Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama në Twitter: Nesër në Hagë mbaj ligjëratë publike mbi Europën.

Postuar në 25 Maj, 2014 09:43

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij nesër në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Siç njofton vetë kryeministri në postimin e tij, axhenda e tij e takimeve nesër do të mbyllet me një ligjeratë publike mbi Europën në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën ne Hague Institute for Global Justice ora 16.00” shkruan Rama në Tëitter.

Kapet pronari i firmës së trailerave me 5 kg marijuanë dhe 1 automatik.

Postuar në 25 Maj, 2014 09:41

 Pas informacioneve në rrugë operartive, policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis sativa dhe një arme automatik, në një nga trailerat e firmës “Kapurani Trans” me qendër në Sukth.

Në pranga të policisë ka rënë deri në këto momente dy persona, mes të cilëve edhe pronari i firmës Foto Kapurani. Sipas policisë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe automatikut është bërë gjatë kontrollit në parkingun e “Kapurani Trans” në autostradë në zonën e Sukthit.

Tragjedia e Kurbinit, dyshohet se depresioni shtyu nënën drejt vrasjes.

Postuar në 25 Maj, 2014 06:36

Policia e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me krimin e dyfishtë, i cili ndodhi dy ditë më parë në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.
 
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur shumë dëshmi dhe prova, por ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e vërtetë të ngjarjes.
 
Pista kryesore e hetimit të policisë është ajo e depresionit që mund të ketë patur 40-vjeçarja Desara Keqi, duke iu referuar edhe dëshmive të dhëna nga të afërm dhe fqinjët e familjes Keqi.
 

Qosja: Rama ka kontribuar për Shqipërinë sa për 23 vjet bashkë.

Postuar në 25 Maj, 2014 06:32

Idetë për bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trevat dhe fushat janë shumë premtuese për integrimin e të gjithë shqiptarëve në tërësi”. Kështu është shprehur nga Gjirokastra akademiku, Rexhep Qosja.

I pyetur mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ai u shpreh se po shihen përpjekje për një evropianizim të përshpejtuar të Shqipërisë, me mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare.

Vizita e tij në Gjirokastër përkon me edicionin e pestë “Fest- Argjiro 2014”, një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës.

Durrës, arrestohen për pallatin pa leje, biznesmeni dhe shefi i INUK.

Postuar në 25 Maj, 2014 03:32

Biznesmeni i ndërtimit Enver Shaba si dhe shtetasi Fiqiri Dema kryeinspektor urbanistik në komunën Rrashbull, janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit, për akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Nga hetimi i prokurorisë së Durrësit, rezulton se biznesmeni Enver Shaba ka kryer një ndërtim të paligjshëm 7 kate + garazh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shumë pranë detit.

Korçë, gjenden pas 3 ditësh 2 vajza të mitura, në një shtëpi të braktisur.

Postuar në 25 Maj, 2014 03:30

Dy vajza të mitura janë gjetur sot nga policia e Korçës, të cilat rezultonin të humbura prej 3 ditësh. Mësohet se dy vajzat me iniciale G.Xh. 13 vjeç dhe G.B. 14 vjeç nga fshati Vranisht janë gjetur në një banesë të braktisur po në fshatin Vranisht.

Nga hetimet paraprake, nuk dihet ende se pse dy vajzat e mitura kanë qëndruar të strehuara në banesën e braktisur ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Spitali i Kukësit rrezikon të mbetet pa ujë në prag të verës.

Postuar në 25 Maj, 2014 03:27

Spitali Rajonal i Kukësit gjatë stinës së verës rrezikon të mbetet pa ujë. Drejtuesit e spitalit kanë bërë disa herë përpjekje me ndërmarrjen e ujësjellsit, kompaninë që ndërtoi ujësjellsin e ri  dhe bashkinë për zgjidhjen çështjes por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për furnizimin e rregullt me ujë.

Divjaka çel sezonin turistik, Braçe: Qeshim me ata që flasin për avionin.

Postuar në 24 Maj, 2014 15:50

Bashkia Divjakë çel zyrtarisht sezonin turistik bashkë me avionin i cili u rrëzua 3 javë më parë në zonën e plazhit. Avioni, i cili “trazoi” ujërat e politikës, por jo vetëm, vijon të mbetet në Divjakë, por kjo nuk e ka penguar Bashkinë e këtij qyteti, të çelë sezonin turistik për turistët, kureshtja e të cilëve do të jetë mesa duket më e shumtë me praninë e “Piperit” në plazh. Madje deputeti i zonës Erion Braçe, në ceremoninë zyrtare, ka pohuar se rrëzimi i tij nuk e ul imazhin e Divjakës. Për të gjithë ata që flasin për Divjakën duhet të qeshin. 

Vdes në spital i aksidentuari që iu vonua 30 min ndihma e parë.

Postuar në 24 Maj, 2014 15:47

Historia e dokumentuar në A1 REPORT e vonesës së ambulancës prej 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë një të aksidentuari, ka përfunduar tragjikisht. I moshuari, i cili u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë rrethrrotullimit të Doganës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 2 ditë më parë.

Google Map, fshati i Lazaratit i vetmi me ngjyrë jeshile mes shkëmbinjve

Postuar në 24 Maj, 2014 12:27

Një Lazarat i mbuluar nga “jeshillëku”. Është ky imazhi i fshatit që njihet për kultivimin e hashashit, që shfaqet nëse do të kërkojmë në hartën satelitore në Google Map.

Një zonë e gjelbëruar e shfaqur në mes të maleve shkëmborë. Ajo që bën përshtypje nga harta është fakti se vetëm fshati i Lazaratit është i mbuluar nga “gjelbërimi” ndërsa e gjithë zona përreth tij është mal shkëmbor me pemë të pakta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara