranoj që ajo që dënim ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrpsionit. Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij”, tha Kodheli. Më ka habitur niveli i ulët imberojtjes së tij. Duke dashur të mos merret me akuzën sepse s’ka cfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ jo si njeri i prezumuar i korruptuar por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për aryse personale.
Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij. Zotëria nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë me liderin e PS as ka qenë dhe as nuk do të jetë marrëdhënie pronar cirak siç e ka, jo vetëm ai por kreytari i PD me liderin real të të dyve. Edhe mua edhe Edi Ramën na urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithë së bashku, dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat e familjes sonë politike ku s’bën vaki që këto vlera të mira t’i shkelim apo më keq. Të jem e sinqertë. Nuk ka nevojë të jesh psikolog të shohësh frikën në cdo rresht të tij. Ai ka frikë cilido do të ishte shumë i frikur po të ishte në pozicionin e tij sepse ai e di se çfarë zullumi apo zullumesh mund të ketë bërë. E keni humbur shansin të merreni me politikë që nga dita që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën pastaj zbritët nga ai dhe u gjunjëzuar para tij”.
Arben Imami:
“Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme. Veproni gabim kur flisni për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur për 24 orë nga Posta Shqiptare për të mos u ballafaquar me vendin, mos kujto se e di ti dhe nuk e dimë ne, sesi ke ikur nga Banka Amerikane. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin janë marrëdhënie të njohura, të gjithë e dinë që ju bërtiste nga ËC: Mimi mbaroi letra higjenike”.
Mapo
Add new comment