Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, gjendet e vrarë në banesë një 28-vjeçare, s’dihen shkaqet
Një 28-vjeçare është gjetur e vrarë në Tiranë. E reja Xhoana Fjolla, është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Prush, komuna Vaqarr, rreth orës 18:00.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa në pyetje është marrë edhe bashkëshorti i viktimës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 28-vjeçarja është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë.
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.
Korçë, breshëri automatiku ndaj një lokali në Pojan, nuk ka të lënduar
Një 25-vjeçar që qëlluar me breshëri automatiku në një lokal ku ndodheshin shumë persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pojan të Korçës. Ilir Gega është autori i ngjarjes i identifikuar nga policia, i cili është shpallur në kërkim. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se shënjestra e sulmit ishte një person, me të cilin autori kishte konflikt.
Si pasojë e goditjeve janë shkaktuar dëme materiale në lokal dhe është dëmtuar edhe një makinë.
Vorpsi mbledh grupin e punës për përmirësimin e situatës në tregje.
Cilësia e administrimit të tregjeve dhe përmirësimi i punës së kontrolleve që ushtrohen nga institucionet shqiptare ka qenë tema në qendër të diskutimeve në mbledhjen e Grupit të Punës për Administrimin dhe Konformitetin e Tregjeve. Në takimin e zhvilluar sot në Prefekturën e Tiranës, theksi u vu në evidentimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve efikase.
Sekuestrohen 89 kg kokainë në Ekuador, destinacion Shqipëria.
Sekuestrohen 89 kg kokainë në Ekuador që kishte destinacion portin e Durrësit në Shqipëri. Lajm i është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e shtetit të Amerikës Latine, sipas së cilës, droga është gjetur gjatë operacionit të koduar “Arcano” në një kontenier që ishte i mbushur me ushqim për qentë dhe që kishte destinacionin Durrësin.
Operacioni është bërë ditën e sotme nga efektivët e sektorit kundër Narkotikëve në qytetin e Guayas.
Ekstradohet nga Italia Fran Ndreca I dënuar me 20 vite burg për vrasje.
Një 41-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje me paramendim në 1999, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Sipas ministrisë së Brendshme, ekstradimi i Fran Ndreca (Doda), 41 vjeç, nga fshati Konaj, Mirditë, është bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, nga Milano ku edhe është bërë i mundur arrestimi i tij. Në datë 19.12.1999,i ekstraduari Fran Ndreca (Doda) në afërsi të qendrës së Tiranës, në rrugën “Mine Peza”, përpara bar “FLORIAL”, në bashkëpunim me shtetasin Petrit Marku, për motive të dobëta, ka vrarë me amë zjarri shtetasin Manil L..
Shkodër, u përplas me një makinë ndërron jetë pas 5 ditësh i plagosuri.
Pas 5 ditësh nga aksidenti i ndodhur pranë qendrës së Shkodrës ku u përfshi sekretarja e prefekturës së Qarkut Shkodër Feleke Kasemi, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës 55- vjeçari Lulash Kola, i cili u përplas më automjetin e Kasemit.
Sipas bluzave të bardha, 55-vjeçari ka patur hemorragji të konsiderueshme dhe për pasojë e ka patur të pamundur të jetojë në pavijonin e reanimacionit në spitalin rajonal, ku qëndronte prej 5 ditësh.
Basha takon Danielsson, “Duam integrim,jo kthim në oaz droge”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson i cili ndodhet në Tiranë për të përgatitur raportin e vlerësimit të Komisionit për statusin e vendit kandidat për t’ia paraqitur Këshillit në muajin Qershor.
Pogradec, zhduket nga e hëna babai i tre vajzave, asnjë gjurmë.
Një 63 vjeçar, me profesion elektricist, është zhdukur në mënyrë misterioze në Pogradec. Bëhet fjalë për shtetasin Naum Gosho, 63 vjeç, babai i tre vajzave.
Sipas policisë Gusho ka dalë nga shtëpia në orën 10 të së hënës së 19 majit për të shkuar në punë pasi ishte elektricist në qytetin liqenor por nuk është kthyer më në banesë. Të njëjtat burime njoftojnë se 63 vjeçari nuk ka pasur konflikte me njeri, ndërsa edhe familjarët konfirmojnë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Reforma Territoriale,Çuçi: Kriteri për minoritetin,përjashtues.
Ministri Çuçi ka raportuar sërish sot në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Diskutimet në mbledhjen e sotme kanë qenë për bashkimin e zonave minoritare.
“Kriteri për minoritetin është përjashtues nga rregulli, megjithatë nuk e kënaq zonën funksionale.”tha Çuçi duke shtuar se “Është e vërtetë që duke mos qenë si zonat e tjera funksionale, ato do të kenë mangësitë e tyre, kjo është marrë parasysh në momentin që është vendosur si kriter.”
Studentët holandeze në Durrës Detyra kursi për turizmin shqiptar.
Pasqyrimi i turizmit shqiptar është qëllimi i vizitës së 180 studentëve të Universitetit të Turizmit në Holandë, të cilët kanë mbërritur në Durrës, ndërsa rezultatet e inspektimit ata do t’i dorëzojnë pranë pedagogëve të tyre.