Ekstradohet nga Italia Fran Ndreca I dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Një 41-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasje me paramendim në 1999, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Sipas ministrisë së Brendshme, ekstradimi i Fran Ndreca (Doda), 41 vjeç, nga fshati Konaj, Mirditë, është bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, nga Milano ku edhe është bërë i mundur arrestimi i tij. Në datë 19.12.1999,i ekstraduari Fran Ndreca (Doda) në afërsi të qendrës së Tiranës, në rrugën “Mine Peza”, përpara bar “FLORIAL”, në bashkëpunim me shtetasin Petrit Marku, për motive të dobëta, ka vrarë me amë zjarri shtetasin Manil L..
Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr. 6, datë 12.01.2005, e ka dënuar 41-vjeçarin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale“Vrasje me paramendim“, parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Add new comment